Emri Zidane duket se do të qëndrojë gjatë në fushat e futbollit. Djali më i vogël i tij, Eliaz, tani është pjesë e familjes së Realit. Ai ka nisur të luajë me skuadrën e nëntëvjeçarëve, çka bën që të katër djemtë e ish-futbollistit legjendar – Enzo, Luca, Theo dhe Eliaz – të jenë tani lojtarë të akademisë së Realit. Sipas sitit zyrtar të klubit, Eliazi është lindur në Marsejë, më 26 dhjetor 2005. Në moshën 8 vjeç, është 1.35 metra i gjatë dhe peshon 27 kilogramë. Në profilin e tij shkruhet: “Është i fortë dhe i talentuar teknikisht. Gjuan me këmbën e majtë dhe ka vizion të mirë loje”. Pavarësisht të dhënave teknike, Eliazi ka zgjedhur mbrojtësin Rafael Varane si lojtarin e preferuar. Goli i paharruar për të është i ai finales së Kupës së Spanjës më 2010, me të cilin Reali mundi Barcelonën. Ndërkaq, vëllai më i madh, Enzo, luan me skuadrën U-18 të klubit dhe shpejt do të bëhet profesionist. Ai ka qenë në akademi që më 2004, para lindjes së Eliazit. Luca është një prej portierëve të skuadrës U-16 dhe heroi i tij është Iker Kasijas. Theo është në vitin e katërt te Reali. Luan si mesfushor sulmues dhe idhulli i tij është Kristiano Ronaldo.

Po per babain e tyre nuk u ka folur njeri dhe nuk kane pare filmime per te pasur ate si idhull, apo pune jevgjish, gjelle qensh.