Disa programe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë rrezikojnë të mos ketë asnjë student të regjistruar këtë vit. Sipas dekanit të këtij fakulteti, shkak është mesatarja e lartë 7.5 e vendosur nga Ministria e Arsimit.
Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja disa programe studimi rrezikojnë të mbyllen. Në raundin e parë, në gjuhën ruse nuk u regjistrua asnjë student, ndërsa gjuha greke u zgjodh vetëm nga 4 veta.
Dekani i Fakultetit, Artur Sula thotë: “Rrezikon shumë ose është gati zero gjuha ruse. Megjithëse studentët që vinë për gjuhë ruse bëjnë edhe gjuhë të dytë, për momentin është në nivelin zero. Ka rënie edhe te gjuha greke, turke, spanjolle”.
Sipas dekanit, shkak i kësaj rënie është mesatarja 7.5 e vendosur nga Ministria e Arsimit edhe pse Fakulteti i Gjuhëve të Huaja sipas tij nuk diplomon vetëm mësues.
Sula argumenton: “Për fat të keq Fakulteti i Gjuhëve të Huaja është konsideruar një Fakultet që ka programe vetëm mësuesie. Nuk është e vërtet se ne kemi degë mjaft të rëndësishme siç është komunikimi artistik kulturor, kemi përkthimin, interpretimin”.
Në këto kushte, Sula shprehet se Fakulteti do të marrë masa për të ndryshuar programet e studimit, në mënyrë që të pasqyrojë realitetet ose brenditë e programeve tona që në vit të parë të Bachelorit që të mos lindin keqkuptimet se ky është një fakultet mirëfilli mësuesie.
Sipas të dhënve, nga 700 kuota, në raundin e dytë të regjistrimeve kanë mbetur të lira afro 300 të tilla./ Ora
e.ll./dita
