Kundërshtojnë policinë, dyshohen për seri grabitjesh

anazapta

Ka qenë një kontroll i rastësishëm policor dhe rezistencë nga dy personat që udhëtonin me veturë, por gjatë kontrollit u janë zbuluar një numër i konsiderueshëm telefonash dhe kapuçësh, teksa hetohet nëse janë përdorur për grabitje të dhunshme të këmbësorëve dhe banesave. Komisariati nr. 1 i Tiranës njoftoi se të ndaluarit janë Ermal Shermena, 32 vjeç, e Xhevdet Ahmeti, 32 vjeç, banues në kryeqytet. Kontrolli u krye në rrugën “Luigj Gurakuqi”, nga Patrulla e Përgjithshme, kur të rinjtë fillimisht kanë kundërshtuar dhe ofenduar punonjësit përgjatë kryerjes së detyrës dhe këtu ka lindur dyshimi se mund të ishin edhe kontigjent krimi. Më tej, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Renault”, me targa TR4831G, u gjetën disa kapuçë, leva, si dhe 12 copë telefona celularë. Ndërkohë në vazhdim të veprimeve hetimore të kryera gjatë natës, u ushtrua kontroll banesash tek të dyshuarit dhe në shtëpinë e Ermal Shermena u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë  e provës materiale dy granata, një automatik “Kallashnikov”, si dhe një sasi prej 600 fishekësh. Policia njoftoi se po hetohet për shkakun pse përdoreshin kapuçët, pasi dyshohet se të ndaluarit mund të kryenin grabitje në rrugë e banesa.

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Mo po ka nje ligj qe ndalon mbajtjen e armeve ne Shqiperi?? Nese ka, mjafton per t’i bere shembull keta qe s’kane lidhje me qytetaret normale (Kallashnikov ne shtepi???). Nese s’ka, ja nje pune e mire qe mund te beje policia ne bashkepunim me parlamentin: te votoje nje ligj per c’armatosjen e njerezve. Te pakten s’do na degjonin me veshet histori, ku familjaret asgjesojne njeri tjetrin me arme. Booh ajo qe me shqeteson eshte qe policia i ka ndaluar RASTESISHT dhe del qe keta njerez jane hajdute te armatosur….kush e di sa te tille ka!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *