Bexhet Rrapoj*
Si çdo fshat në lumin e Vlorës e krahinën e Labërisë, Tërbaçi ka shkëlqimin e vet në histori me trimat e kapedanët, mendimtarët, heronjtë, dëshmorët e idealit kombëtar të çdo periudhe apo kthese historike.
Populli i këtij fshati ka qenë pjesëmarrës aktiv në ngjarjet më kulmore të vendit, duke filluar nga Lufta e Vlorës, Janina, Meçova, Shqipëria e mesme dhe ajo e veriut deri në Kosovë. Po të bëjmë një bilanc për pjesëmarrjen dhe kontributin në këto luftëra, rezulton se: Nga Tërbaçi kanë marrë pjesë si luftëtarë 1300 veta, kane rënë në fushën e betejës 102 veta. Janë shpallur dëshmor 61 veta, ndërsa janë shpallur heronj populli 4 veta.
Lufta më e përgjakshme e më e gjatë dhe e rëndësishme për fatet e kombit Shqiptar, mbas shpalljes së pavarësisë nga Ismail Qemali ka qenë ajo Nacional-çlirimtare. Në këtë luftë morën pjesë mbi 70.000 partizanë e partizane, dhanë jetën si dëshmorë për liri 28.000 veta. Tërbaçi e mbështeti plotësisht frontin Anti-fashist Nacional-çlirimtar. Morën pjesë në njësitë partizane 290 veta, nga të cilët 24 ishin gra e vajza. Sivjet kjo luftë ka 75 vjetorin e fitores mbi pushtuesit dhe çlirimin e vendit si dhe shpëtimin e kombit shqiptar nga një copëtim i dytë.
Kjo luftë në Vlorë si në gjithë Shqipërinë, filloi me njësi të vogla guerrile në qytete, në krijimin e disa çetave siç ishte dhe çeta Plakë e Vlorës dhe çeta e fshatrave si dhe ajo e Tërbaçit. Por në sajë të mbështetjes nga populli e sidomos nga të rinjtë kjo luftë mori përpjesëtime të mëdha. U krijuan batalione e njësi më të mëdha luftarake, për të arritur te Brigatat luftarake siç ishte formimi brigadës V–të heroike në Tërbaç, në zemrën e Labërisë datë 20 janar 1944, për të vazhduar më vonë me divizione e Korparmata në rang kombëtar. Organizator ishte fronti Antifashist nacional-çlirimtar. Për drejtimin e organizimin e veprimeve luftarake në gjithë Shqipërinë u krijua Shtabi përgjithshëm i Ushtrisë Nacional-çlirimtare, më 10 korrik 1943. Në drejtim të këtyre njësive u caktuan kuadro me eksperiencë dhe të shkolluar me akademira ushtarake jashtë shtetit, siç ishte në fillim dhe komandanti shtabit të përgjithshëm SPIRO Mojsiu, më vonë u bë shef i shtabit të përgjithshëm dhe Komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Nac-çlirimtare u caktua Enver Hoxha. Po ashtu në drejtimin e brigadave, drejtuesit kryesor ishin të shkolluar jashtë. Më 24 maj 1944 u vendos dhe sistemi i gradave, në bazë të detyrës dhe arsimit. Pra kjo luftë vërtet filloi me luftëtarë të armatosur e të veshur keq, por ata kishin dëshirën ,vendosmërinë e zemrën çelik për të luftuar pushtuesin. Shumë shpejt ajo u organizua duke marrë tiparet e një ushtrie të rregullt dhe me uniformë ushtarake. Kjo dhe në sajë të mbështetjes së Koalicionit të madh antifashist ndërkombëtar të cilët e furnizuan këtë ushtri me armatime dhe uniforma.
Në saj të këtij organizimi por dhe të qëndrimit të hapur dhe luftës pa kompromis kundër pushtuesve, Shtabi përgjithshëm dhe fronti Antifashist nac-çlirimtuar u njoh dhe e pranua si anëtar i Koalicionit të fuqive të mëdha me në krye Rusinë, Amerikën dhe Anglinë e cila dërgoi dhe përfaqësuesit e saj në shtabin e Pergjithshëm të ushtrisë nac-çlirimtare. Vlera e madhe e ushtrisë Nac-çlirimtare qëndron dhe në atë se ajo nuk u mjaftua me çlirimin e trojeve Shqipëtare brënda kufijve të njohur. Me urdhër të shtabit tëpërgjithshëm, disa brigata do të kalonin kufirin për çlirimin e trojeve shqiptare të Kosovës, në Jugosllavi.
Mbas 75 vjetësh, forcat tradhtare, bashkëpunuese me pushtuesin si organizata e Ballit kombëtar, vazhdojnë të hedhin baltë për këtë luftë. Këtij grupi, sot i janë bashkuar dhe faktor të tjerë si individë por deri dhe te organizma shoqëror, partiak dhe mediatik. Kjo veprimtari shfaqet nëpërmjet tezash të ndryshme të hedhura në media, me botime librash dhe në shtypin e ditës. Këto janë teza antihistorike, antikombëtare, përçarëse e denigruese, të hedhura kryesisht nga forca të djathta dhe individë me idera antikombëtare. Ky qëndrim ka kulmuar me dekorimin e vlerësimin e figurave bashkëpunuese me pushtuesit si Halil Alia, Muharrem Bajraktari, Kadri Cakrani, Hamit Matjani Preng Cali etj. Për të ardhur së fundmi me kryetarin e ballit kombëtar dhe bashkëpunëtorin me gjermanët Mit’hat Frashërin. Vlerësimi i këtyre figurave që janë përplasur direkët me njësitë e partizanëve, çon në mohimin apo mosvlerësimin e sakrificave të 70.000 partizanëve dhe 28.000 dëshmorëve. Ne u themi se çfarë do të shpifni për këtë luftë dhe dëshmorët e saj, nuk do t’ja arrini qëllimit, ata do i mbroj gjithë populli i ndershëm trim e liridashës. Në vlerësim të këtyre dëshmorëve, Shoqata A.K. e Tërbaçit organizoi një aktivitet përkujtimor në 75 vjetorin e rënies të 4 dëshmorëve të një dite, në Kolesian të Kukësit, në përleshje me forcat gjermane dhe bashkëpunëtorët e tyre, si Muharrem Bajraktari i dekoruar nga pushteti i sotëm.
-Ata janë: Memo Sino Zyka: Ai në moshën 13 vjeç, futet në organizatën e rinisë Antifashiste të Tërbaçit më 20 nëntor 1942, më vonë del partizan duke u inkuadruar në batalionin e dytë të brigadës V-të. Më herët ishte radhitur në njësitë luftarake si partizan i vëllai i tij Hetem Zyka, i cili dhe u plagos në këtë luftë. Xhaxhai Rait Zyka kishte rënë dëshmor si ushtar i popullit duke lënë 5 fëmijë bonjak. Pra kemi të bëjmë me një vazhdimësi të vlerave patriotike e dashurinë për atdheun të kultivuara dhe te Memua i vogël. Për trimërinë e guximin për të luftuar e marrë pjesë në çdo aksion të batalionit sa do i vështirë të ishte nga Memo Zyka , ja çfarë tha nipi tijë ish-oficeri karrierës Agron Zyka : Në një mbledhje të batalionit që u organizua në prag të luftimeve, u thirr dhe partizani i vlogël MEMO. Në terrin e natës Memo i vogël sa me zi dallonte dhe komandantin që po fliste për një detyrë të rëndësishme zbulimi. Kur komandanti bëri thirrjen se kush do të merrte pjesë në këtë aksion, krahas përgjigjes së pjesëtarëve të kompanisë, më i fuqishëm u dëgjua dhe zëri partizanit Memo “Dhe unë zoti komandant” Memua u bë pjesëtar i skuadrës së zbulimit dhe bashkë me një partizan tjetër e kapën një mercenar dhe e dorëzuan në komandën e batalionit. Aksionet dhe luftimet e Memos ishin disa. Një nga këto luftime ishin dhe ato në mbrojtje të spitalit partizan në Kolesian kundra tradhtarëve të Muharrem Bajraktarit. Këtu mbas luftimesh të ashpra bie heroikisht Memo Sino Zyka në moshën 15 vjeçare.
-Nexhip Xhelo Meta 21 vjeç: Lë kopenë me mall në malin e Tartarit, merr pushkën e babait që e kishte përdorur dhe në luftën e Vlorës. Shkon e rreshtohet me Brigadën e V më 20 janar 1944. Pjesëtar në disa ngjarje e aksione të rëndësishme si në mbrojtjen e kongresit të Përmetit dhe inaugurimin e divizionit të parë sulmues. Në mes të shtatorit 1944 kompania e Nexhip Xhelos nga shtabi brigadës V-të me detyrën për marshim drejt brigjeve të Drinit të Zi. Rrugë të vështira e të pashkelura mes pyjeve të dendura. Skuadër komandanti Nexhip Xhelo printe në krye . Ai vrojtonte me kujdes e vigjilencë . Me një zë të ulët Nexhipi u thotë shokëve “Roja Gjermane”. Nata ishte terr, pushka e Nexhipit e shtriu për tokë rojen gjermane. Mbas kësaj vazhduan orë të tëra lufte . Kompania vazhdoi marshimi, kaloi qafën e Kolesianit. Në ndihmë të gjermanëve erdhën dhe forcat e Muharrem Bajraktarit. Mbas shumë luftimesh deri dhe trup me trup, forcat armike u shpartalluan me shumë humbje. Por aty do të marri një plumb dhe Nexhip Xhelo, ai bie dëshmor i lirisë për çlirimin e Shqipërisë dhe për vëllezërit që la mbas të cilët e kanë kujtuar gjithmonë me rregullat e një stanari tërbaçiot. Këto dhe episode të tjera të jetës i kujtuan vëllezërit e Nexhipit , Selimi e Luto në aktivitetin e zhvilluar.
-Dervish Ali Xhyveli 31 vjeç. Del partizan në janar 1944, mbante detyrën e zv.komandant5 kompanie. Në luftimet e Kolesianit ai plagoset rëndë. Luftimet u bënë gjatë natës. Në terrin e kësaj nate në tërheqje e gjejnë mercenaret e Muarrem Bajraktarit. Ata në vend që ta mjekonin, e zhveshën dhe për të shfryrë inatin e copëtuan me thika. Një veprim ky jashtë çdo norme njerëzore, por dhe rregullat në luftime. Për jetën dhe veprën e Dervish Xhyvelit kumtoi në aktivitetin e zhvilluar Lefter Beqiraj.
-Osmën Haxhi Rrapo 31 vjeç. Në shkurt 1943 bëhet pjesëtar si luftëtar, fillimisht në çetën e Tërbaçit dhe në Çetën Plakë, 20 janar 1944 rreshtohet në brigadën e V–të. Më 21.08 1944 batalioni i Osmënit, kishte marrë urdhër të spastronte rrugën në drejtim të Shishtavecit nga mercenarët. Me gjithë terrenin e vështirë mercenarët u shpartalluan. Nga një pikë e pakontrolluar qëllohet nga një mercenar dhe goditet në gjoks Osmëni. Veprën e Osmënit e kujtuan vëllai i vetëm Selmani, nipi Hitua dhe Rrapojt. Më gjatë për veprimtarinë luftarake të Osmënit foli Veliko Gaçe.
Për bashkëpunimin me pushtuesit, por dhe për këto veprime, shumë banor të kësaj zone nuk i kanë mbështetur mercenarët e Muharrem Bajraktarit. Ata (Banorët), kanë ndihmuar partizanët. Kështu populli patriot i Buzëmadhit (shkruan Lefter Rrokaj një intelektual i apasionuar në ngjarjet e LANACL), në luftimet e datës 25-26 shtator, shpëtoi nga thonjtë e vdekjes prej mercenarëve 2 partizanë tërbaçiot, Rexho Kapon dhe Xhevo Habazaj që ishte dhe e plagosur. Gjithashtu ata strehuan dhe 5 partizanë të tjerë të brig. V-sul. Pra populli patriot i kësaj zone ishte me partizanët çlirimtar dhe jo me tradhtarët dhe bashkëpunëtorët, me pushtuesin.
Pra si shihet Tërbaçit në një ditë i ikën 4 djem. Ata dhanë jetën për lirinë e vëllezërve dhe motrave të tyre. Tërbaçi ishte i gjithi në zi. Aktiviteti luftarak i këtyre dëshmorëve është më i madh, për këtë folën më gjerë shokë të tjerë sipas programit.
Në kuadrin e këtij 75 vjetori të çlirimit dhe përkujtimin e këtyre 4 dëshmorëve të një dite, ne nuk mundë të rrimë pa folur pak dhe për kontributin e organizatorëve kryesor të kësaj lufte në Tërbaç dhe më gjerë.
-Hysni Kapo –Udhëheqës e organizator i shquar i luftës, komisar i parë i brigadës së 5-të Heroike, Zv.komisar i zonës së parë operative Vlore –Gjirokastër, komisar divizioni dhe korparmate. Mbas çlirimit ai kreu shume detyra të larta si në ushtri dhe në organet e pushtetit e strukturat e larta partiake të kohës, ka qenë deputet i Vlorës në të gjitha legjislaturat, ka qenë Zv–kryeministër dhe Ministër i Bujqësisë, ka përfaqësuar dhe ka mbrojtur interesat e Shqipërisë në disa konferenca ndërkombëtare. Për kontributet e dhëna në luftë dhe në zhvillimin e vendit mbas çlirimit i janë akorduar titujt e lartë: Hero i popullit dhe Hero i Punes. Hysni Kapo ka shumë kontribute dhe në ruajtjen e forcimin e unitetit në Tërbaç dhe më gjerë. Është merita vetëm e atij që në Tërbaç nuk u cilësua asnjë kundërshtar politike i kohës. Ai thoshte: “Njerëzëve tu themi eja tëhu, jo ikë tutje”. Mbas 2 ditësh ai mbush 40 vjet që është ndarë nga jeta, i pa harruar do mbetet kujtimi tij dhe në brezat e ardhshëm. Në lidhje me këtë figurë ka vetëm vlerësime dhe sot mbas 75 vjet. Mendoj se ka ardhur koha dhe momenti që të paktën ne si Tërbeç ti bëjmë një bust këtij biri të lavdishëm, atje në qendër të Tërbaçit. Në lidhje me këtë ka dhe shumë kërkesa. Ne si shoqatë por dhe intelektualëve e historianëve u del si detyrë ta programojmë dhe të punojmë për këtë.
-Haredin Bylyshi – Hero i popullit: Ky djalosh 21 vjeçar ra heroikisht i rrethuar nga pushtuesit dhe bashkëpunëtorët e tyre me 18 tetor 1942 në lagjen Topana. Haredini u aktivizua nga të parët në rininë komuniste, për kontributin e tij ishte zgjedhur anëtar i Komitetit Qarkor te rinisë antifashiste në Vlorë.
-Vehbi Hoxha hero i popullit , Arif Hasko, Nebi Mali, Banush Goxho, Delo Balili. Partizanëtëorëve të para, drejtues në divizione e korparmata dhe organe të larta të ushtrisë e dhe mbas çlirimit. Një meritë të veçantë, kanë organizatorët e luftës brenda në Tërbaç si Muço Delo, Qaim Nane, Sose Lusha, Fejzo Çane, Hava Lame, Sali Lushaj, Baxhul Gjondeda etj. Në kuadrin e këtij përkujtimi u bë një apel dhe për dëshmorët e tjerë tërbaçiot, bashkëluftëtar të 4 dëshmorëve rënë në Kolesian, si :
– Komandantët e z/vendës komandantët e batalioneve, Haki Bylyshi , Resul Veli Çelaj, Trimin Veledin Haskaj, komandantët e çetes së Tërbaçit, Beqir Selimi e Islam Hariz Ganaj. Më të rinjtë Riza e Shyqyri Salati dhe dy vëllezërit – Delo e Sihat Beqirin, trimin Mico Jemin Skëndaj, Komandant njësitesh guerile në Vlorë. Dy vajzat e reja Anife Kiçaj dhe Taze Çelaj, këto vazhduese të legjendares Miro Tërbaçi. Si dhe Dino Muho, z/vendës komandant kompanie, Myrte Sadikaj, Çize Resuli e Jaho Nikën. 4 dëshmorët e Gjike: Canon, Alushin, Asllanin dhe Shemen, tre dëshmorë të tjerë të një dite, ata të qafës së Gjarprit rënë më 7.6.1944: Nysret Halim Xhelo, Hodo Gaçaj dhe Laçe Shaban Malaj. Trimin Pilo Begaj shoqërues i Besnikut, partizan i orëve të para , rënë në Luftën e Drashovicës ku u plagos dhe Besniku.
Sot mbas 75 vjetësh ne i përkujtojmë këta heronj e dëshmorë të lirisë. Do vazhdojmë ti ruajmë në zëmrat tona dhe ti mbrojmë nga mohimi dhe baltosja që mundohen tu bëjnë tradhtarët e atdheut e bashkëpunëtorët me pushtuesit. I bëjmë thirrje institucioneve shtetërore që nga Kuvendi e Qeveria ti japin vlerat që meriton kjo luftë. Ky 75 vjetor të festohet e kremtohet me madhështi. Media shtetërore të ketë rubrika të caktuara për ngjarje të kësaj lufte. Ky aktivitet në nderim të 4 dëshmorëve të një dite në Kolesian të Kukësit por dhe për gjithë dëshmorët dhe luftëtarët e kësaj lufte heroike, u organizua në sallën e madhe të Bibliotekës “Shevqet Musaraj” Vlorë . Morën pjesë nga komiteti i veteranëve të luftës , organizata e familjeve të dëshmorëve dhe familjarë e të afërm të vetë dëshmorëve. Në këtë aktivitet të gjithë folën në mbrojtjen e vlerave të luftës nac-çlirimtare. Lavdi Luftës Nacional-çlirimtare, Lavdi heronjve dhe dëshmorëve të kësaj lufte. I paharruar kujtimi i 4 dëshmoreve të një dite të Tërbaçit.
*Kryetar i Sh. A. Kulturore Tërbaçi

Botojeni ne Beograd dhe Moske kete shkrim.
Lavdi Brigades se V Sulmuese!
Lavdi Partizaneve trima dhe heroike!
Lavdi djemve me te mirë te lumit Te Vlores qe dhane jeten per clirimin e Shqypnise!
Lavdi fshatrave Patriote te lumit te Vlores!
Lavdi LANCIT!
Poshte tradhetaret e spiunet, koolabotatore te fashizmit!
Poshte te korruptuarit e hajdutet qe shtypin popullin Shqypetar!
VFLP
Poshte muzhiket e Dushan Mugoshes e Miladin Popoviçit.
Poshte kolaboracionistet e jugosllaveve, serbeve, sllaveve.
Pershendes Autorin e ketij shkrimi. Jam nip i dy deshmoreve te permendur ne keye shkrim. Ajo qe nuk me perkon me te vereten eshte rroli i Muharrem Bajraktarit. Duke u bazuar ne deklaratat e Gjeneral Muharrem Parllakut ish drejtues ne brigaden e 5-te sulmuese del qe Bajraktari nuk ka bashkepunuar me gjermanet. Nuk kam asnje sentimentalizem karshi ketij individi madje asnje bajraktar nuk me ka pelqyer. Populli i Vlores luftoi si patriot apo si komunist? Rroli i PKSH ne kete periudhe ishte i padiskutueshem madhe kjo konfirmohet edhe ne dokumentacionin e shume shteteve. Ku verifikohet se mbas pushtimit fashist PKSH-ja ishte forca e pare politike qe lindi ne vend dhe e vetmja qe ju kundervu pushtuesit. Bajraktari madje duke ju referuar Gjeneral Parllakut u kerkua te eliminohej pasi autoriteti i tij i padiskutueshem beri qe njerezit ti bashkoheshin atij dhe jo krijimit te brigades se 25 sulmuese.
Qekur shkruan:Lufta me e rendesishme per fatet e kombit-ishte lufta nac-cl,qe ketu ti ke humbur arsyen..
Sepse Lufta e Vlores eshte shume me e rendesishme per fatet e kombit se lufta juaj nac-cl.
Lufta per mbrojtjen e Vermoshit dhe Kelmendit eshte shume me e rendesishme se lufta juaj.
Lufta e Sali Butkes per mbrojtjen e kufijve juglindore prej andarteve greke perseri ishte shume me e rendesishme se lufta juaj.
Troc po ta them,,Lufta juaj ishte si lufta e bandes se Zani Caushit dhe Kakamit qe terrorizoi Vloren ne 1997.
Sikur te kishte pasut pak shejtanllek,te vendosyte komisar politik ne banden e tij,Zani Caushi sot do te ishte kryeminister.
Ne plan rajonal,lufta juaj nac-cl.ishte lufte ne ndihme te ushtrise serbe per te pushtuar Kosoven dhe Maqedonine dhe ndihme per bandat greke per te masakryar ethnikisht CAMERINE.
Nuk do te kete festime per 29 nentorin DITEN E PUSHTIMIT TE SHQIPERISE NGA BANDAT ENVERISTE.
Lufta e
E bete labce dolet dy muajt e fundit partizane nga keta qe ke pershkruar kane dale te gjithe malit ne 44 kur me demek fitorja ishte e sigurt nejse ai sistem qe erdhi me pas Mos e paste as armiku
Shabano mos e dhit fare. Lufta ka fazat e veta te organizimit. Nuk krijohen menjehere formacionet ushtarake. Para 1939 kishte nje ushtri dhe u shpartallua dy dite para se te na pushtonin. Kishim nje mbret qe erdhi me tradheti dhe iku me tradheti. Ne vlore lufta eshte bere qysh ne kohen e Gjergj Arianitit del ti nje klysh ballisti dhe vjen e na thua se e bene labce a thua se kishin dale per bagtine ne mal. Jo me kot u krijua Zona e pare operative ne keto ane. Nuk ja hedh poshte sadopak sakrificat askujt qe ka luftuar qofte edhe balliste por gjerat jane keshtu.
Lane name keto labte ;; Cfare lufte bete ju more labe ;;;JA thithet Enverit per 50 vjet dhe e spionuat popullin si mos me keq ;;;; Dhe bu cobani KOMUNIST na cane veshin me perralla ;; LUFTEN E BERI AMERIKA ME LLOGISTIKEN E SAJ ME INDUSTRINE E SAJ TE ARMEVE TE RENDA …MORRACAKET LABE SKISHN AS LETRA M FSHI BYTHEN DHE JO ARME ME LUFUAR GERMANIN .VETEM NJE KOMPANE ME 60 GERMANE I BENTE COBANET E ENVERIT TE HYPNIN NE MALET E SHQIPERSIE DHE TE FSHIHESHIN SI MINJ HALESH MERCI COBAN KOQE TE DAJA .. DHE RRENAT TUJA HJO TREGOJA IDIOTAVE SE NE NE EUROPE E KEMI LAXUAR HISTORINE E VERTETE NE GJUHE TE HUAJA JO NJE COBAN ANALFABET SI JU ..
Te pakten , mire apo keq e vendosen Shqiperine Ne anen e fitimtareve .Respekt per te Gjithe ata njerez qe u rreshtuan Ne keto formacione luftarake.
Fotografia eshte me nje kiope bazhbazukes rreckamane te parregullt me arme.
Shabano mos e dhit fare. Lufta ka fazat e veta te organizimit. Nuk krijohen menjehere formacionet ushtarake. Para 1939 kishte nje ushtri dhe u shpartallua dy dite para se te na pushtonin. Kishim nje mbret qe erdhi me tradheti dhe iku me tradheti. Ne vlore lufta eshte bere qysh ne kohen e Gjergj Arianitit del ti nje klysh ballisti dhe vjen e na thua se e bene labce a thua se kishin dale per bagtine ne mal. Jo me kot u krijua Zona e pare operative ne keto ane. Nuk ja hedh poshte sadopak sakrificat askujt qe ka luftuar qofte edhe balliste por gjerat jane keshtu.
Eliot ne 44 skishin AS pasaniket Si Nona jote me kulture perendimore Lrter me fshi bythen.
Po e lashin me sapllake.
Hajt djale i mbare qe Si KE Lexu te gjitha ne gjuhe te huaja.
Se Po te kishe Lexu cmendonte frengu ku Jeton per Shqiptaret asaj kohe…
Lecitu e zgjero horizontin s’il te plait.
Po Pse thon qenet e Terbaçit Jan Te fort?