Hillary Clinton: Trump, një tornado njerëzor i korruptuar

J L

Ish sekretarja amerikane e Shtetit dhe rivalja e presidentit Trump në zgjedhjet presidenciale, Hillary Clinton, ka sulmuar ashpër kreun e Shtëpisë së Bardhë pas zhvillimeve të fundit me çështjen e Ukrainës.

“Donald Trump është qartësisht një rrezik, një kërcënim për Shtetet e Bashkuara”, kështu u shpreh Hillary Clinton gjatë një interviste për CBS.

Ish sekretarja e Shtetit e përkufizon presidentin “si një tornado njerëzor i korruptuar”.

“Nuk ka rëndësi nëse je demokrat apo republikan, kur një president që është betuar për të mbrojtur Kushtetutën, përdor pozitën e tij për të shfrytëzuar një qeveri të huaj për motivet e tij politike”, shprehet Clinton.

Hillary i referohet kontrakteve mes presidentit ukrainas dhe Trump i cili i kërkoi Zelenski të kontaktojë me ministrin e Drejtësisë në SHBA, William Barr për të diskutuar hapjen e një hetimi të mundshëm për korrupsion për Joe Biden dhe djalin e tij.

Për Hillary Clinton, Donald Trump ka tradhtuar vendin dhe është një realitet i vështirë për të cilin duhet ndërhyrë.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *