Nëse tërmetet apo intensitetin e reshjeve njerëzit nuk e kontrollojnë dot, së paku ata mund të përkujdesen për mjedisin duke mos u bërë vetë shkaktarë të rëndimit të gjendjes në situata të tilla. Sikurse mund të shihni edhe nga kjo video e publikuar nga kryebashkiaku Veliaj në Tëitter, qytetarë të papërgjegjshëm kanë bllokuar pusetat e shiut duke hedhur brenda zgarës goma makinash. Një veprim i tillë do të sillte jo vetëm përmbytjen e rrugës, por edhe të banesave përreth.
Në postimin e tij në këtë rrjet social kryebashkiaku i Tiranës shkruan: “Kollaj me mallkuar shtetin a zotin, apo me skërmitje hienash politike. Por, le të shohim ç’i bëjmë vetë qytetit e natyrës me ndotje, zaptime e plehra kudo apo si kjo video…gomë makine në zgarë shiu! Kombet e emancipuara reflektojnë! Ka ardhur koha të reflektojmë dhe ne”.
Mbetjen urbane apo inertet, prerja pa kriter e pyjeve, gërryerja e shtretërve të lumenjve, djegia e gomave, gërryerja e maleve, ndërtimet e pakontrolluara, etj, janë vetëm disa prej ndikimeve të ndodhura mbi mjedis. Shpesh njeriu nuk e kupton se ajo çfarë e rrethon ndikon drejtpërsëdrejti në cilësinë e jetës. Për rrjedhojë, ai tenton të bëhet indiferent ndaj çështjeve të mjedisit, deri në momentin që natyra reagon ashpër.

e.ll./dita
