Nga Viktor Malaj
“Përhapja e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit, dënohet me gjobë ose burgim deri në 5 vjet” – Kodi Penal i RSH, Neni 267
Kur përdorim fjalën ” llum ” për individë apo kategori të veçanta të shoqërisë, zakonisht ne iu referohemi atyre personave apo grup personash që karakterizohen nga mungesa e theksuar e dijes, kulturës dhe intelektit dhe që, përveç kësaj, demonstrojnë sjellje dhe veprime moralisht të padenja, shoqërisht të dëmshme dhe ligjërisht të dënueshme. Në të vërtetë, duke e kufizuar kështu kategorizimin e kësaj fjale, ne i bëjmë dëm të vërtetës dhe vetë popullit. Iu bëjmë dëm sepse nuk përfshijmë këtu pjesën më të dëmshme të llumit shoqëror: individët e shkolluar por të ligj nga shpirti dhe të shkretuar nga morali, të cilët, duke zotëruar një nivel të caktuar dijesh, një shkallë më të lartë intelekti dhe, jo rrallë pozita shtetërore, ekonomike dhe publike të rëndësishme, i shkaktojnë shoqërisë dëme shumë më të mëdhenj se gjysma e parë e “tufës”.
Kjo periudhë gati tridhjetë vjeçare pas ndërrimit të sistemeve politike në Shqipëri na ka dëshmuar dhe bindur se një pjesë e konsiderueshme e llumit shoqëror, duke qenë e shkolluar, ambicioze dhe e paskrupullt, arriti të bëhet pjesë e elitës ekonomike, politike, juridike dhe publicistike të vendit. Duke qenë të tillë, pjesëtarët e llumit kanë pasur, kanë dhe, me shumë gjasa, do të vazhdojnë të kenë ndikim negativ në konstitucionin moral dhe prosperitetin ekonomik dhe shoqëror të popullit shqiptar. Ata, ose kanë imponuar ligje në shërbim të tyre, ose e kanë vënë ligjin poshtë nëpërmjet fuqisë ekonomike e politike, ose sapo ligji nis të veprojë mbi ta, hiqen si të persekutuar dhe japin alarmin për ” kthimin e diktaturës “.
Ngjarja e pak ditëve më parë kur një portal elektronik, pa u shuar pasojat psikologjike të tërmetit, shpërndau lajmin e rremë se ” Braktisni shtëpitë sepse po vjen një tërmet akoma më i madh!..” është shumë domethënës jo vetëm për antivlerat e bartësve të gënjeshtrës por edhe të shumëkujt prej nesh që u rreshtuan në mbrojtje të autorëve dhe drejtuesve të portalit në fjalë edhe pse veprimi i tyre imoral dhe antishoqëror nxori nga shtëpitë e tyre dhjetëra mijëra banorë të Tiranës dhe jo vetëm, duke ua shtuar akoma më shumë ankthin, frikën dhe pasigurinë njerëzve të traumatizuar nga lëkundjet e tërmetit pararendës. Tufa e batakçinjve mediatikë, në vend që ta trajtonin rastin në fjalë si një akt të padenjë dhe të papërgjegjshëm që i sillte dëm popullit, bëri çmos t’i jepte aktit karakter politik dhe ta ” justifikonte ” ( për turpin e tyre ) duke e lidhur me qeverinë.
Justifikuesit e aktit të turpshëm dhe të dënueshëm, moralisht dhe ligjërisht, nisnin me ndonjë analist gjithëditurist që pohonte se ” Unë nuk mendoj se dikush e ka bërë për panik…” e deri tek analistë të tjerë që justifikonin autorët dhe, në mënyrë të përsëritur, fajsonin popullin që, i lemerisur, la shtëpitë dhe doli në rrugë e sheshe me fëmijë e pleq për t’i shpëtuar një tërmeti imagjinar. Ja çfarë thotë një analist i cili ka mbi dy vjet që bën thirrje për luftë, përplasje civile dhe djegie institucionesh : ” Vërshimin e tyre ( të popullit – V.M. ) irracional në rrugët dhe autostradat rreth Tiranës, tmerrin e nxitur nga një dalldi kolektive Qeveria e pa si pasojë e dy reporterëve…Më shumë se nga ligësia, Fake News prodhohen nga padituria dhe mungesa e profesionalizmit…Kolegët tanë…dhe portalet janë ‘ bisha ‘ në një luftë të egër mbijetese, ku informimi i drejtë dhe i ndershëm kalon në plan të fundit…( Reagimi i Qeverisë ) mund të justifikohet me tentativën për të fshehur mungesën e përgatitjes së shtetit…”
Sipas kësaj kategorie njerëzish të padinjitet, dalja e njerëzve nga shtëpitë nuk kishte kurrfarë lidhjeje me “lajmin” kobzi, por ishte Qeveria ajo që bëri lidhjen e gabuar shkak-pasojë. Analisti idhnak dhe i papërgjegjshëm nuk na thotë asgjë rreth shkakut të daljes së njerëzve në rrugë, por përpiqet t’ia veshë atë “dalldisë kolektive”, siç ndodh në ndonjë ndeshje futbolli kur futja në fushë e 5-6 tifozëve të egërsuar pasohet nga vërshimet e tjera kolektive. Ai fajëson popullin i cili, megjithëse e paska mësuar dikur në shkollë se tërmetet nuk mund të parashikohen,u tregua “budalla” që doli jashtë dhe besoi lajmin e shpërndarë. Duke ia veshur lajmin e rremë (Fake News) padijes dhe mungesës së profesionalizmit analisti në fjalë “vetëvritet” kur, më poshtë pohon se portalet dhe kolegët e tij, për të mbijetuar në tregun mediatik, drejtësinë dhe ndershmërinë profesionale i kalojnë në plan të dytë. Kalimi në plan të dytë i të drejtës dhe të vërtetës për të mbijetuar nuk është veprim që bëhet nga padija dhe mungesa e profesionalizmit por nga mungesa e ndërgjegjes dhe e moralit të autorëve. Veprime të tilla janë të ngjashme me nxjerrjen në tregun financiar të kartmonedhave false ose në tregun ekonomik të mallrave të skaduar apo me përmbajtje helmuese dhe të rrezikshme për jetën. Në të dy rastet veprimi kryhet për përfitime, të afërta ose të largëta, por gjithnjë në dëm të popullit që është “blerësi” i mallit.
Nga padija ose mangësia profesionale mund të ngatërrosh data, emra personalitetesh apo të përcaktosh gabim shkaqet e fenomeneve natyrore, të tillë si tërmetet, por jo të shtrembërosh pjesë të një interviste të dikuj tjetër, të përcaktosh vetë datën, orën dhe fuqinë e një tërmeti imagjinar, që s’ka ndodhur, dhe t’iu bësh thirrje një milion banorëve të dalin nga shtëpitë sepse i pret ” kataklizma “. Akte të tillë janë produkte të pastër të ligësisë njerëzore. Këtë bindje e shton akoma më shumë mënyra rrugaçërore e reagimit të autorëve ku shfaqen qartë urrejtja, përçmimi, fyerjet, mashtrimet dhe mungesa alarmante e moralit dhe e përgjegjësisë qytetare. Autorë të tillë meritojnë ndëshkim ligjor në mënyrë që të zënë mend edhe halabakë të tjerë apo kriminelë që, në të ardhmen, mund të ndërmarrin një hap të tillë me qëllim që t’i shtyjnë njerëzit të lënë shtëpitë e veta përkohësisht dhe autorët e aktit verbal terrorist të kenë mundësi të bastisin dhe vjedhin ç’të mundin pa pasur frikë se do të diktohen. Sajimet, trillimet dhe mashtrimet nuk i bëjnë njerëzit e paditur por njerëzit pa integritet moral.
Në vend që akti të dënohej moralisht dhe profesionalisht, bëhen justifikime banale dhe të dëmshme. Sa i përket Qeverisë, kushdoqoftë në drejtim të saj, padia penale ndaj autorëve është veprimi më normal. Si analisti i sipërcituar ashtu edhe një aktore pa mend u shpreh se “Asnjë lajm nuk ishte fake. Fake është vetëm gatishmëria qeveritare ndaj popullatës “. Interesant dhe domethënës është reagimi i autorëve të lajmit të rremë. Njëfarë Rakipllari shprehet se “Fillimisht, dua t’i kërkoj falje çdo shqiptari për momentet e frikës dhe ankthit shkaktuar nga një lajm jodashakeqës por i nxitur nga lajme në portale…Qeveria nuk mund të gjente një rast të artë për të goditur një prej mediave të vetme opozitare dhe të tërhiqte vëmendjen nga zullumet e saj..Unë rrjedh nga dy familje që kanë bërë vite burg dhe internim, madje edhe janë pushkatuar nën akuzën e ‘ agjitacionit dhe propagandës ‘..Sa për Syri.net, vazhdoni ta lexoni si dritarja e vetme e së vërtetës.”
Në pohimin e mësipërm të autorit mund të gjesh një numër të pavërtetash dhe ligësishë. Megjithëse i pranon pasojat e lajmit të rremë që ka shpërndarë dhe “kërkon” falje, autori e konsideron të padrejtë shoqërimin e tij në polici për disa orë për t’u pyetur. Është bërë zakon që, për t’i shpëtuar përgjegjësisë ligjore, individë politikë dhe publikë tash tridhjetë vjet bëjnë çmos që reagimeve shtetërore dhe të organeve të drejtësisë ndaj veprave të tyre t’iu japin karakter politik dhe ata vetë të paraqiten si viktima. Të tillë paraqiten edhe zjarrvënësit e institucioneve shtetërore, dhunuesit e forcave të policisë apo ata të zyrave të instaluara në Rrugën Milot-Kukës.
Çështja, në çdo rast shtrohet: E ke shkelur apo nuk e ke shkelur ligjin? Të tjerat janë përralla dhe tregojnë mospendimin dhe vendosmërinë antiligjore të autorëve.Pyetja tjetër që shtrohet është: Çfarë hyn këtu Qeveria? Përhapësit e lajmeve të tillë i kanë llogaritë e hapura me popullin dhe jo me qeveritë. Është populli ai që dëmtohet dhe jo qeveria, prandaj edhe neni 267 i K.Penal që parashikon krimin bën pjesë në kapitullin e “Krimeve kundër Rendit dhe Sigurisë Publike”. Ky lloj justifikimi të kujton disa ish-të dënuar para vitit 1990, të cilët, për inat të qeverisë, helmonin bagëtitë e fermave, iu vinin zjarrin stallave të bagëtive apo magazinave e dyqaneve si dhe bënin plane për hedhjen në erë të hidrocentraleve apo vrasjen e punonjësve shtetërorë me besimin se do të dobësonin ekonominë dhe armiqsonin popullin me regjimin dhe, tani hiqen si “viktima politike” të asaj kohe. Kur forcat amerikane kapën një drejtues të Al Kajdës, para disa viteve, dhe e pyetën se pse vrisnin njerëz të pafajshëm,ai iu përgjigj: Vrasja e njerëzve nuk është qëllimi ynë por është mjeti që ne përdorim për të shkaktuar frikë, pasiguri dhe për të dobësuar besimin e popujve perëndimorë ndaj regjimeve të tyre që janë armiqtë tanë…
Më poshtë, gazetari e konsideron shoqërimin në polici si hakmarrje të Qeverisë se, gjoja ajo qenka media e vetme opozitare kur të tilla ka me shumicë në Shqipëri dhe, madje, portalin e tij s’e njohin as 1% e popullit. Gazetari në fjalë, si shumë të tjerë, beson se persekutimi i dikurshëm politik i gjyshit apo stërgjyshit mund të shërbejë sot si “liçencë” për të shkelur çfarëdo ligji dhe për të mos mbajtur kurrfarë përgjegjësie. Është kjo arsyeja që përhapjen e njoftimit të rremë që shkakton panik përpiqet ta identifikojë me “agjitacionin dhe propagandën” e dikurshme, megjithëse nuk kanë asnjë lidhje dhe, e para drejtohet kundër popullit dhe sigurisë së tij, ndërsa “agjitacioni e propaganda” drejtoheshin kundër shtetit. Pasi, nga padija apo ligësia, pohon se të parët e tij ishin pushkatuar për agjitacion e propagandë (megjithëse ajo dënohej maksimumi dhjetë vjet burgim) autori bëhet qesharak dhe i neveritshëm kur portalin e vet që sapo ka shpërndarë gënjeshtrën më të madhe dhe më të dëmshme të vitit, e shpall si “dritarja e vetme e së vërtetës”.
Si për të na bindur edhe më tutje për nivelin e mjerë intelektual dhe moral të stafit të portalit në fjalë, del në skenë gazetari tjetër i tij, një Koka pa kokë dhe, duke iu drejtuar Kryeministrit, thotë: “O njeri i degjeneruar! Mirë që nuk bën asgjë për të qetësuar njerëzit që janë në ankth por merresh me Syrin…Hesht për hir të Zotit!”. Sipas një kopuku të tillë, i degjeneruar është ai që nuk qetëson njerëzit nga ankthi i shkaktuar prej lajmit të rremë dhe jo autorët e lajmit, ku bën pjesë edhe ai vetë.
Në ndihmë të llumit mediatik erdhi edhe një akademik qesharak i cili, në vend që të bënte thirrje për dije, kulturë, moral dhe përgjegjësi qytetare, shprehej: “Nuk parashikohen (tërmetet) ia pret tjetra që partia e ka graduar ministre…Ore, po budallallëku a parashikohet?”. Në fakt, budallallëku është gjithmonë i bezdisshëm dhe i dëmshëm, por ai bëhet i paparashikueshëm dhe akoma më i dëmshëm kur demonstrohet nga “elita akademike”, aty ku pritet dija dhe intelekti mëi lartë.
Avokat i marrëzisë publicistike dhe ligësisë njerëzore, edhe në këtë rast, u bë Sali Berisha, njeriu që dikur pati rrahur, burgosur e sakatuar gazetarë, që pati djegur redaksi gazetash dhe që u shpall “armik i shtypit të lirë” nga institucionet ndërkombëtare të shtypit. Ai që i pati bërë të gjitha këto, doli dhe e shpalli shoqërimin dhe pyetjen në polici të dy gazetarëve si “atentat ndaj shtypit të lirë”. Për njerëz pa integritet moral si Sali Berisha, në fjalën dhe shtypin e lirë bëjnë pjesë edhe gënjeshtra, mashtrimi, sajimi, shpifja, fyerja, kërcënimi etj. Mjafton që këto gënjeshtra, mashtrime e sajesa t’i shërbejnë atij (ashtu si “qytetari dixhital”) si mjete për të luftuar kundërshtarin politik. Për formimin e tij, për moralin dhe karakterin e tij, në “fjalën dhe median e lirë” bëjnë pjesë edhe sajimi mediatik i “Çështjes Babale” duke paguar njerëz për të imituar kundërshtarin politik, edhe paraqitja e fotografive të parcelave me drogë të Spanjës apo Kolumbisë si kultivime në zonat e Matit apo Gjirokastrës, edhe njoftimi se një fëmijë i aksidentuar nga makina vdiq nga mosdhënia e ndihmës së parë mjekësore edhe pse fëmija në fjalë ishte shëndosh e mirë etj. etj. në mënyrë që të përbaltet qeverisja e kundërshtarëve politikë me shpresën e pashpresë për të ringjallur kufomën e vet politike dhe të partisë së tij që ndodhet në dhomën e reaminacionit.
E gjitha sa u tha më sipër nuk është gjë tjetër veçse pasqyrë e degradimit moral të shoqërisë shqiptare dhe dëshmi e aleancës së llumit ordiner me “llumin elitar” të kombit. Gjithë çështja është: do të përpiqemi për pakësimin e llumit shoqëror apo do ta kultivojmë atë dhe ta çojmë veten dhe shoqërinë shqiptare në theqafje?
*****
Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Shikoni se termetet sot edhe fabrikohen.
Rastesi qe e lajmeroi ilir meta?
Rastesi qe vijne kepi rodonit që eshte ngjitur me gjirin e lalzit?
Rastesi qe para lajmit te atij portalit ra nje termet i vogel qe e shtoi iden e panikut?
Rastesi qe ai portali drejtohet nga personi qe shfaqet neper fotot e presidentit duke e shoqeru maleve keto kohet e fundit?
Po t kish shtet nje kontroll nen det per mjete ruse aty ne kepin e rodonit e kishte bere
Analiz e shkelqyer por duhet prek fakti qe nese mediat duhen gjyku kaq fort per nje fake nrwsz duhet gjyku edhe e gjith klasa politike Sali-Edvin-Like kompani qe kane vite qe na genjejne me.lajme te medha e te vogla
Z.Viktor!
Lajmet e rreme nuk kane filluar sot ne Shqiperi dhe as nga nje gazete apo portal i vetem!
Kesaj i thone “Kali qe kapet ne leme e shin tere lemin”!
E keqja me e madhe qendron ne ate se e gjithe media nuk eshte,sic pretendon pushtet i katert,por nuk ka ASNJE PUSHTET!
Qe kur Rama deklaroi se nuk i lexon gazetat,ju duhet ta kishit bojkotuar ate totalisht dhe jo ta nxirrni tere diten me intervista,lajme,veshjet e tij etj!
Shkurt ju iu nenshtruat ketij horri sidomos,kur vendosi te hape ERTV, duke iu referuar atij per te mbushur emisionet tuaja dhe faqet e gazetave!
Ju e glorifikuat Ramen duke e krahasuar me krimet r Berishes dhe jo me detyrat e tij ndaj popullit!
Dhe vulen e lajmeve te rreme ia vute ju te gjithe kur iu nenshtruat partive politike kryesore,qe ne fushatat elektorale duhet te perdornit vetem regjistrimet fallco te tyre edhe ne fushatat e kaluara dhe jo ato tuaja!
Pse pranuat te amplifikoni aktivitete te fallcifikuara?
Doemos se u nenshtruat!
Edhe sot ju keni rene viktime e propagandes gebelsiane te Rames lidhur duke propaganduar se ne krahasim me Bashen,Rama eshte me i mire,sikur jeta e popullit shqiptar eshte e varur vetem nga ky aventurier!
KOMENT I FSHIRE NGA MODERATORI
PA LIDHJE ME TEMEN E ARTIKULLIT
KOMENT I FSHIRE NGA MODERATORI
RUANI ETIKEN
Llumi ne shqiperi eshte sigurimi I shtetit
Sigurimi i Shtetit beri shtet
Llumi eshte shteti i sotem qe e ka len vendin dhe vendasit ti qi mbare e prapasht cdo fqinj, e cdo dallkauk qe kalon nga ato ane
Kurajo e madhe me then te drejten kjo klithme kunder lajmeve te rreme. Cdo gazete e portal ne kete vende ka botuar me vite lajmet e rreme qe dergonte Endri Fuga, per lincim e deligjitimim te kundershtarit e kritikut apo per propapagande te paster qeveritare. Po keshtu cdo portal i vetem e media ne kete vend qe mbahet me para nga i tnteresa te caktuara biznesesh te ligjshme e te paligjshme qe ne 90 % te rasteve nuk jane krijuar per te verteten por per shkaterrimin e asgjesimin e tjetrit. Nje lajm i reme ne situata si ajo e termetit qe luan me panikun e njeriut eshte kriminal por 1. Fenomen krejt i zakonte ne bote ne raste te tilla . Me 100 raste te ngjashme mund te gjenden. 2. Nuk ka llum e padrejtesi me te madhe se lajme te perditshme te rreme propagande te te gjitha llojeve qe shplajne trute tona. Ato jane rreziku i vertete. Nje lajm i rreme ne kushte te jashtezakonshme qe detyroi m shume femijet te mbanin prinderit jashte ate nate, na falni po nuk ka te krahasuar me ate qe te gjithe keni bere keto vite te Rilindjes me mendjen e drobitur ketij populli.
Deri diku kanë të drejtë për popullin “budalla”, se të ishim popull i zgjuar, ky llumi do ishte duke punuar punë krahu edhe në burgje e jo duke drejtuar Shqipërinë. Ne jemi akoma popull që kur bisedon për diçka, i vë “kapak” bisedës duke thënë : ” unë e kam parë në televizor”, sepse nuk kemi hapur ndonjëherë libër e besojmë se çdo gjë e shfaqur nga llumi i medias shqiptare është e vërtetë. Dhe me rritjen e portaleve online e rrjeteve sociale online, ky fenomen po ndodh në gjithë botën. Shikoni temën për ngrohjen globale, shkencëtarët kur pyeten flasin me prova e fakte por duke qenë se flasin të vërtetën thonë edhe që në studimet e tyre mund të ketë 1-5 % pasaktësi. Nga ata tjetër llumi (politikani, analisti, etj) kapet tek ajo përqindje e thotë se ai është 100% të sigurt që ngrohja globale nuk është e vërtetë, por se te kush shkencëtar apo studim bazohet, nuk e tregon. A nuk ishte Presidenti i Shqipërisë para disa kohësh që alarmoi popullin duke thënë se një tërmet të fuqishëm duke u bazuar në një sizmiolog grek ? Kur greku si shkencëtar i hodhi poshtë thëniet e Presidentit të Shqipërisë çfarë ndodhi ? Asgjë !!! Mbajti ndonjë përgjegjësi Presidenti i Shqipërisë ? Kërkoi falje për lajmin e rremë ? Por populli e besoi sepse në fund të fundit e tha Presidenti ! Ndaj e vetmja mënyrë që llumi mos të përhapet është shkollimi i popullit, duhet që populli të fillojë të mendojë me mendjen e tij e të mos pres të shprehet llumi e pastaj të veprojë. Të lexosh Çim Pekën që kishte dashnore vajzën e mikut të familjes e iu vra në makinë, Fatos Lubonjën që spiunonte babanë e vet, Artan Fugën që nipin e ka këshilltarin numër 1 të Edi Ramës edhe shan Edi Ramën por jo nipin e llumin tjetër të medias shqiptare do të thotë që me të vërtetë e ke fajin vet. Llumi largohet duke u pastruar, por popullit shqiptar sapuni(libri) i shkakton alergji. Ndaj në këtë rast ai që vodhi lopën duhet dënuar se kreu vjedhje e shkeli ligjin po edhe i zoti i lopës ka fajin e vet se nuk e ruante (skeçi i Luftar Pajës) !
Analize e SHKELQYERE e V.Malaj ne D I T A.Llava LLUMIT ne kete vend ne 30 vite eshte SALI RAM BERISHA i lindur ne Viçidol bashke me kafshet e pyllit qe nuk ka per tu bere kurre njeri normal deri ne vdekje.
-Te gjitha skandalet ne kete vend qe nga 1992 i nxit,orkestron,simulon,paguan dhe drejton SB.Me dixhitalbin e tij ai eshte bere gazi botes.
-Edhe ternetin 6 balle dhe ne oren 11-30 e sajoi ai me SYRIN NET te paguar nga djali tij-ZENI dhe gazetari llum mbi llum- ÇIM PEKA I cili e gjen forcen te familja Berisha dhe I.Meta.Dhe kur keto mafioz bejne skandale te tilla mbrohen prej tyre,biles shkojne ne UJKENDE sebashku .Eshte kjo arsyeja qe tek ne nuk e merr vesh i pari te dytin se i pari eshte bere me qen-bir-qeni se i dyti.
-Por fatkeqsia qebdron se LLUMI drejton vendin.Dhe ketu kam parasysh POLITIKANET kryesor dhe MEDJET KAZAN 30 vjeçar.
-Dite me pare ne medje u botua lajmi se Athina zyrtare kishte financuare medjet tona me mijra € duke permendur emra konkret.Po keshtu Athina bente thirrje qe te mbeshtetet L.Basha per te ardhur ne pushtet.Dhe kjo dihet.Se ai me Saliun u dha detin ne 2009.Por lajmi u dha vetem njehere.Kjo tregon se medjet tona financohen nga agjenturat e huaja dhe ndaj diktohen prej tyre.Lobimi Rus i Lul-Saliut eshte nje fakt koke-forte.
-Fakti qe drejtesia nuk vepron per zbatimin e ligjit do te thot se jane bere pale me krimin:
1.Politika
2-Drejtesia dhe
3-Medjet pro opozites se rruges-krimit.
-Si qytetar i ketij vendi ve re se PS e qeveria Rama nuk ka asnje medje qe e pason,perveç nje LABTOPI ERTV pasi edhe gazeten ZERI POPULLIT e mbylli qe ne 2013.
-Keshilloi Kryeprekuroren A.Marku qe te zgjohet nga gjumi i rend siç veproi T.Llalla.
-FlM DITES-FLM V.MALAJ.Nga Mallakastrioti jo anonim.
Edi Rama ka 6 vjet qe u thote shqiptareve se ka rritje ekonomike. Sipas atij ligjit te cituar ne krye duhet denuar me burgim te perjetshem.
PRODHUESI ME I MADH I “FAKE NEWS” ESHTE EDVIN DROGA DHE QEVERIA E TIJ ENVERISTE
sepse:
Te shkruash nje dacibao te gjate si carcaf propagande ku po pohon se “…Fake News prodhohen nga padituria dhe mungesa e profesionalizmit…” dhe se kjo mungese profesionalizmi bie ndesh me nenin e Kodit Pendal per agjitacion dhe propagande te Kohes se Qepes te Enverit: “…“Përhapja e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit, dënohet me gjobë ose burgim deri në 5 vjet” – Kodi Penal i RSH, Neni 267…” qe ti o analisti i Sigurimit, Viktor Malaj e ke paraqitur si kryeradhe te dacibaos tende enveriste,
atehere:
C’A JE TUJ THUE O ENVERISTI VIKTOR MALAJ?
sepse:
Like Floriri si Nostradamus apo jo e parashikoi termetin e vertete qe la nje bilanc tragjik me deme materiale nga pas, megjithese ishte nje termet mesatar, ja ne Stamboll ra i njejti termet dhe perseri njerezit dolen ne rruge, c’te keqe ka te paralajmerosh njerezit per te shpetuar koken e tyre? Perkundrazi po te mos i paralajmerosh kur ke njoftime se do te kete termet, kjo dashakeqesi djallezore perben veper te Kodit Penal, por jo per Agjitacion dhe Propagande si neni qe permend ti i Kohes se Qepes te Enverit, por si nje krim kunder njerezimit sic jane “Fake News” – et e Edvinit per kanabizimin e Shqypnise me Taulant Xibrakat dhe Saje Qorrat e tij, apo sic jane “Fake News” – et e Rilindjes me “dopolavorot fashiste” te Teatrit Kombetar kur mbas kesaj propagande te shemtuar fshihen Fushat apo Bashkim Ulajt me hajnine e tyre makaber antishqyptare dhe kjo hajni me qindra miliona euro ne kurriz te shqyptareve nuk ka kursesi si te matet me nje evakuim sigurie palo gje te banoreve te Tiranes apo te Durresit per disa ore nga shtepite e tyre, te ndertuara pa asnje standart sizmik nga Mafia e Ndertimit, apo pa leje ndertimi fare per interes te votave te Mafies Enveriste me pushtet,
prandaj:
Viktor Malaj i Sigurimit te Enverit mos e gjej “Armikun e Kllases” tek te perndjekurit politike per perhapjen e “Fake News” – eve ne media dhe publik, as tek intelektualet properendimore qe ju o xhelate te Enverit i vrate dhe i masakruat me pabesi si kosovaret ne Tivar, vetem sepse nuk deshen implementimin e “Murtajes” bolshevike ne Shqypni me propaganden “Fake News” per “Luget e Arta” te Socializmit qe do te ushqenin popullin tone dhe qe sollen vetem “Luget e zbrazta te tollonave”,
por:
Ti o Viktor Malaj kerkoje “Armikun e shqyptareve” tek politika jone kombetare 30 vjet pas renies se Murit te Berlinit dhe tek fanatiket e Enverit si reklama me e keqe e integrimit te vendit ne BE,
sepse:
PRODHUESI ME I MADH I “FAKE NEWS” ESHTE EDVIN DROGA DHE QEVERIA E TIJ ENVERISTE
Nje pergjigje qytetare nga:
intelektuali
Per ” intelektuale ” qe u mban goja era pordhe si dhe legene te tipit Arben etj. ligjet nuk kane asnje vlere. Per ta eshte e ligjshme cfare iu intreson atyre. Me kete psikologji dhe mentalitet kane vepruar edhe para 1990 prandaj edhe ua shkerdhyen te paret dhe te mbramet dhe vazhdojne ende me kete mentalitet prandaj do te jene gjithmone ” vrima e fundit e kavallit ” dhe do te gajasen njerezit me ta. Shpjegimi eshte shume i qarte lidhur me rastin: autoret e fake news ( jo cdo genjeshter quhet e tille ) i rane ndesh popullit dhe terrorizuan qindra mijera njerez ndersa halet e tipit ” intelektuali ” qe, per te justifikuar marrezite e veta, vetequhen ” intelektuale properendimore ” iu versulen Islamit, Malaj e te tjereve me etiketime ” njeri i S. Shtetit ” e te tjera brockulla. Mendoj se autori ka te drejte kur thote se llumi elitar eshte me i demshem se ai i zakonshem ose ordiner. Ne llumin elitar bejne pjese edhe ” intelektuali “, Arben etj.etj.
Shkrimi deshmon se jemi akoma ne fazen e parashtetit. Bej dhe thuaj çfare te duash se nuk te gjen gjë! Prokuroret dhe gjyqtaret, (ata pak qe nuk jane te korruptuar) kane frike te bejne drejtesi se ndofta neser vjen ne pushtet (dhe dikur do te vije) “bisha” dhe atehere ata do te pergjigjen per arrestimin apo denimin e ketij Rakipllarit dhe shokeve te tij. Te implikuar deri ne fyt! Antishteti, ku perfshihet “llumi” i Viktor Malajt, mafia, gjyqtaret dhe politikanet e korruptuar,(ose te paafte) e kane pushtuar Shqiperine. Pra e keqja ka dale siper. Kjo eshte edhe nje nga arsyet kryesore qe shqiptaret vazhdojne te largohen nga vendi i tyre. Kush ka qef te jetoje ne nje xhungel, ku i forti dhe harbuti ben ligjin?! Rama pa asnje dyshim eshte me i mirë se gjithe te tjeret, por edhe ai e ka marre si lehtshem kete punen e kryeministrit. Madje duket se nuk e rruan fare. Prandaj humbet edhe kohen me pikturat e tij, me zgjedhjen e basketeve apo shallvareve. Ai ka qene dhe mbetet nje dandy. Pra nje fare njeriu qe i jep shume rendesi formes, dukjes dhe pak permbajtjes. Kjo verehet edhe ne punen e tij. Zbukuron qendrat e qyteteve apo nderton rruge shume te bukura, por qe nuk te “japin buke”, siç thote populli. Do te ishte mire te ishte me pak artist dhe me shume burre shteti. Dhe duhej ta kishte doren e rende. Sali Berisha e kishte doren e rende. Por per te shkaterruar, per te prishur dhe rrenuar gjithçka. Siç beri ne gjithe vendin. Qe e shkaterroi saqe do duhen 100 vjet per ta rindertuar. Rama nuk prish, nuk rrenon dhe nuk shkaterron, por edhe nuk po nderton ndonje gje me vlere. Duket se ai nuk ka asnje strategji ekonomike per nxjerrjen e vendit nga kriza, per rritjen e GDP-se, shtimin e vendeve te punes, pakesimin e borxhit publik, te brendshem dhe te jashtem, permiresimin e raportit import/ eksport, gjera keto primare per nje kryeminister. A eshte i lodhur, ai i mungon profesionalizmi, apo vetpergjegjesia, apo mendon se sido qe te vije puna ai mbetet alternativa e vetme dhe e pazevendesueshme?! Kjo nuk dihet. Edhe njerezit qe ka zgjedhur ne qeveri dhe parlament jane beterr. Te paafte, pa eksperiance, te paguximshem, pa reputacion ne popull, madje disa jane krejt anonime! E verteta eshte se njerezit kane pritur shume e me shume nga ai. Kane pritur qe pasurite kombetare t’i kthehen popullit, qe te futen ne burg ata qe i shiten ato per nje kothere buke, kane pritur qe ai te krijonte ndermarrje te fuqishme publike ne nafte, krom e baker ne menyre qe keto pasuri te mbushnin arken e shtetit dhe te plotesonin kerkesat materiale te popullit. Por Rama duket se nuk do te ia dije. Merret me çikerrima. Per ta mbyllur do te thonja se Viktor Malaj ka plotesisht te drejte. Por zgjidhje nuk ka ne horizont.
O katarakt!
Rama ka shkaterruar shtetin ligjor,demokracine dhe administraten qendrore dhe vendore!
Viktimat e vetme te antishtetit dhe korrupsionit jane vete qytetaret e thjeshte,por atyre u eshte mbyllur cdo mundesi te mbrojne veten dhe te drejtat e tyre duke u ankuar ne te gjitha zyrat ku u behet padrejtesi!
Nuk ka shtet ne bote qe te kete grumbulluar te gjithe ankesat vetem ne kryeministri!
Pse u desh te sajohej “bashkeqeverisja”,kur shteti ka mijra rrogtare qe duhet te zbatojne ligjet e shtetitr,ne maredheniet me qytetaret?
Kur nje grusht rrogtaresh ne kryeministri qenkan aq te zote te zgjidhin tere ankesat e 4 milion qytetareve,atehere pse duhet te mbahen me rroga 16 ministri te mbushura me militante te pa afte e qe nuk bejne asgje?
Kur ankesat e qytetareve i zgjidhkan nje grusht rrogtaresh ne kryeministri,si nuk i zgjidhkan mijra te tille ne te ghithe piramiden e administrates?
Si mundet qe administrata e pushtetit vendor,qe eshte e lidhur me mijra fije me hallet e qytetareve te mos prese,degjoje e zgjidhe ankesat e qytetareve,por i drejtojne ne kryeministri ose ne gjykate?
Cfare forme shteti antipopullor e kriminal eshte ky qe ka ndertuar Rama,ky aventurier i pa shembull nder diktatoret sot ne bote?
Nuk jam fort i sigurtè, nèse kjo qè pèrjetuam, flet mè shumè pèr “ligèsinè e llumit” apo pèr dritèhijet e psikologjisè sè njè mase, veprimet e sè cilès, nuk mund ti shfajèsosh gjithmonè me “ligèsinè” e tè tjerève.
Nuk mjafton ligèsia e njè talibani fshatar qè paguhet me paratè e gjakut tè fèmijève tè Gèrdecit, pèr tè ngritur nè kèmbè mijra vetè qè dalin si pula pa kokè nè autostradè dhe e bèjnè kaosin perfekt.
Nè “tangon e buadallallèkut” duhen gjithmonè 2 partnerè. Njèri qè bèn tè ligun dhe mijrat qè vendosin ti besojnè.
Pèrgjigje pèrfundimtare apo njè analizè tè hollèsishme pèr shfaqjen e kètij fenomeni, mund tè na jepnin psikologèt nè mes nesh.
A kemi prej tyre ndonjè apo edhe ata tè fundit qè ishin, morrèn maunet pèr nè Britaninè e Madhe?
Njè budalla hedh njè gur nè lumè, 200 “tè mènçur” nuk e gjejnè dot. Shqipèria jonè, ky pavion psikiatrie, ku pacientèt “mjekojnè” njèri tjetrin.
U karikua dhe Viktori kunder Termetit dhe Lajmit te “rreme”.
Gjithe ky artikull eshte lajm i rreme dhe fals, per te mbuluar shkaterrimin qe Rilindja i ka bere shtetit dhe vendit.
Viktori priti deri sot sa mbaroi vala e pare dhe vala e dyte e shkrimeve mbi Termetin, dhe doli ne valen e trete, fiks si termet shkrimesh per termetin..me vale.
Thashe une, gazetaret si zagaret, ham ham Termeti, fake news – zagari i pare, ham ham Termeti-fake news, zagaret e tjere..deri te Viki
Di gje Viktori sa punonjes ka ERbithTV ,kush dhe kur e ka kicensuar,sa harxhon dhe sa takes paguan?
faleminderit per sqarimin qe do Te japesh.
Sa qesharake kur llumi i bedrinve e viktoreve duket kundër llumit të Çim Pejës e fahrinjve. Te gjithe në shërbim të propagandës politike e askush të hallexhinjtë. Objektivi i tyre është vetëm ti sulën si qener të tërbuar njeri tjetrit në pritje të ndonjë kockë nga shefat. Prandaj Shqipëria nuk bën dot përpara se ka zgjuar të tilla.
Po ku e shikon ti info bolja se shkrimi i mesiperm nuk eshte ne sherbim te popullit por te propagandes politike ? Ti je i verbuar i teri o i zi. Autori i shkrimit ka bere pikerisht te kunderten e asaj qe thua ti, pra iu thote autoreve se s’kini pune me qeverite por me ato qe kini bere i kini llogarite me popullin sepse populli ishte ai qe e pesoi duke u larguar nga shtepite dhe duke u lemerisur. Verbimi dhe pasioni prej te marri nuk i lene infot analitike te pamend te kuptojne por i bejne te paragjykojne. Uuup! Rrace e keqe.
NJE NGA NJERZIT QE MUND TI QUASH; ME PLOT GOJ LLUM JENI JU VIKTOR MALA NJE ISH FUNSIONAR I LART I SIGURIMIT TE SHTETIT TE NDYR KOMUNIST.