Një festë të madhe,
ka sivjet Katundi,
po kjo atmosferë,
s’po ndihet gjëkundi!
Edhe nja dy muaj,
dhe mbyllet Nëntori,
mbyllet tok me të,
Shtatëdhjetë e Pesë Vjetori!
Shtatëdhjetë e Pesë,
nga ditë e çlirimit,
një takëm e quajnë,
dita e pushtimit!
Me bisht nëpër shalë,
se ç’u shporr fashizmi,
por u bë më keq,
se erdh’ komunizmi!
Këtë s’e them unë,
po ai takëmi,
që sa herë hap gojën,
qelbet si llagëmi!
Qelbin si llagëmi,
Shqipërinë të tërë,
i harrojnë fashizmit,
ç’hatara ka bërë!?
Fashizmi s’ka ngordhur,
ende përpëlitet,
një gjë që harrohet,
mund të përsëritet!
Këtu ka ithtarë,
të asaj mynxyre,
vetëm për të zbehur,
poshtërsitë e tyre!
Vetëm për të zbehur,
tradhtitë balliste,
kanë veshur kostumet,
anti-komuniste!
Asgjë me fashizmin,
s’mund të krahasohet,
por llagëmi i ndyrë,
kurrë nuk pastrohet!
Një i tillë pushtues,
kurrë nuk qe parë,
veç për dy-tri vjet,
s’la kënetë pa tharë!
Po nuk do mjaftonte,
veç procesi i tharjes,
nëse s’do të zhdukej,
mikrobi i malaries!
Pushtim shumë i rëndë,
ishte komunizmi,
në pak kohë u zhduk,
dhe analfabetizmi!
Edhe për ta mbajtur,
popullin të shtypur,
e bënte çdo ditë,
edhe më të ditur!
Ngriti Institute,
Universitete,
fabrika -uzina,
dhe dhjetra qytete!
Një minierë e re,
një qytet i ri,
kështu u pushtua,
nëna Shqipëri!
Po! Nga komunizmi,
kështu u pushtua,
njëzet e pesë vjet,
u elektrifikua!
Teatër-estradë,
kishte çdo qytet,
dhe falas veç falas,
arsim e shëndet!
Ishim të pushtuar,
po kish Zot Vatani,
nga ushtria jonë,
dridhej gjithë Ballkani!
As për pesë dekada,
shekujt i kaluam,
atë kohë besojmë,
sepse e jetuam!
Një vend krejt i ri,
këtu u ndërtua,
po pas Nëntëdhjetës,
çdo gjë u stopua!
A.DUKA

Jo pushtimit po okupimit komunist o Duka o fuksi I deges sot poetaruc partialk.
Te lumte .
Po c’shumice o i baruar qe sa here mblidheni nuk beheni dot as nje grusht njerez.
Kush Diktaturen si Demokraci ka cilesuar,
ka sot nostalgji per ate kohe te mallkuar,
por kushdo qe Diktatures Diktature i thote,
qesh sot me Ben Duken kete tamam Rrote.
Degjova sot qe ca bashibozuke kriminele shpirtore e parardhesit e tyre fizike, perkujtoni “masakren” e Shefqet Peçit ne veri! U ka ardhe ne dore, hidheni ne goje. Eshte radha juaj, e krimit.
Jetojme kohet qe e verteta nuk pranohet dhe e verteta është ajo qe thote Beni . Per sa ju perket koqeve qe shajne Benin ju them (Ti rruani koqet Benit )!
Patriot I madh je Arben Duka
Zoti te bekofte familjen!
SHKO TEK KIMI TE FESTOSH 75 VJETORIN
O KAPTER BASHKE ME ENVER HORRORIN
BOTA DEMOKRATIKE CLIRIMIN E ENVERIT
E QUAN ME KEQ SE PUSHTIMI I HITLERIT
SE REKLAMA ME E KEQE E KOMUNIZMIT
JANE FANATIKET SI BOLE TE ENVERIZMIT
Pash zotin mos fol…
Kur s’je i zoti, të dhjesin të tjerët,
e kur je i dhjerë, më mirë hesht,
ndaj rri urtë dhe ul kokën or torollak,
para se të vërtetosh se je një plesht.
Ul kokën dhe hesht or kaqol,
që tjetri mos dyshoj se je fekale,
ndriçimi i trurit bëhet me të lexuar,
dhe nuk kërkohet me qiri në hale.
Me gjithe ato ngrehina qe i rreshtove nga vargu ne varg,nga strofa ne strofe mund te themi me bindje qe ai diktatori paskesh kene dhe burre i mire.
Sot po jemi te pushtuar nga sistemi perparimtare pluraliste.Por analfabetizmi ka filluar ringjalljen,shkollimi me leka nen dore po behen dhe gomert me universitet.Semundjet ngjitse dhe infektive te dikurshme qe bani ligjin mbi vdekjen e njeriur u rishfaqen(riatdhesuane) te shoqruara dhe me semundje te reja qe nuk njiheshin.Rafineria e Naftes i mbylli dyert dhe nxorri jashte ne rruge 1000 familje.Uzinat,kombinatet,fabrikat u shuane dhe ceku i bardhe askund nuk ndriti.Kishim ushtri qe Italia dridhesh prej antenave te Shijakut qe i merrte per baze rraketash.Vendi kishte ushtri qe nuk i shkonte ne mendje as nji komshiut dhe as derqit se do vint dita te pushtohesh me shoqata gjuetaresh.Sote kemi ca makina ushtarake ndihme nga amerika.Po qe do transportojne ushtare te aramtosun nga koka deri ne kembe me huj gardhit kunder cdo gjutarit qe do guxoje te na pushtoje.
Ndaj dita tu bafte nji mije ore i nderuemi dhe i pavdekshmi Arben Duka!!!
Dridhej foshnja ne bark te nenes,ketu,por Rajoni nuk e rruante per ushtrine e enver hoxhes.
Sllobodani thoshte e marr Shqiperine me shoqaten e gjuetareve te Serbise..Greket hynin perdite brenda kufirit dhe vrisnin ndonje Llesh Pal Cupi..Mali oi Zi shkelte kufirin detar dhe vriste peshkatarat,si ate Ivanajn nga Lezha.
Tanket dhe topat i kishte per te trembur Armikun e Kllases..Oxhaqet ghjer ne re,mireqenja perdhe..
Mos fole,mos shiko,mos degjo,vetem fjalen e partise.
Gzoju racionit te ushtarit,se rrogen e coje ne shtepi.
Jal,ky ishte qari oficereve.
74 vjetori I vasalitetit sllavo-komunist eshte ne te vertete.
Vdekje sigurimit te shtetit sllavo-komunist
Nejse,,Te gjitha i ke thene ne titull,o Arben.
Ishte 75 vjetori i PUSHTIMIT ME TE ZI,QE KA HEQUR SHQIPERIA.
Zoti duka,degradimi juaj kulturor ne kuptimin iluminist,
ju ndalon te kuptoni se diktatura komuniste,
-Nuk na çliroi nga fashizmi.
-Shkaktoi vllavrasje dhe lufte civile,
.Mohoi të drejtat dhelbësore të njeriut sipas konventave nderkombetare.
-Vendosi nje sistem kriminel dhe terrorizëm shtetëror.
-Eliminoi të drejten nderkombetare te avokatit ne proces gjyqsor
-Ndaloi me vrasje partite e tjera.
-Shiti vendin te huajve sipas interesave te momentit.
-Vrau dhe zhduku miqte me mizorisht se armiqte.
Nese keto krime kunder njerzimit ju duken si fitore,
athere PROBLEMI ESHTE I JUAJI.
lavdi partizaneve, te reneve,luftes ncl,periudha me e ndritur e historise te shqiperise.cdo perpjekje per ta erresuar ka deshtuar e do deshtoje.fortifikata me e forte kunder fashizmit i cili perpiqet te organizohet e prape mbeshtetjen e gjen tek bashkepunetoret e vjeter e te rinj