Gjyqtarja e Krimeve të Rënda drejt shkarkimit, riçelja e hetimit nuk ia ndryshon pozitën

Leda Hysa

Gjyqtarja e Apelit për Krimet e Rënda nuk paraqitet në seancën e Vettingut, ndërsa nga hetimi i dytë i KPK-s i zhvilluar këtë të mërkurë për Dhurata Haverin nxjerr probleme me pasurinë.

Gjyqtarja e Apelit të Krimeve të Rënda,  u hetua vetëm në kriterin e pasurisë, në të cilin KPK pretendoi gjatë seancës së parë dëgjimore në 24 korrik se kishte gjetur një sërë problemesh.

Sipas raportit të komisionit, Haveri prej 1991-2014 ka një bilanc negativ të pajustifikuar në vlerën e 8.8 milion lekë. Ndërsa po ashtu një hua e marrë prej saj tek një i afërm në Shkodër në vlerën e 5 milion lekëve nuk u provua me dokumente.  Relatorja Zhegu shpjegoi në fillim të seancës se trupi gjykues kishte vendosur të riçelte hetimet me qëllim marrjen e informacioneve të reja nga disa institucione shtetërore.

KPK në hetimin e kryer për Haverin zbuloi se të ardhurat e deklaruara nga bashkëshorti i saj noter, nuk korrespondonin me dokumentacionet e marra në institucionet tatimore të vendit.

Zhegu identifikoi edhe një gjetje të re lidhur me mospasqyrimin e shpenzimeve për studimet e vajzës në një universitet privat  në vlerën 9750 euro. Relatorja shtoi se ky shpenzim është përfshirë në analizën financiare dhe se gjyqtares Haveri i është kaluar barra e provës. Mbrojtësja ligjore e gjyqtares Haveri pohoi se kjo shumë është pasqyruar në zërin shpenzimeve, pavarësisht titullimit.

Më 27 shtator ora 9:30 KPK do të shpallë vendimin nëse do të shkarkojë apo lejoj Haverin të vazhdoj karrierën në sistemin e drejtësisë.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Mosparaqitja në seancën e vettingut është në një farë mënyre pranim i heshtur i largimit nga sistemi i (pa) drejtësisë. Kush mendon se e ka të pastër dokumentacionin përkatës të të ardhurave, ai nuk ka pse t’i druhet përballjes me trupën e kontrollit. Përkundrazi. Nëse në këtë rast dikujt do t’i rrezikohej karriera profesionale, atëhere duhet të jetë vetë ai i pari që të kërkojë ballafaqim me të për ta çliruar vetveten nga dyshimi për marrje rryshfetesh dhe jo vetëm. Kur flasim për luftë kundër korrupsionit nuk kemi parasysh luftën kundër “vjedhësve” fukarenj të energjisë elektrike, por marrjen e masave parandaluese për mbrojtjen sa më efikase të sistemit nga grykësit hypur atje majë plepit. Imagjinoni se sa e turpshme do të ishte për drejtësinë nëse këta grykës hedhin krahëve bile velladonin e zi të teta Justicës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *