Shaban Murati
Kriteri kombëtar është nga kriteret bazë të diplomacisë së një shteti në ndërtimin e marrëdhënieve me shtetet e tjera. Pjesë e çështjes sonë kombëtare dhe e kriterit kombëtar është dhe duhet të jetë Kosova, interesi jetik i së cilës është interes jetik i kombit shqiptar. Kjo do të thotë që Shqipëria ka detyrimin ta mbrojë Kosovën edhe përballë shteteve jomiqësore, por dhe përballë shteteve aleate. Ndaj kur kryeministri i Republikës Çeke, Andrej Babis, sipas Radio Pragës, pas takimit me presidentin e vendit, Milos Zeman, në 17 shtator njoftoi se dëgjoi argumentet e presidentit çek për çështjen e revokimit të njohjes së shtetit Kosovës dhe bëri të ditur se kjo çështje do të shtrohet në një nga takimet e rregullta të zyrtarëve më të lartë të shtetit, që mbahen për të koordinuar çështjet e politikës së jashtme, sensorët tanë shtetërorë duhet të ishin ngritur në këmbë. Kemi një shkallëzim të qëndrimit jo miqësor të udhëheqësve të Republikës Çeke ndaj Kosovës, qëndrim i cili shpërtheu në 11 shtator gjatë vizitës së presidentit çek në Beograd, ku ai deklaroi në konferencë shtypi se do t’u kërkojë autoriteve ekzekutive të vendit të vet tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Fakti që kryeministri çek, i cili në datën 12 shtator deklaroi se nuk sheh asnjë arsye të revokohet njohja e Kosovës, tani gjykon se duhet ta diskutojë në një mbledhje të zyrtarëve më të lartë të vendit të vet çështjen e revokimit të njohjes së shtetit të pavarur të Kosovës, duhet të shërbejë si një alarm i madh për qeverinë dhe shtetin e Shqipërisë. Kushdo e kupton se ka lindur një problem serioz diplomatik midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Çeke. Republika Çeke është anëtare e NATO-s dhe e BE. Është një shtet aleat i Shqipërisë në Aleancën Atlantike, ku anëtarësimi i detyron të dy shtetet, që të luftojnë për njeri tjetrin, nëse sulmohen nga një shtet i tretë. Tani udhëheqës të këtij shteti aleat dalin dhe sfidojnë në mënyrë direkte interesin jetik edhe të Shqipërisë, edhe të Kosovës, pra të kombit shqiptar, duke shtruar në tryezën çeke të koordinimit të politikës së jashtme çështjen e revokimit të njohjes së shtetit të pavarur të Kosovës.
Çfarë bie në sy në këtë kundërvënie absurde të presidentit çek apo të ministrit çek të mbrojtjes ndaj njohjes së Kosovës. Është një kundërshtim i hapur ndaj politikës atlantike të ndjekur ndaj Kosovës dhe një sfidë ndaj veprës historike humanitare të NATO-s për çlirimin dhe shpëtimin e Kosovës nga agresioni kriminal serb dhe nga gjenocidi serb në vitin 1999. Republika Çeke është vlerësuar për pjesëmarrjen e saj në aksionin e përbashkët të 19 shteteve demokratike të NATO-s në inkursionet ajrore kundër objekteve ushtarake serbe në vitin 1999. Kryeministri i Republikës Çeke, që dha votën për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në Serbi dhe që firmosi pjesëmarrjen e Republikës Çeke në aksionin e përbashkët të NATO-s, ishte pikërisht Milos Zeman, i cili tani si president i vendit bën deklarata adoleshente në Beograd se ai dashuron Serbinë, por nuk e do Kosovën, dhe do të kërkojë revokimin çek të njohjes.
Vënia në diskutim e njohjes së shtetit të pavarur të Kosovës nga presidenti apo nga forume zyrtare çeke, po ndodh në një kohë kur para katër javësh qeveritë e pesë shteteve kryesore të NATO-s, të SHBA, Gjermanisë,Francës, Britanisë së Madhe dhe të Italisë, në letrën e përbashkët drejtuar në 13 gusht qeverive të Serbisë dhe të Kosovës, vendosin si një kusht të rifillimit të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës ndërprerjen e fushatës ndërkombëtare të Serbisë për tërheqjen e njohjeve nga shtetet, që e kanë njohur Kosovën. Dhe kur Perëndimi zyrtar i vendos Serbisë këtë kusht, presidenti kontrovers i Republikës Çeke, Milos Zeman, shkon në Beograd dhe kërkon të kundërtën, duke inkurajuar Serbinë që të vazhdojë fushatën idiote juridiko-diplomatike të tërheqjes së njohjeve.
Kemi sinjalin e një situate alarmuese, kur një shtet anëtar i NATO-s si Republika Çeke i bashkohet interesave koloniale të Serbisë dhe jo qëndrimit strategjik të pesë shteteve kryesore më të fuqishme demokratike të NATO-s. Provokacioni antishqiptar dhe antiatlantik i presidentit çek bëhet në një moment delikat diplomatik, kur faktori perëndimor, SHBA dhe BE, kanë marrë një angazhim të ri për arritjen e marrëveshjes përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, të bazuar në njohjen reciproke midis tyre. Dalja e presidentit çek me kërkesën për revokim të njohjes së Kosovës dhe për shtrimine kësaj çështjeje në forumet më të larta të pushtetit në Pragë, janë jo vetëm ecje kundër rrymës atlantike dhe europiane, por edhe kalim në anën tjetër të barrikadës diplomatike e gjeopolitike me Rusinë.
Përballë këtyre zhvillimeve të reja negative për Kosovën, për Shqipërinë dhe për kombin shqiptar, është e papranueshme heshtja dhe mosreagimi i Tiranës zyrtare. Shqipëria ka detyrën kushtetuese dhe kombëtare ta mbrojë Kosovën në arenën ndërkombëtare çdo ditë. Duhet mbrojtur nga Serbia dhe nga Rusia, por duhet mbrojtur edhe nga filorusët dhe filoserbët, që gjëllojnë në udhëheqjet e disa vendeve ish-komuniste dhe që përpiqen të sabotojnë shtetësinë e Kosovës dhe përpjekjet e Perëndimit dhe të NATO-s për zgjerimin e njohjeve të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare si OKB.
Shqipëria duhet të ndërmerrte përçapje intensive diplomatike pranë shtetit çek aleat në NATO, duke i bërë të qartë se qëndrime të tilla antishqiptare cenojnë rëndë marrëdhëniet midis dy shteteve tona si dhe kohezionin atlantik. Unë nuk mund të kuptoj se si mund të ulesh dhe të flasësh në NATO për bashkëpunimin ushtarak me ministrin çek të mbrojtjes, që është bashkuar me presidentin kundër njohjes së Kosovës, dhe të mos e paralajmërosh se nuk mund të ketë bashkëpunim aleatësh, kur goditet shtylla kurrizore e çështjes kombëtare shqiptare. Shqipëria duhet të ndërmarrë përçapjet e saj diplomatike pranë pesë shteteve të mëdha perëndimore për të aktivizuar veprimin e tyre diplomatik në drejtim të Pragës, sepse qëndrimet e presidentit çek i kundërvihen qëndrimeve të pesë shteteve kryesore të NATO-s për shtetin e pavarur të Kosovës.
Shqipëria duhet ta ngrejë fuqishëm zërin e saj kundër fushatës së Serbisë dhe të Rusisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës. Është e papranueshme që Shqipëria nuk është ngritur asnjëherë me deklarata zyrtare qysh kur Serbia nisi fushatën e saj ndërkombëtare për revokimin e njohjeve të Kosovës. A nuk mund të konsiderohet e turpshme që ndaj disa mikroshteteve në Afrikë apo në Paqësor, që kanë ndërmarrë aktin absurd të tërheqjes së njohjes së Kosovës, ka protestuar Franca dhe Britania e Madhe, kurse Shqipëria nuk ka thënë gjysmë fjale? Qeveria e Shqipërisë jo vetëm, nuk lëvizi vetë, por as nuk shprehu mirënjohje dhe vlerësim ndaj Francës dhe Britanisë së Madhe, që dërguan nota proteste në adresë të atyre shteteve, që tërhoqën njohjet e Kosovës. Lidhur me këtë në librin tim “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës” kam shkruar: “Nuk kemi dëgjuar deri tani ta shprehin këtë vlerësim zyrtarisht, por është ende koha për ta bërë këtë. Shqipëria duhet ta kishte ndjekur menjëherë shembullin francez dhe do të duhej të kishte afishuar të njëjtin qëndrim lidhur me diversionin diplomatik rus dhe serb për të nxitur disa shtete që të tërheqin njohjen e Kosovës”. (Tiranë 2018, fq.298).
A e dini se Shqipëria nuk ka bërë një protestë në Beograd dhe as e ka denoncuar publikisht fushatën e Serbisë për revokimin e njohjeve të Kosovës? Kaq mjerane është treguar Shqipëria, sa që edhe kur kryeministrja serbe demonstroi një pacipëri diplomatike duke i kërkuar me letër Shqipërisë tërheqjen e njohjes së Kosovës, Tirana zyrtare gëlltiti gjuhën e vet brenda.
Deri tani tërheqjet e njohjeve të Kosovës kanë qenë nga disa shtete periferike të gjeografisë botërore nën presionin rus dhe serb. Por tani po del një shtet anëtari NATO-s, ku është anëtare edhe Shqipëria, që planifikon të diskutojë revokimin e njohjes së Kosovës.
Duket se qarqet zyrtare shqiptare ende nuk kanë mësuar se çështja kombëtare është pjesë e funksionit, e misionit dhe e strategjisë së diplomacisë dhe të shtetit. Kosova dhe mbrojtja e interesave të saj si shtet i pavarur, përballë shteteve jomiqësore apo shteteve aleate, është detyrë primare e diplomacisë, e qeverisë dhe e shtetit shqiptar. Ndaj nuk mund të mos lindë shqetësimi rrëqethës: A do të zgjohet Tirana të mbrojë Kosovën?
*****
Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

E mor shaban mor shaban,nuk e terheq mos ki frike,nuk jan debile ata si keta tanet,pergjigjia qe i ka dhene zoteria presidentit eshte pjese e protokollit,ai eshte shume me poshte se ky palo presidenti jone mender te themi
Nje i rrjedhur ish-komunist dhe sigurisht sllavo-fil sin Presidenti i Cekise qe ka ne dore celsat e kashtes ben nje deklarate, dhe te nesermen Min. i Jashtem i Cekise i thote JO Presidentit te tij dhe se nuk ka ndryshim ne njohjen e Kosoves. Atehere per cfare duhen protestat e deklaratat e kota? Pastaj z. Murati, Kosova eshte shtet i pavarur dhe Haradinaj (ose KM i Kosoves) ja beri te qarte Rames qe mos nderhyje ne punet e Kosoves. Shqiperia e ndihmon Kosoven por Shqiperia nuk mund te ndaloje Serbine te paguaje para udheheqesve afrikane te korruptuar per te terhequr njohjet. Kosova duhet te beje te njeten gje. Te paguaje para qe te njihet perseri. Dhe loja do te vazhdoje pa fund. E kush pjerdh pse Burkinafaso apo nje shtet tjeter i panjohur (mikroshtete sic thoni ju) nuk e njohin me Kosoven? E rendesishme eshte qe shtete te njohura nuk e kane braktisur. Sa per Presidentin e Cekise kundra-deklaraten duhet ta kish bere Presidenti i Kosoves Thaci dhe Shqiperise Meta dhe jo KM Rama. Sepse ka nivele dhe protokolle qe ju i dini shume mire.
Shabano o Shabano, ka plot halle te tjera shqiperia dhe nuk e ka luksin apo organizimin per te tilla gjera, pasi me kryesorja eshte qe ketu nuk ke politikane per ide te tilla, shtoj dhe politikanet kosovare qe shumica duheshin dorehequr, pasi u be kohe qe eshte stopuar njohja nga shtete te tjera. Prandaj here tjeter mos shkruaj me kaq ” patriotizem ” , permbaju gjendjes emocionale
Lutemi, ne respekt te mendimit tend, na respektoni edhe ne: mos e perdor me pseudonimin “Shqiptari”, por “Serbi”!
respekte z.Murati
nevoja per njerez me vizjon si i juaji eshte mangesi e ketij shtetit tone, por nje lobim nepermjet jush do ishte nder per kosoven dhe me gjere
artikull teper i sakte
Po ju kujtoj o SH.M. se ka tjere shtete qe nuk njohin Kosoven, nder to dhe Spanja, anetare e NATO-s. Dhe Spanja eshte shtet me i madh dhe me peshe se Rep. Ceke. Pra, pse nuk i referohesh Spanjes, por Cekise? Apo se presidentin Zeman nuk eshte i pelqyeri i Brukselit? Ate pyetjen e fundit – A do zgjohet Tirana te mbroje Kosoven e ke sa per sport! Tirana zyrtare qe pret pas deres Brukselit per hapje negociatash, realisht ka shume veshtire te mbroje vehten perballe barres se kushteve qe i jane vene para..
Sepse, or cope mishi ramist, Cekia eshte shtet qe e ka njohur Kosoven, dhe ka marre pjese ne bombardimet.
Kjo tregon qe loja diplomatke nuk luhet. Loje qe Shqiperia duhet ta kishte luajtur dhe me Spanjen, qe ty te duket se e ke faktor pozitiv per diplomacine e Ramutit, “meqe nuk e njohen qe ne fillim”.
Perse jane serbet qe kthyen permbys qendrimin e Cekise dhe nuk eshte Shqiperia te ktheje permbys qendrimin e Spanjes?
Loja me Kosoven po con rrezikshmerisht ne humbjen graduale te njohjes nga te gjitha vendet, pervec Merkel, ne dashte zoti..
Cfare ben Shqiperia e Ramutit? Ben Shengen me Serbine.
Me plere antishqiptare nuk mund te gjesh.
Ham-ham e tua mor-moj mirel-mirela tregon se plehrat me te medhenj jane ato qe shtiren patriote.
E futur dronin sot?
Te gjitha mos njohjet e Kosoves ksne ardhur se ata nuk kuptuan heret gjenialitetin e madh te nje cunaku kosovar qe quhet Gent Cakaj per ta emeruar minister te Jashtem,por madheshtine e tij e kuptoi vetem gjeniu i politikes boterore dhe “udheheqesi shpirteror i korrupsionit” Ramuti!
Mesoni ngs Rama,mbushni qeverine me bukuroshe,qe nderrojne garderoben cdo dite nga markat me te shtrenjta te botes,qe udhetojne me sherbime te vyera per atdheun e dashur ( a e dine se kush eshte atdheu?) tere vitin sa duket qe zyrat i kane neper hotelet luksoze!
Dhe kur vije ketu,pervec terheqjes se menjehershme te dietave disa mijra euro,nuk i sjellin gje tjeter ketij vendi!
Zjen Rinasi nga udhetimet e zyrtareve te shumte,qe medoemos mund t’,i dhowerojne edhe lukunia e dashnoreve qe i mbajne si sekretare etj!
Eh sa vuajne zyrtaret e shkrete!
Jo po do bejne si diktatori i urryer ,qe doli jashte vendit vetem 4 here gjate jetes!
Shikoni Ramen,qe i bie botes rreth e qark vetem per te dale ne foto me ndonje lider,kamatier,polic,sportist apo per te shitur ndonje xhgarravine,se ne kthim,pervec pordheve te medha asgje nuk i sjell vendit!
Gjithcka e ben VETEM E VETEM per te bojatisur imazhin e tij mashtrues gjoja te nje lideri boteror!
As armiku mos e paste kryeminister kete monster!
Është turp për shtetin shqiptar që bën pak ose aspak për territorin e vet, Kosovën. Megjithëkëtë, kët mendim nuk e kam edhe për bashkëkombësit tanë në Shqipëri. Kam bindje sdxshumica absolute e shqiptarëve të Shqipërisë e dëëuan Kosovën po aq sa Shqipërinë.Njësoj ësht edhe me shqiptarët e Kosovës, të cilët e duan dhe konsiderojnë Shqipërinë si atdhe të tyre po aq sa Kosovën. Unë tmerrshëm kur dëgjoj shumëkë që thotë se kemi “dy shtete shqiptare”. Jo, në nuk kemi asnjë shtet shqiptar, po kemi liderë antishqiptare në Kosovë e Shqipëri, të cilat punojnë kundër interesave të këtyre “dy shteteve shqiptare”. Se ku është Kosova sot, fajin e ka lidershipi antishqiptar i Kosovës në radhë të parë, e pastaj edhe lidershipin Shqipërisë në radhë të dytë. Gabimi trashanik që ka bërë Kosova ka qenë viti 2009, kur ka pranuar të hyjë në bisedime “teknike” me Serbinë, ndonëse ka pasur mundësi ligjore që t’i vë kusht Serbisë së pa e njohur atë nuk do të ketë bisedime. Këtë nuk e bënë liderët antikombëtarë të Kosovës. Hyrja në bisedime në Serbinë ishte vetëpranim i Kosovës se shpallja e pavarësisë gjoja na paska qenë joligjore. Hyrja në bisedime e degradoi opozitën e Kosovës, termin “republikë” e zëvendësoi me fusnotë, dhe si rrjedhojë vuri bllokadë në njohje të reja, dhe njëokësisht u hapi rrugë çnjohjeve. Ajo që është më së e sigurtë është – Kosovës do t’i merret pavarësia! Dhe, kjo falë politikës tradhtarë të vetë shqiptarëve!
me 11 Shtator i kane ndodhur njerzimt ngjarje shume te medha …prandaj nuk eshte rastesi qe nje komunist bolshevik pijanec del ne radhe te pare kunder kombit e politikes amerikane e pastaj asaj shqiptare.
Kot nuk thone qe numrat nuk genjejne !
Rep Ceke, ka qene dhe eshte shteti me i fuqishem ne Rajon per prodhimin e Armeve dhe Municioneve….
Te tjerat i kuptoni vete !
saravangllavinglla
Per ke Shqiperi flet o Shabano, kete Shqiperi qe kemi Ramuto po e shet si pkacke te Serbia e Greqia.
Ate qe duhet te kemi, Kosoven, e kane shitur me kohe.
U beme Shengeni Serb, e more vesh. Republike serbo sllave ne Ballkanin perendimor.
Mareveshja e New Yorkut eshte rrugetimi drejt Yugosllavise se madhe, teori qe kishte fjetur per 2 a tre vjet. Dhe maqedonet dikur deklaruan se Ramuti do ju jepte akses ne portin e Durresit te transportonin mallrat e Maqedonise pa taksa…Dhe ja ku e nxori kojen..Kete here thote Shengen dhe nuk e ze ne goje fare qe Serbia ka detyrim njohjen e Kosoves.
Te presesh nga tradhetaret eshte njelloj si te jesh pjese e tradhetise. Dhe ne jemi tradhetare te ndyre si popull. Permdryshe nuk mund te lejonim gjithe keto poshtersi ne demin e interesit tone kombetar.
Vemje historike jemi
Keni bere komente idiote ju para meje. Kjo vjen nga mendimi se keni mendje me brilante se sa Murati. E verteta eshte qe Murati ka te drejte, ndersa mendjet qe kane pesuar mutacion gjate ketyre 30 vjeteve ( ketu fus edhe klasen politike mediokre shqiptare) te vetmin ngushellim qe mund te bejne eshte qe t’ja bejne qejfin vetes se jane me te zgjuar se sa Murati.
Te lumte Zoti Shaban qe u ven ne dukje Istitucioneve te shtetit tone qe te reagojne shume me teper e te mbrojne interesat kombetare
A thua ka kellqe Shqiperia te hape konflikte me këdo?!
Duhet injoruar por jo harruar.
Na ka genjyer mendja se te gjithe i kane syte tek Shqiperia por keto 30 vjet deshmuan se eshte vend teresisht i parendesishem per europianet. As e rruan njeri per ne e sidomos tani qe nuk kemi dhembe ne goje.
Para pak ditesh ish-kryeministri i Kosoves, Haradinaj, u shpreh se “ka disa qe shkojne ne Tirane per te marr mend, ne nje kohe qe Tirana mezi eshte duke i kryer punet e veta”! Kjo deklarate eshte shume domethenese dhe pason nje politike te tejkohshme te udhehequr me pare nga Ibrahim Rugova. Qe kur ai ishte gjasme president i Kosoves, kur ajo ishte e pushtuar nga çizmja serbe, Rugova bente gjithmone kujdes qe ta mbante Tiranen sa me larg Prishtines. Ai nder te tjera eshte i njohur edhe per shprehjen:” Prishtina e barazlarguar nga Tirana dhe Beogradi”. Madje kjo politike e “pavaresise” se Kosoves nga Shqiperia, ne nje kohe qe ajo ishte e pushtuar nga Serbia, ishte edhe nje nga shkaqet kryesore te prishjes dhe idhnimit ndermjet Berishes dhe Rugoves. “Shalli” perpiqej te hiqej si i barabarte me Berishen: president ti, president une, – dukej se thoshte ai me sjelljen dhe qendrimin e tij. Shume here udheheqesit e Prishtines i kane terhequr veshin Shqiperise qe ajo te mos nderhyje ne punet e saj. Prandaj kete qortimin e Shaban Muratit une e quaj te tepruar. Kosova eshte rritur. Ajo tani eshte e pavarur dhe ka institucionet e veta. Madje ne disa drejtime si shtetformim dhe respektim te demokracise ajo po ia kalon Shqiperise. Pa dyshim qe Prishtina dhe Tirana duhet te koordinohen ndermjet tyre, por qeveria e Tiranes nuk ka pse te hidhet perpjete, pa ia kerkuar kush. Dhe derisa Haradinaj, Isa Mustafa dhe intelektuale te njohur kosovare mbajne nje qendrim qesendises ndaj Shqiperise, si e pazonja te kryeje punet e veta, atehere nuk ka shume per te bere.
Sot si ne Kosove, edhe ne Shqiperi, ka rryma qe jane hapur kunder bashkimit kombetar. Nje person i njohur ne Kosove para 2-3 javesh deklaroi hapur se ai nuk e do Shqiperine, por kombetaren e futbollit te Kosoves dhe flamurin e saj me mballoma! Dhe askush nuk pipetiu. As ne Kosove dhe as ne Shqiperi. Ndryshe ngjau kur presidenti i Cekise deklaroi se ai nuk do Kosoven, por Serbine. Te gjithe patriotet e kafeneve dhe internetit u hodhen perpjete. Ne fakt deklarata e presidentit çek eshte pothuajse e kuptueshme. Serbia dhe Cekia jane dy vende sllave, te krishtera, qe kane alergji ndaj myslimaneve. Por ka edhe intelektuale te njohur, sidomos ne Kosove, qe jane edukuar ne kohen e Titos me parullen e bashkim – vellazerimit qe e thojne hapur se Kosova nuk mund te jete kurre pjese e Shqiperise, veçse ne kuader te nje federate apo konfederate! Apo se do te jete me mire qe te kemi dy ulese ne OKB sesa nje! Kosovaret sot jane krenare per shtetin e tyre, per skuadren e tyre te futbollit, per yjet e tyre te muzikes, te njohur ne mbare boten si Rita Ora e kompani. Prandaj Tirana ben mire qe mban vendin e vet. Kosova eshte aq e pjekur sa te mbroje interesat e saj. Dhe Haradinaj ka te drejte. Klasa politike shqiptare ne Tirane le te rregulloje nje here punet e veta, se kane 30 vjet qe veçse e kane shkaterruar,grabitur, vjedhur dhe vrare vendin “ame”, para se te perpiqet t’i jape mend Prishtines apo Tetoves. Prandaj Shaban Murati e ka gabim.
Ca tarallaku..
Kujtese: Kosoven nuk e kane njohur akoma Vatikani, Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia, etj.
Shikon se kush jane antishqiptaret ndyresirat edhe kur shkruajne dje bashkepunuan me italianin pastaj me gjermanin sot bashkepunojne me grekun dhe serbin prandaj shkruajne kunder Shaban Muratit