Dy shpërthime tritoli në Dibër dhe Elbasan

anazapta

Dy shpërthime tritoli janë regjistruar gjatë natës së kaluar në Dibër dhe Elbasan.

Në Dibër i është vënë tritoli makinës së një banori të fshatit Kishtavec. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, në oborrin e shtëpisë së pronarit të mjetit dhe përveç shkatërrimit të plotë të mjetit nuk ka pasur dëme të tjera. Autorët mbeten të paidentifikuar.

Ndërsa në Elbasan i është vënë tritoli një dyqani hidrosanitaresh në një nga lagjet e qytetit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 pas mesnate, në një dyqan të ri hidrosanitaresh në lagjen “28 Nëntori”, në vendin e quajtur “Ura e Zaranikës”.

Shpërthimi ka shkaktuar shumë dëme materiale, ndërsa banorët e zonës janë mbërthyer nga paniku. Sipas policisë, dyqani i përkiste biznesmenit Ilir Dushku, i cili ia kishte lëshuar me qira një personi tjetër.  Dyshohet që shkak i ngjarjes të jetë konkurrenca. Ndërkohë, autorët nuk janë identifikuar ende.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *