Shefi i misionit për Shqipërinë i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jans Kees Martijn në një intervistë tha se qeverisë shqiptare i duhet të vendosë prioritetet që i nevojiten vendit për investimet publike.
Martijn theksoi së për momentin “PPP-të nuk i nënshtrohen të njëjtit proces dhe nuk janë të harmonizuara me ciklin buxhetor, si projektet e tjera të investimeve.”
Intervista e plotë e Jan Kees Martijn, Shefi i Misionit për Shqipërinë në FMN
1- Nga viti i ardhshëm do të vihen në funksion një sistem i ri elektronik i cili do të raportojë në kohë reale tek tatimet shitjet e biznesit, por është kundërshtuar nga bizneset për koston shtesë që do të sjellë. Ju si FMN, a jeni dakort me një nismë të tillë? Mendoni se biznesi me këtë nismë do të ketë kosto shtesë?
Martijn: Ne e mbështesim objektivin e qeverisë për të ulur informalitetin dhe për të përmirësuar përmbushjen vullnetare të kuadrit tatimor.
Mënyra më e mirë për ta arritur këtë është kombinimi i politikave të shëndosha tatimore që shmangin normat preferenciale të taksave apo përjashtimet për sektorë a industri të ndryshme, me metodat moderne të administrimit tatimor. Ne si FMN, kemi dhënë dhe vazhdojmë të japim asistence teknike intensive për të rritur kapacitetet dhe për të përmirësuar përmbushjen e kuadrit tatimor. Ne jemi duke e ndihmuar Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve (DPT) në përdorimin e metodave të menaxhimit të bazuara te risku të cilat promovojnë përmbushjen vullnetare të kuadrit ligjor tatimor. Kjo kërkon një sistem tatimor që e bën të thjeshtë dhe të leverdisshme për tatimpaguesin që të zbatojë ligjet dhe rregullat. Në të ardhmen, shërbimi ndaj taksapaguesve i DPT-së, auditi dhe mbledhja e detyrimeve tatimore do të përqëndrohen në ato segmente taksapaguesish apo në ato industri, ku përmbushja është më e dobët. Përdorimi më i gjerë i kasave fiskale mund të ndihmojë përmbushjen tatimore, por vetëm në kombinim me përdorimin e metodave moderne të përmbushjes nga ana DPT-së dhe pa u ngarkuar një barrë të panevojshme bizneseve.
2-Disa ditë më parë parlamenti miratoi dhënien me partneritet publik privat të 2 rrugëve shumë të debatuara nga politika dhe ekspertë Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat me vlere 280 mln euro. FMN eshte shprehur kritik ndaj PPP në përgjithësi,po për këto dy të fundit?
Martijn: Në vitet e fundit Shqipëria është mbështetur gjithnjë e më shumë në përdorimin e PPP-ve për të financuar nevojat e veta për investime dhe për të ofruar shërbime publike. Duke qenë se stoku i PPP-ve vazhdon të rritet, është e rëndësishme që qeveria të ekuilibrojë oportunitetet dhe rreziqet që PPP-të sjellin, jo vetëm në vitin aktual buxhetor, por për gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës. Ne jemi të inkurajuar që me ndryshimet e fundit në ligjin e PPP-ve, Ministria e Financave do të ketë një rol më vendimtar në monitorimin e rreziqeve të PPP-ve përpara se ato të nënshkruhen, por edhe gjatë kohës së zbatimit. Do të jetë shumë e rëndësishme që Ministria ta ushtrojë plotësisht këtë përgjegjësi të re për të mbrojtur financat publike.
Pa hyrë në detajet e projekteve individuale, ajo që ne shohim është nevoja për të pasur një kuadër më të integruar për investimet publike. Kjo do të thotë që duhet të jetë qeveria ajo që e vendos axhendën e prioriteteve të saj bazuar në strategjitë kombëtare dhe sektoriale, si dhe që nevojat për investime janë prioritizuar si brenda të njëjtit sektor ashtu dhe ndërmjet sektorëve të ndryshëm dhe që projektet janë vlerësuar bazuar në një set kriteresh të qarta dhe i janë nënshtruar një analize të vlerës (që sjellin) për paratë (e investuara). Aktualisht, PPP-të nuk i nënshtrohen të njëjtit procesi dhe nuk janë të harmonizuara me ciklin buxhetor, si projektet e tjera të investimeve.
Për më tepër, mbështetja e tepërt në propozime të pakërkuara do të thotë që disa projekte mund të zënë hapësirën buxhetore në të ardhmen pa iu nënshtruar procesit të prioritizimit më parë. Kufizimi i hapësirës për përdorimin e propozimeve të pakërkuara në të ardhmen është një zhvillim i dobishëm. Në mënyre ideale, qeveria duhet të bazohet gjithmonë në një proces prokurimi të hapur dhe konkurues.
3- Në raportin tuaj të fundit rreth ecurisë ekonomike të Shqipërisë, ju parashikoni që rritja të ngadalësohet në vitin 2019 në 3.5 %. Përse ky parashikim?
Martijn: Ne gjithmonë i rishikojmë parashikimet tona sa herë dalin të dhëna të tjera. Ne e rishikuam parashikimin për rritjen në 2019 në nivelin 3.5% në raportin tonë të qershorit. Që nga ajo kohë ne kemi mësuar për normën e rritjes ekonomike në tremujorin e parë, e cila u ndikua nga zhvillime jo të favorshme në sektorin e energjise elektrike dhe nga një mjedis i jashtëm më pak i favorshëm në partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë. Rifreskimi ynë i radhës do të publikohet në tetor, dhe më pas një mision i FMN-së do të vizitojë Tiranën përsëri në nëntor për të kryer konsultimet e përvitshme në kuadër të Artikullit IV. Atëhere në do të shikojmë zhvillimet më të fundit në ekonomi dhe do të rifreskojmë edhe parashikmet tona.
e.ll./dita

PPPte i vendos Ramut Ahmetaj. C’pune ka FMN ? Populli shqiptar i paguan horrat me deshire e vullnet te lire. Dhe pastaj ikim rrugeve te evropes si arixhinj te rreckosur. Ka arixhinj qe rrojne me mire
Perderisa turma e sklleverve muzhike i shkojne pas dikujt si ramuti qe tall bythen cdo dite me ta, shume do vuaj ky vend o miku im
ME CIKLIN TEND
Ne si popull shqiptar kemi fatin me te madh ne Ballkan, ne Evrope dhe ne mbare Boten qe te kemi ne krie te qeverise nje mendje ndritur, nje mendje hapur, nje strateg ne formen e nje zhgarravine, karikature, karagjozi si mender EDI RAMA, qe çfare nuk i punon mendja e tij pjellore per ngritje çmimesh, taksash, tatimesh dhe jo me ky person te marre mendime, keshilla nga nje palo institucion si FMN-ja.
E cila nuk din te beje asgje nga ana financiare, sepse ne krie te saj jane disa derdimen dhe te pa afte.
Kulmi i injorances eshte qe te merren parasysh mendimet, fjalet dhe veprimet e FMN-se.
Te paçim o EDUSHK qe je per dru me pre sa malet tona pa pyje. Tung.
Me e keqja eshte se ashtu jemi edhe vete si popull
Nje milet, turme e deformuar, skllever muzhike dhe servilash qe i lepien nje pacavure dhe karagjozi si Edi Rama tregon shume sesa gjate do vuaj ky vend
Skema ´Piramidat ´ po lajmerohetper ato qe kuptojne !
Posi berisha dje Rama mbyll syte se paret jane te pastra e leku ne pikunma te nalte te tij( ndoshta per nje fenomem mulle te gjithe paret t’i bejme leke , e kemi sorosin specialist te lojes me monetatmik te KM apo jo?!