Karrikja e mesit, kush duhet të ulet aty

anazapta

Karrikja që na pëlqen ta mendojmë bosh

Asnjëherë nuk ka qenë më domethënëse një karrike bosh si kjo. Ama, ka një detaj të vogël, karrikja bosh ishte e drejtorit të festivalit, Ilir Butka, dhe, besoj është shkrepur në momentin kur ai po fliste dhe nuk gjendej ulur në karrike. Përveç Butkës, dy liderët shihet që kanë vënë mes tyre edhe 2 mburoja delikate (nëse first-lejdët mund të jenë ndonjëherë delikate). Shqiptarët kanë një zakon që shumë të huaj mezi ua kuptojnë, kanë qejf të rrinë “njit-e-njit”. Hapësira personale për ne nuk para njihet: sa më i panjohur tjetri, aq më shumë hapësirë duhet lënë mes teje e atij, përveç kur je në autobusin e Laprakës në orën e pikut. Kinemaja, është një eksperiencë kolektive, ku njerëzit rrinë gjithmonë ngjitur. Ata të dy, nuk mundet e nuk duhet të rrinë ngjitur.

Liderë të ndarë

Do të ishte absurde e kundërta, që ata të rrinin bashkë. Nga pikëpamja njerëzore, ata janë dy njerëz që çfarë nuk kanë thënë për njëri-tjetrin. Vrasës e hajdut, janë vetëm 2 prej gjërave që kanë shprehur publikisht (veç po na kanë gënjyer). As unë nuk do e shijoja dot një film ngjitur me një vrasës a me një hajdut. Mua më pëlqen shumë fakti (a legjenda) që Albin Kurti nuk ua jep dorën kundërshtarëve politikë në Parlamentin e Kosovës. Nuk ka pse. Ai i përçmon ata politikisht e njerëzisht. Duhet një hipokrizi e fortë politike të bësh sikur e respekton hajdutin/vrasësin përballë. Për ters, duhet bërë ca teatër para Brukselit. Por, sa ç’jam dakort që liderët të manifestojnë atë që i ndan në publik (karrikja bosh),aq kam frikë se ajo karrike nuk mbetet kurrë bosh. Dhe nuk e kam fjalën për Butkën.

Karrikja e mesit

Atë karrike, e kanë mbushur shpesh më parë, sekserët. Për fatin tonë të keq, hajdutë e vrasës, janë ri-bashkuar e ri-dashuruar shpesh me njëri-tjetrin. Dhe gjithmonë në mes ka qenë një sekser, njeriu që i rilidh, ai që përfiton, biznesmeni, politikani a mafiozi që bëhet garant për “dashurinë” e re në kurriz të atyre që besuan te ta. Karrike të tilla, nuk rrinë kurrë bosh. Ata (të padukshmit) në mes, kanë tendencën të diktojnë në këtë vend më shumë se këta të dy që shohin në drejtime të kundërta.

Share This Article
7 Comments
  • Mos eshte karrigja e vellait te Prof. Dr. Filozof. Lefter Kokes, Porf. Dr. Shkencetar Nar Kokes, se ai luan rolin e postjerit mes liderve dhe merr “dieta” ne vlkere e ne netyre, si toka, tender, licensa, koncensione dhe te drejta per emerime drejtoresh, deputetesh e ministrash

    • Kjo foto eshte nje turp —sepse tregon qe difektin tone qe kemi si popull, lideret tane ne vend ta korigjone ……. e kane ngritur ne institucion

      Nga ana tjeter kjo foto tregon se keta nuk e kane haberin fare se c’eshte politka ne kohet e sotme

      Sot edhe me armikun kur je ne paqe flet e pershendetesh me perzemersi…..
      pastaj kur vete ne lufte mundohesh ta vrasesh

      Perse keta te dy merren me politike kur nuk dijne as regullat me elementare te politikes se sotme ?

      Ti flasesh tjetrit dhe te pershendetesh me te nuk do te thote se e ke mik, por do te thote se je njeri me Etike ne te sjellur

  • Eshte karrigia e ketij qe shkruan kete ne dt 16 Qershor 2012:

    Po flas, se po plas… (titulli i shoqeruar me fotografi te tunelit te Krrabes)
    16 June 2013 at 18:18

    Qendrimi ndaj rrugeve eshte qendrimi ndaj vendit, te shkuares, se tashmes dhe te ardhmes se tij. Nuk ekzagjeroj nese them se e kam konsideruar dhe e konsideroj personalisht qendrimin negativ ndaj ndertimit te rrugeve si qendrimin me rradikal antikombetar, pjelle e mendjeve pa vizion per te ardhmen, pa rrespekt per punen, dhe pa dashuri per territorin Shqiptar.

    Dua t’i kujtoj kujdo qe ka ideuar kete politike, se nuk ka tradheti me te madhe se sa abandonimi i atij territori per te cilin eshte derdhur shume gjak. Per kedo qe guxon te me kujtoje koston e larte te investimit te rrugeve, i pergjigjem qe per ato territore dikush qe emrin mund tja kemi harruar ka investuar gjakun…MOS E HARRONI!

    Problemi eshte a duam dhe a dime ne te jemi ne mirenjohes, a do ta meritojme ne kete territor?

    Ka shume forma per te cvleresuar nje territor. Te mos luftosh per ta patur, te mos vleresosh kur ta kesh, ta abandonosh dhe ta harrosh duke mos e vizituar kurre, te mos investosh ne te duke menduar se ka gjera me prioritare dhe keshtu do te ndodhte me gjerat qe nuk i duam, keshtu do te ndodhte po te me mos ekzistonte dashuria.

    Politika e mos berjes aksesibel te ketij territori nga qytetaret e ketij vendi, te kujton politiken sabotuese qe regjimi komunist i beri infrastruktures rrugore per qellim izolimi dhe percarjeje. Ne 50 vjet rregjim antikombetar u mjaftuam me rruget e ndertuara nga Italia dhe u kujdesem qe njerezit qe banonin ne kete vend, mundesisht te mos ndiheshin posedues te ketij territori. Kjo u mundesua nepermjet:”pashaportizimit”, qe kushtezonte te vdisje aty ku lindje pa patur mundesine te ndryshoje vendbanim, “leje te posacme” nga ministria e puneve te brendeshme per te depertuar ne zonat periferike te vendit qe afroheshin me territoret e vendeve fqinj, sigurisht per te shmangur mundesine e arratisjes nga “ferri”, ndalimit te mjeteve private te motorizuara dhe sigurisht fale mungeses se rrugeve.

    Kushdo qe ka nje perqasje te tille eshte jo vetem kunder levizjes se lire por edhe kunder vete lirive dhe te drejtave se indivitit ne thelb. Kush mban nje qendrim te tille pa e kuptuar mire, aq me keq, nuk mund te pretendoje rolin e administratorit te territorit kombetar.

    Vleresimi i territorit, nuk mund te realizohet pa iu kundervene me vizion politikes se abandonimt dhe rruget jane forma me e mire e kesaj qasjeje. Rruga ne vetvete ka peshen e nje simbolike, qe asnje mjeran qe merret me fushaten apo spotet televizive nuk mund ta ironizoje. Ishte ne dinjitetin e forces politike qe perfaqesojne keto spote te distancohej menjehere duke shprehur qendrimin pozitiv (ne heshtje) ndaj filozifise se investimeve te domosdoshme ne infrastrukturen akoma shume te varfer te nje vendi, qe per hir te te vertetes nuk eshte me i varfer.

    Asnje politikan dhe force polike ne boten e qyteteruar ku aspirojme te shkojme, nuk mund te guxonte te ndertonte nje fushate e cila ti kundervihej rruges si koncept.

    Spoti “Rruget” te cilen e kemi pare ne kete fushate elektorale eshte shprehje e nje politike miope qe nuk arrin jo vetem te shohe, por as te gjykoje drejt, mbi interesat kombetare te vendit qe sunon te administroje. Shpreh keqardhjen qe asnje institucion i ketij vendi dhe as KQZ nuk u sensibilizua me pergjegjesi dhe nuk e censuroi kete spot i cili eshte shprehje e interesave antikombetare, qe te mos flasim per etiken qytetare e cila eshte cperfillur edhe ne te tjera oferta elektorale te kesaj fushate…

    Kur flasim per “rrenim” (financiar), kujdes! Rrenimi moral eshte me i rrezikshem!

    Ka ikur koha kur njerezve mund tu premtohej se do te hane me “luge floriri”! Ta themi hapur, politika nuk mund te ndryshoje ne menyre direkte mireqenien tone personale apo familjare. Kemi bere nje zgjedhje, kemi zgjedhur nje sistem te ndryshem nga ai qe kishim, kemi zgjedhur nje sistem i cili bazohet mbi individin dhe qe beson tek aftesite e tij, i cili jo vetem mund te ndryshoje jeten e tij, por mund te ndryshoje boten.

    Detyra e politikes eshte te ndryshoje gjithcka qe ka te beje me komunitetin dhe shoqerine, te ndryshoje, infrastrukturen, sherbimet, klimen e lojes politike. Nga keto ndryshime derivojne ndryshimet ne jeten e cdo individi. Taksat, varferia, mireqenia jane argumente thellesisht abuzive.

    Konceptet per taksat, rrogat, cmimet, varferine, mireqenien, lumturine, jane relative, ndersa investimet ne infrastrukture dhe vepra publike jane konkrete dhe vlere e padiskutueshme ne sherbim te komuniteteve dhe shoqerise, dhe kjo eshte absolute. Kjo qeveri mund te identifikohet pa dyshimin me te vogel si qeveria e investimeve publike, me te rendesishme dhe me strategjike ne historine e ketij kombi. Besoj se cdo pretendent per kryeminister duhet te gjente kurojen dhe pergjegjesine qytetare, per te vleresuar me sinqeritet dashamires dhe patriotik gjithcka te mire qe eshte arritur per te gjithe ne. Kjo duhej te ishte perqasja e cdo pretendenti dinjitoz, qe vjen per te ndertuar dicka me shume dhe jo per te prishur gjithcka qe eshte bere per te filluar nga e para sikur nuk ka ndodhur asgje.

    Sigurisht ka shume gjera per tu kritikuar, por jam i habitur si nuk gjeten kurajon te vleresojne qofte edhe dicka te vetme nga realizimet e shumta dhe gati te pabesueshme te ketyre viteve? Kjo do ti jepte me ndershmeri dhe besueshmeri ofertes pretenduese. Por u zgjodh politika e lehte, populiste, bajate qe tregon se vizioni i PS nuk po arrin te ece dot me hapin investimeve ne kete vend. Mbetet vetem qe forca politike ne fjale te premtoje qe jo vetem nuk do ndertoje asnje meter rruge, por do te prishe gjithcka qe eshte ndertuar deri tani, qe nuk do te nderoje asnje hidocentral dhe do te ndjeke perseri politiken e kufizimit te energjise elektrike ne emer te kursimit, qe do te dalin nga traktati i NATOS dhe do shkojne ne ate te WARSHAVES, (nese do te ishte akoma), qe do te luftojne per rivendosjen e regjimit te vizave, qe do te sabotojne sa te munden integrimin, kur te vijne ne pushtet, …(nese vijne), mjafton te thone te kunderten e asaj qe eshte bere deri tani… ))))

    Shrimi nga: Ilir Butka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *