Aksident në Kukës, makina përplas biçikletën, 31-vjeçari i plagosur rëndë

Leda Hysa

Një person është plagosur si pasojë e një aksidenti pasditen e sotme.

Në aksin rrugor Kukës- Shtiqen makina tip “Wolswagen” e drejtuar nga E.B. ka aksidentuar A.Gj. 31 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, i cili ka  qenë duke udhëtuar me biçikletë.

I dëmtuari në gjendje të rëndë shëndetësore po merr mjekim në spitalin e Kukësit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *