Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas mbledhjes së sotme në një tryezë thirrur nga OSBE për Reformën Zgjedhore, ku është e pranishme në nivel teknicienësh edhe opozita e bashkuar.
SHBA “përshëndet kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha që thirri një takim të opozitës dje. Përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë mbi një çështje thelbësore për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë”.
“Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e partive opozitare për të dërguar përfaqësues në konferencën për reformën zgjedhore bashkërenduar nga parlamenti dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Ne përshëndesim Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha që thirri një takim të opozitës dje. Përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë mbi një çështje thelbësore për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara mbështesin miratimin e reformave të nxitura nga ekspertët zgjedhorë të OSBE/ODIHR në mënyrë që Shqipëria të mund të zhvillojë zgjedhje që janë të lira nga shtrëngimi, trysnia politike, dhe blerja e votes. Populli shqiptar nuk meriton asgjë më pak se sa kjo”, shkruan Ambasada.
o.j/dita

Si gjithe mone SHBA OSBE ODIR.i perkrahin keto reforma.por ato qe kane qene dhe jane anti Shiprate opozita nuk eshte dakort gje te cilen e vertetoj edhe sot qe doli nga mbledhja.
Ka nga 1991 qe Perendimi (USA+Europe) mbeshtet Reformat ne pergjithesi dhe Reformen Zgjedhore ne vecanti. Rezultati – Shqiperia ka 30 vjet ne tranzicion aq sa asnje vend tjeter ish-komunist. Dhe vazhdojne Reformat pa fund te mbeshtetura fuqishem nga USA-BE duke mbetur pafundesisht ne tranzicion.