Pas deklaratës së udhëheqëses së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi të martën se institucioni që ajo drejton do të fillojë procedurat për shkarkimin e presidentit amerikan Donald Trump, dhe deklarimit pro kësaj nisme të 173 ligjvënësve, administrata e presidentit ka zbardhur një përmbledhje të bisedës së presidentit Trump me homologun e tij ukrainas.
Në përmbledhje shkruhet se gjatë një bisede telefonike në muajin korrik, presidenti Trump i ka kërkuar presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky që të hetojë nëse ish zëvendës presidenti amerikan, Joe Biden ka mbyllur hetimet për një kompani në të cilën punonte i biri, Hunter.
Presidenti Trump e ka pranuar të ketë folur me homologun e tij ukrainas rreth djalit të rivalit të tij politik, Joe Biden, por ka mohuar të ketë kërkuar një hetim mbi korrupsionin e tij në këmbim të ndonjë ndihme ushtarake.
Sipas përmbledhjes të bërë publike nga departamenti i drejtësisë, gjatë bisedës presidenti Trump ka thënë se “ka shumë gjëra për të folur për djalin e Bidenit, se Biden ka ndalur hetimet dhe shumë njerëz duan të dinë për këtë gjë, prandaj çfarëdo që mund të bësh me Prokurorin e Përgjithshëm do të ishte fantastike”.
Në përmbledhje, në të tjera, presidenti Trump raportohet të ketë thënë: “Biden ka thënë me mburrje se ka ndalur gjykimin andaj nëse mund të kërkoni rreth kësaj çështjeje… Mua më duket e tmerrshme”.
Kjo bisedë është realizuar pasi Trump ka urdhëruar qeverinë amerikane që të pezullojë ndihmën me një vlerë 391 milionë dollarë për Ukrainën.
Ndërkohë presidenti Trump pritet të takohet me homologun e tij ukrainas në kuadër të aktiviteteve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.
Hetimet e Dhomës së Përfaqësuesve, që kontrollohet nga demokratët, mund të rezultojnë me gjykim në Senatin me shumicë republikane nëse presidenti Trump duhet të largohet nga zyra e presidentit.
Sipas Kushtetutës amerikane, Dhoma e Përfaqësuesve ka fuqi për të shkarkuar presidentin për “shkelje të rënda dhe keqbërje”.
Ndonëse tre presidentë amerikanë janë hetuar, asnjë president nuk është shkarkuar përmes këtij procesi, raporton Dita duke iu referuar mediave nderkombetare.
e.ll./dita

“Pas deklaratës së udhëheqëses ”
o debilat e mutit nuk është UDHËHEQËSE,por vetëm Presidente (Speaker) e kongresit amerikan!!
thjeshtë “kryetarja e parlamentit”!!