Ylli Polovina
Nëndeti i gjirit të Durrësit ka shkaktuar tërmetin apokaliptik të motit 1273, prej të cilit, përveç vdekjes së pjesës më të madhe të banorëve dhe shkatërrimit total të banesave, shkaktoi edhe një cunami. Ky cunam konsiderohet i vetmi i ndodhur në historinë e Shqipërisë.
Prej asaj kohe nga ujrat që dyndën brendësinë e qytetit të madh por të njohur botërisht si “taverna e Adriatikut”, u krijua “këneta” që mezi u tha treçerek shekulli më parë. Pas këtij apokalipsi ata pak durrsakë që mbetën gjallë, u nisën drejt Beratit, qytetit tjetër shumë më të madh, ku qëndruan 3-5 vjet dhe vetëm më pas u rikthyen për ta ripopulluar qytetin e vendlindjes.
Ne, beratasit, krenohemi me këtë fragment të solidaritetit tonë.
Tërmeti i llahtarshëm i vitit 1273 nuk mund ta dëmtonte Tiranën, sepse ajo atëherë nuk ekzistonte as si fshat, por tërë jeta e saj, përfshi ndonjë karakoll garnizoni ushtarak, mblidhej rreth toponimit Te Rana (pra, Te Rëra, aty ku ishte shtrati i Lanës së sotme).
Ekzistenca në kronika të pamanipuluara të atij tërmeti shtatë shekuj e gjysëm më parë, do të thotë se ky territor Durrës-Tiranë, ku sot janë vendosur masa mbi njëmilionëshe e shqiptarëve, shumica më e madhe e industrisë dhe e sipërmarrjeve ekonomike, mjaft nga strukturat vitale publike të kombit, nuk përjashtohet dot nga një përsëritje.
Ja pse tërmeti i cili ra këto ditë, shumë i tmerrshëm për ne që e provuam dhe që nga pas na ka lënë një stres të rëndë psikologjik, po ashtu ankth, në thelb ishte “i mirë”.
Ai e ndali forcën e tij shkatërruese pikërisht në çastin kur dy apo tre sekonda më tepër do të shkaktonin gjëmën. Ai shungulloi pasdite, kur kishte diell dhe njerëzit dolën pa u penguar dhe pa vuajtur shira dhe furtuna, siç ngjanë dy ditë më pas.
Po sikur të binte natën?
Ky tërmet edhe pasgoditjet i dha të parrezikshme, thua ishte bërë që vetëm të na paralajmëronte. Sepse ne, njerëzit e thjeshtë, duhet ta ngulitim në kokë të mos bëjmë shtëpi e blejmë apartamente në pallate ku nuk kemi të dhëna të sigurta se ndërtimi është antisismik. Më mirë një kasolle.
Ky tërmet “i mirë” paralajmëroi sipërmarrësit e ndërtimeve si edhe inxhinierët që të mos ngrejnë banesa të brishta, por sa më të forta e mundur.
Ky tërmet ishte “i mirë”, më besoni, sepse mund t’i vendosë me shpatulla në mur qeveritë tona dhe turmën fjalëmadhe e punëpak të politikanëve. Rregullat e reja që patjetër duhet të vendosen për ndërtimet si edhe kontrollin e hekurt ndaj tyre, nuk bën t’i harrojmë kur hedhim votën.
Ky tërmet ishte “i mirë”, sepse tjetri që do të vijë pas një apo dy dekadash, ose shumë më vonë, nuk do të ketë energjinë e këtij që sapo pamë. Hë për hë e harrxhoi një pjesë të saj ky që përjetuam.
Në fund të fundit ky tërmet ishte “i mirë”, sepse nuk vrau asnjë shqiptar.
*****
Botuar në Dita. Marrë nga faqja e autorit në Facebook. Titulli është i redaksisë

“Po sikur të binte natën?”
mund të binte dhe në të gdhirë e në të ngrysur,e pastaj??
do duhet të flëmë nëpër kasolle prej kashte,që dhe po u prishën mos na ndodhë gjë??
o ylli o shpirti i xhanit të kapllanit,tërmeti i fundit dhe ata që mund të ndodhin më pas,nuk janë aq të sigurtë sa është vdekja!!ajo të ndjek që nga momenti i parë i ngjzjes dhe të merr ditën e fundit!ditë që si dhe tërmetet nuk dihet!!
o ylli njeri që shkruan si një hajvan pa dy klasë shkollë dhe në gjëndje demence,sot në shekullin e 21 ku dhe efektet shkatërruese të pordhës maten me saktësinë më të madhe ti na flet “Po sikur të binte natën?”
or lal ti duhet të shtrosh pyetjet drejt e drejt:
-ka kontroll shteror për ndërimet që bëhen në shqipëri,apo ju lihet në mënyrë fakultative në dorë ndërtuesve!!
-ka parametra shkencor me të cilët vlerësohen ndërtimet,apo thjeshtë ashtu me sy të lirë!
-ka shteti rezerva të mjaftueshme,teknike dhe ushqimore në rast se ndodh një tërmet shkatërrimtar??
e shumë e shumë pyetje të tjera!!
na mbyti muzika tallava dhe injoranca e të arsimuarve!!
Idiot krejt. Cunami pask kriju kenetat. Ky qenka koqe fare. Po kur s merr vesh nga fizika e gjeologjia mis shkruaj o Polovine se ben gafa
Po cunami si vjen ashtu fhe iken. Adriatiku eshte det i ceket e i ngushte e s kish mundedi te sillte prurje te medha uni.
Po dhe po te ishte ndryshe ujerat do te terhiqeshin drejt detit brenda pak ditesh.
Po kaq shume ke rrjedhur sa te mos dish qe kenetat krijohen nga mungesa e kanalizimit, e kullimit apo drenimit te territorit. Kenetat tona jane krijuar nga permbytjet e Erzenit, Matit, drinit, shkumbinit, semanit apo vjoses, o truthare. E jo nga cunami.
Po kenetat e gjermanise apohungarise kush i kishte krijuar apo gjithe vershimi i cunamit te injorances qe ka kapur se fundmi shtypin shqiptar
Lume e perlume
ça me i bo!!dhe liqenet malore janë krijuar nga cunamit!!
në fakt ka qënë kataklizma e kohës së nus!!
atëherë u mbushën dhe nuk janë zbrazur më!!
psh kënetat kështu krijohen!!
si kur janë buzë detit dhe kur janë në rrafshnalta 1000 m mbi nivelin e detit!!
jo të gjithë i dinë këto gjëra or taj Lume e perlume!!
vetëm mos ja trego kujt të mbetet mes meje teje dhe yllit!!
uë betohem,”për kokë të yllit se ja them kujt”!!
ps:Lume e perlume po të qe se funksinononte varianti i polivinës!?
saharaja do të ishte kënetë e kaluar kënetës!!e kishin përmbytur njëherë dhe uji vu!!
Hahaha! T lumt pena or mik!
Ceno, nqs keneta e Durresit do kish uje te kripur, ndofta pi uje KY version I autorit. Por ngaqe nuk e di mbetet pikepyetje. Sa per liqenet malore, eshte njeri me famozi ne bote. Liqeni Titikaka ne Perù, qe eshte i kripur. Nje variant eshte Nje termet apo vullkan I forte nentokesor qe ngriti bazamentin me gjithe det ne 4000 m lartesi. Tjetra eshte hipoteza e tsunamit pas ndonje asteroidi ne oqean.
Nuk e di nga e ke mesuar se Titikaka eshte i kripur. Eshte liqen me uje te embel
ka shumë mundësi mono
por duke e ditur se si funksionon kripëzimi i detrave mund të jetë dhe një variant për kakën e titit!!
ai i koncentrimit të kriprave pa mundësi dajleje!!
mono ti e di mirë se “deti nuk prodhon kripë”,se ajo vjen në të!gjithnjë nga lartë dhe me sasi shumë të vogël!më tutje nuk ka ku të shkojë dhe për pasojë deti këthehet në magazinë të kripës!!
hipoteza mund të hedhë njeriu sa të dojë por në fund të fundit duhet ti mbështesë me fakte!!
ai tzunam që ka “krijuar kakën e titit”,ka krijuar dhe shumë të tjerë që sot nuk janë më të kripur!!
pra është e vështirë të pranohet teoria e tzunamit të titikakës!!
këto janë fenomene që mund ti vërtetojë njeriu në natyrë!pra në kushte laboratorike!
mund të krijosh një kopje të teorisë në laborator dhe ta vërtetosh se sa e vërtetë mund të jetë!!
pra kënetën e durrsit,në fillim të mbushur me ujë normal,nuk ma merr mëndja që ketë qënë bosh,pra një gropë bosh ku as shiu dhe as përrejt e rrëketë sillnin ujë,ti sajosh një cunami me ujë deti dhe të vazhdosh e ta ushqesh me ujërat që përmënda unë!do të shohësh se nuk do të vërtetojë teorinë “polovina”!
sipas polovinës ajo kënetë e krijuar nga zuja me nam,paska mbetur për 700 vjet e kripur??
më duket se kur e thanë ishte pa kripë!!
lagunat,që duken dhe si këneta,ato po që janë të kripura!!
ps:mono mos mu bëj dhe ti si andrea stefani që thoshte “se meqënëse tek njeriu ka “lement” jashtëqitjeje,njeriu është mut i tëri”!!
Yllo, termeti nuk ishte “i mire” por do te thesha Une: Termeti ishte ” i mbare”.
Me pak fjale “O Berat çe pate fat”!
Z Polovina ka pasur dhe termete te keqinj,po fare te keainj,si prsh i 79 ku u rrafshua Shkodra e Lezha po athere kishte shtet,jo hajdute,mjaft te dalesh mbas tegut dhe e merr vesh se ku jane parate e vjedhura te Shqiptareve.
Ylli Polovina shkruan bukur, por se ia fut ca gjera nga mendja, kjo s’prish pune! Se nga cilet sirtare e nxorri Ylli krijimin e kenetes se Durrsit nga termeti dhe tsunami pasues i vitit 1273, kete e di vetem Ylli! Vetem se duhet te shtonte edhe qe, tek kjo kenete nuk vepronte avullimi i ujit per rreth 700 vjet! Pa llogaritur te tjerat, qe niveli i kesaj kenete ishte nen nivelin e detit dhe tharja e tij pengohej pikerisht per kete shkak gjate tentatives per tharrjen e saj ne kohen e Zogut dhe te E. Hoxhes!
Gazetare apo zagare..
Si puna e zagareve keta, e nis nje punen e Termetit dhe vazhdojne te tjeret.
Ham ham -Termet tha njeri, opa te gjithe ham ham Termeti..