Bundestagu voton për hapje negociatash me Tiranën dhe Shkupin

Leda Hysa

Një debat rreth gjysmë ore u dedikua sot pasdite propozimit të CDU-CSU dhe SPD për konsensusin e Bundestagut dhe qeverisë federale për mbështetjen e hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut në BE

Deputetët gjermanë kanë hedhur votën e tyre të fshehtë për rezolutën për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

365 deputetë gjermanë votuan për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Për votimin shkruan edhe ambasadori Luigi Soreca në një status në Twitter.

“Bundestagu  votoi në favor  të hapjes së  negociatave  për Shqipërinë  dhe M.Veriut”, shkruan Soreca.

Po-ja me kushte e Gjermanisë është e rëndësishme, por për hapje të negociatave duhet ndryshimi i qëndrimit të Hollandës parlamenti i të cilës në pranverë votoi kundër hapjes me Shqipërinë dhe Francës qeveria e të cilës nuk është në favor të zgjerimit të BE.

Në Tiranë ndërhohë vazhdon pingpongu i hipokrizisë politike që respekton çdo interes klanor partiak, por jo dëshirën dhe aspiratën e shoqërisë shqiptare për progres dhe integrim.

Votimi në Bundestag është lexuar si sukses nga qeveria, ndërsa opozita e akuzon atë për dështim.

Kjo e fundit shpërndau një video që ironizon një deklaratë të Ramës një vit më parë në të cilën pretendohej se ishte marrë datë për hapjen e negociatave.

Ndërkohë kryeministri nga ana e tij reagoi duke i konsideruar kushtet gjermane të PO-së si normale apo “pjesë e një rruge ku duhet të përmbushim jo 2, as 9 por qindra në mos mijëra kushte në çdo sektor”, sipas tij.

l.h/ dita

Share This Article
8 Comments
  • Sa te deshperuar hienat shqiptare qe vjellin vrere kunder Shqiperia vetem se urrejne edi ramen.
    Por keni kohe deri ne aprovimin nga BE.
    Villni vrere o cmirezinj

    • Ik o skllav muzhik te dhjefsha ramutin tend. Ca lesh “Po” dha Gjermania. I dha 9 kushte o tutkun. Edhe ne qershor u tha gjoja po dhe pastaj i vune majen ramutit tend

  • BE me plehrat Rama Berisha Basha Kryemadhi Meta Mediu Bode nuk mund te kete. Vetem kur keta qelbesira te shkojne ne burg atehere shqiperia do te jete edhe para pseudoshtetit maqedoni e veriut e perbere nga 50% shqiptare. Zhdukini qelbesirat e mesiperme dhe shqiperia do te jete ne BE

  • Faleminderit Gjermani, faleminderit Kancelare Merkel ! Ju vazhdoni të besoni se populli shqiptar meriton Europën pavarësisht se politikanët tanë janë nga më të korruptuarit në rajon, për këtë meritoni falenderimet më të sinqerta. Edhe njëherë Faleminderit !

  • O Komsomolas !
    Po çfare mut negociatash .
    Eshte njelloj sikur Mesuesi ose Pedagogu nuk do ti vendos note ngelse nxensit apo Studentit dhe i thote :
    Ik meso dhe bej keto 9 Detyra ( te cilat nxensi apo studenti nuk i ben dot kurre sepse vuan nga Insuficiensa ) dhe pastaj hajde qe ti kontrollojme se si i ke bere keto detyra .
    Me pak fjale : Hiç , po Habili .
    Negociatat jane shtyre per ne kalendat Greke .

  • Gjermania tha po, po qeveria jonë a ka thën po? Një kusht është arrestimi i vjedhësve të votave në Durrës dhe Dibër. Po a nuk është Edi Rama kryehajduti i votave? A nuk është absurde që Gjermania kërkon masa kundër vjedhjes më të flliqur shqipëtare, vjedhjes së votave, që është preludi i çdo maskarëllëku në vëndin tonë dhe Edi Rama mban Damjan Tërmetin, zhyer fund e krye në këtë krim, kryesues të reformës zgjedhore? A nuk është kjo një tallje e flliqur për votën pro të Bundestagut gjerman? Nuk po zgjatem më, por Europa e do popullin e shumëvuajtur shqipëtar në gjirin e saj por nuk duan flliqësirat e politikës tonë, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama që me poshtërsitë e tyre të përditëshme e largojnë , vetëm e largojnë vëndin tonë nga BE. Njerëz, gruaja e mirë Anhela Merkel e do popullin tonë në Europë, gomari jonë kryeministër nuk do, përkundrazi tallet me të!! Edhe mosdënimi i ministrit që u shqua bashkë me kushrinjtë e tijë tepelenas drejtora policie, në super kanabizimin e vëndit, është tallje për kërkesën që të arrestohen persona të rëndësishëm të botës së krimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *