Nga Janusz Bugajski
Ekskluzive Dita – Presidenti Donald Trump është përballë një shkarkimi në Kongresin e Shteteve të Bashkuara. Udhëheqja e Partisë Demokratike në Dhomën e Përfaqësuesve ka arritur në përfundimin se presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe ka keqpërdorur pushtetin e tij. Sidoqoftë, do të jetë Senati i Shteteve të Bashkuara ai që do të vendosë përfundimisht nëse do ta shkarkojë Trumpin nga detyra.
Themeluesit e Amerikës e patën përdorur me qëllim shprehjen e gjerë “krime të larta dhe keqpërdorim” për t’i mbajtur përgjegjës presidentët, zëvendës presidentët dhe anëtarët e kabinetit. Një zyrtar i akuzuar nuk kalon nga një proces gjyqësor, por akuzohet nga Dhoma e Përfaqësuesve, gjykohet nga Senati, dhe shkarkohet nga detyra nëse shpallet fajtor, (në mënyrë) që të rivendoset autoriteti kushtetues.
Në historinë e Shteteve të Bashkuara ka pasur vetëm tre raste të mëparshme kërkese shkarkimi. Dy nuk arritën ta shkarkonin presidentin në detyrë – Andrew Johnson në shekullin XIX dhe Bill Clinton në shekullin XX, ndërsa një proces nuk përfundoi pasi Richard Nixon dha dorëheqjen.
Shkaku për hetimin zyrtar të Trump ishte përpjekja e tij që të përdorte ndihmën e një qeverie të huaj për rizgjedhjen e tij në vitin 2020. Veprime të tilla janë të ndaluara në Kushtetutën e SHBA-së dhe konsiderohen keqpërdorim serioz i detyrës. Trump kërkoi ndihmë të huaj për të diskredituar ish zëvendës presidentin Joe Biden, sfiduesin e tij kryesor demokrat.
Sipas pohimit të vetë Trump, ai nxiti presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, që të fillonte një hetim korrupsioni ndaj djalit të Biden, çfarë do të implikonte Biden (babain) në skandalin e pretenduar. Në të njëjtën kohë, 400 milion dollarë ndihma ushtarake të alokuara prej Kongresit për Kievin u mbajtën peng me urdhër të presidentit. Edhe pa një quid pro quo (diçka në shkëmbim të diçkaje) të drejtpërdrejtë, Zelensky duhet të ketë arritur në përfundimin se Trump po i bënte presion Ukrainës për ndihmë në zgjedhjet e vitit 2020 ose Kievi nuk do ta merrte ndihmën ushtarake për të mbrojtur vendin kundër sulmit rus.
Një paralajmërues në aparatin e inteligjencës amerikane paraqiti një ankesë zyrtare për përpjekjen e Trump për të shpërdoruar sigurinë kombëtare për përfitime personale dhe për përpjekjen e zyrtarëve për ta mbuluar këtë. Shtëpia e Bardhë fillimisht i pengoi provat e kallëzuesit, ndonëse, sipas kërkesave ligjore, ato duhet të viheshin në dispozicion të Kongresit. I gjithë episodi zbuloi një mangësi të dukshme në demokracinë amerikane, pasi ankesat serioze të brendshme për presidentin nuk duhet t’i nënshtrohen kontrollit të Shtëpisë së Bardhë.
Procesi i shkarkimit mund të kthehet në “llogaritjen përfundimtare” të Trump pas vitesh shmangie censurimi. Shumica e anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve e mbështesin atë (hetimin) dhe gjashtë komisione në Dhomën e Përfaqësuesve do të kryejnë hetime, ndërsa shumica e seancave të tyre dëgjimore do të jenë publike. Në shumë aspekte, hetimi zyrtar në fjalë është më serioz sesa hetimi ‘Robert Muller’ për kontaktet e Trump me Moskën, i cili përqendrohej në një (palë) zgjedhje të mëparshme. Hetimi mbi Ukrainën përqendrohet në manipulimin e mundshëm të një (palë) zgjedhjeve të ardhshme, çfarë mund të cilësohet si një komplot.
Procesi i hetimit zyrtar për shkarkim nuk është thjesht një mekanizëm ligjor, por një akt politik që do të testojë besnikërinë republikane ndaj Trump. Për sa kohë që shumica e republikanëve të Senatit besojnë se Trump mund të ndihmojë përpjekjet e tyre për rizgjedhje në nëntor 2020, ata ka të ngjarë ta kundërshtojnë një gjykim të presidentit. Megjithatë, partia (republikane) mund të mos jetë solide. Nëse provohet se Trump shkeli Kushtetutën dhe gjithashtu rrezikoi një vend partner të NATO-s duke i mbajtur peng mjetet e vetëmbrojtjes, do të ishte e vështirë që të gjithë republikanët thjesht të injoronin provat.
Gjatë hetimit mbi Ukrainën,akuza të tjera në lidhje me administratën e Trump mund të zbulohen, gjithashtu. Këto përfshijnë ato çfarë raporti Mueller la që të hetoheshin nga Kongresi mbi lidhjet financiare të Trumpit me Kremlinin dhe marrëveshje të tjera të errëta biznesi me qeveritë e huaja. Do të bëhen pyetje nëse presidenti është i hapur ndaj ryshfetit ose shantazhit nga fuqitë e jashtme që kërkojnë të ndikojnë politikën e Shteteve të Bashkuara.
Zyrtarët rus “investuan” tek Trump që të përçajnë shoqërinë amerikane dhe të zvogëlojë ndjeshëm ndikimin global të SHBA. Por, përkundër kultivimit dhe lavdërimit të Trump, presidenti Vladimir Putin nuk ka arritur të përfitojë nga vendimet e politikës së jashtme të Trump, veçanërisht pritshmërive që ai (Trump) do të hiqte sanksionet ekonomike, sepse presidenti është i rrethuar nga një ekip kompetent i sigurisë kombëtare.
Kremlini gjithashtu mund të mos përfitojë nga procesi i hetimit zyrtar. Brenda vendit, ajo do të tregojë se Amerika drejtohet nga ligje dhe jo nga individë, pavarësisht nëse Trump shkarkohet nga detyra, jep dorëheqjen, apo qëndron deri në zgjedhjet e vitit 2020. Procesi i hetimit zyrtar do të nxjerrë në pah, gjithashtu, rëndësinë e Ukrainës në kufizimin e Rusisë, kundërshtarit kryesor gjeopolitik të Amerikës dhe se si aleanca e NATO-s mbron interesat e SHBA-së. Do të ishte sigurisht një paradoks monumental historik, nëse Rusia ndihmoi që Trump të zgjidhej dhe Ukraina të ndihmonte për ta hequr atë.

WILL TRUMP SURVIVE IMPEACHMENT?
Janusz Bugajski, 27 September 2019, Dita Albania
President Donald Trump faces impeachment in the U.S. Congress. The Democratic Party leadership in the House of Representative has concluded that the President violated the Constitution and abused his power. However, it is the U.S. Senate that will ultimately decide whether to remove Trump from office.
America’s founders intentionally used the broad term “high crimes and misdemeanors” to hold Presidents, Vice Presidents, and cabinet members accountable. An impeached official does not go through the judicial process, but is charged by the House of Representatives, tried by the Senate, and removed from office if convicted in order to restore Constitutional authority.
There have only been three previous impeachments in U.S. history. Two failed to remove the sitting President – Andrew Johnson in the 19th century and Bill Clinton in the 20th century – and one process was not completed because Richard Nixon resigned.
The trigger for Trump’s impeachment was his attempt to use a foreign government to help in his 2020 re-election bid. Such actions are prohibited in the U.S. Constitution and are considered a serious abuse of office. Trump sought foreign help to discredit former Vice President Joe Biden, his most serious Democrat challenger.
By Trump’s own admittance, he pressed Ukrainian President Volodymyr Zelensky to initiate a corruption investigation against Biden’s son that would implicate Biden senior in an alleged scandal. At the same time, $400 million in congressionally allocated military assistance to Kyiv was withheld on the President’s orders. Even without a direct quid pro quo, Zelensky must have concluded that Trump was pushing Ukraine for help in the 2020 elections or Kyiv would not receive military aid to defend the country against Russian attack.A whistleblower in the U.S. intelligence apparatus filed a formal complaint about Trump’s attempt to misuse national security for personal gain and how officials tried to cover this up. The White House initially withheld the whistleblower’s evidence despite legal requirements that this be made available to Congress. The entire episode revealed a glaring deficit in American democracy, as serious internal complaints about the President should not be subject to White House control.
The impeachment process could become Trump’s final reckoning after years of avoiding censure. The majority of members of the House of Representatives support it and six committees in the House of Representatives will conduct investigations and most of their hearings will be public. In many respects, the impeachment investigation is more critical than the Robert Muller probe of Trump’s contacts with Moscow, which involved a previous election. The Ukraine investigation involves the potential manipulation of a future election, which could qualify as a conspiracy.
The impeachment process is not simply a legal mechanism, but a political act that will test Republican loyalties to Trump. As long as a majority of Senate Republicans believe that Trump can help their re-election bids in November 2020 they are likely to oppose a trial of the President. Nonetheless, the party may not be monolithic. If it is proved that Trump violated the Constitution and also endangered a NATO partner country by withholding the means of self-defense, it would be difficult for all Republicans to simply ignore the evidence.
Other accusations about the Trump administration may also be revealed during the Ukraine probe. These include what the Mueller report left for Congress to investigate regarding Trump’s financial connections with the Kremlin and other opaque business dealings with foreign governments. Questions will be asked whether the President is susceptible to bribery or blackmail by outside powers seeking to influence U.S. policy.
Russian officials banked on Trump to divide American society and substantially reduce U.S. global influence. But despite cultivating and praising Trump, President Vladimir Putin has failed to benefit from Trump’s foreign policy decisions, particularly expectations that he would lift economic sanctions, because the President is constrained by a competent national security team.
The Kremlin may also fail to gain advantage from the impeachment process. Domestically, it will demonstrate that America is governed by laws and not by individuals, regardless whether Trump is removed from office, resigns, or stays until the 2020 elections. The impeachment process will also highlight the importance of Ukraine in constraining Russia, America’s chief geopolitical adversary, and how the NATO alliance defends U.S. interests. It would certainly be a monumental historical paradox, if Russia helped elect Trump and Ukraine helped to oust him.
*****
Botuar në Dita. Kolonën e z.Bugajski mund ta ndiqni çdo të shtunë në versionin print dhe online të gazetës. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

A do ti mbijetoje dollari krizes , kjo eshte pyetja janush
SULMET KUNDER TRUMP-IT DO TE PUSHOJNE KUR TE NGORDHI MAFIOZI GEORGE SOROS QE FINANCOI PO KESHTU 400 MILIONE USD PER FUSHTATEN E KULCEDRES HILLARY CLINTON
Rusia nuk e ndihmoi Trumpin qe te zgjidhej si Prsident i SHBA ne nje gare elektorale te pabarabarte me Kulcedrat qe George Sorosi i ushqente me mishin e popujjve te grabitur nga Shoqerite e Hapura te tij me tentakula ne gjithe Boten,
por:
Ishte populli amerikan qe nuk duroi dot genjeshtrat e mashtruesit Obama edhe ne politiken e jashtme per te kufizuar Luften ne Lindjen e Mesme kur i hodhi benzine zjarrit me valen e emigranteve me financime te jashtezakonshme per kete Lufte interesash, por edhe ne politiken e brendeshme federale me reformen e tij te deshtuar ne shendetesi “Obamacare” qe la ne meshiren e Zotit me miliona amerikane te semure.
TRUMPI E COI RRITJEN EKONOMIKE NE MBI 4,5 %, OBAMA E KISHTE ULUR NE 1,5 %
Kujt i plas ne SHBA se cfare ndihme ekonomike do t’i japin amerikanet Ukraines, aq me teper se kjo ndihme ekonomike eshte ne forme kredie afategjate dhe SHBA asnjehere nuk i leshojne parate e tyre badiava pa interesa afategjate ne rajone te ndryshme te Botes.
PO PSE SIPAS BUGAJSKIT SHBA DUHET T’JA FALIN UKRAINEN RUSISE SE PUTINIT?
Ukraina asnjehere historikisht nuk ka qene prone e Rusise kur ushtria gjermane ne Luften e Dyte hyne ne Ukraine popullsia e ketij vendi i priti me lule te tmerruar nga masakrat barbare qe kishte kryer Stalini ne kete vend te begate, por Hitleri urdheroi t’i vrisnin si popull sllav inferior, gabim qe e pagoi shtrenjte me vone.
Ne kete kendveshtrim:
KA GABUAR APO KA VEPRUAR SI NJE LIDER I MADH PRESIDENTI TRUMP?
Une per vete them se edhe ky shkrim i analistit Bugajski vjen si radhe e sulmeve qe nuk reshtin kunder Presidentit exentric Trump qe e kane zanafillen tek humbja e parave te Geroge Sorosit qe po kerkon tani rimbursimin e shpenzimeve per Hillary Clinton me 400 milion USD, si edhe po te gjykojme nga sharjet dhe ofezat pa baze te Edi Rames nga CNN kunder Donald Trumpit. Por Greqia fqinje gjithashtu ka mare kredi mbi 1 miliard USD nga SHBA per te blere aeroplane model i fundit, Bullgaria po keshtu, ne Poloni po ndertohet nje sistem mbojtes antirakete i NATO-s me shuma maramendese, kryesisht nga SHBA,
A DO TE THONE KETO INVESTIME AMERIKANE NE EVROPE SI GABIME TE TRUMPIT?
Trajtimi dashakeq antitrump i analistit Bugajski, publikuar sot ne gazeten DITA na le nje shije te hidhur qe na kujton vetem nje gje:
MAFIOZET ASNJEHERE NUK PRANOJNE DESHTIMIN E TYRE.
Nuk dua të bëhem qesharak si Edvini ynë e të futem në luftën politike të shoqërisë amerikane , por , zoti Bugajski , me shkrimin e tij , që unë s’e lexova , më fut në ketë valle .
Dhe ja pra , po i bije shkurt , kjo fushatë intrigantësh kunder Trampit , ia bën atij edhe më të sigurtë fitoren në zgjedhjet e ardhëshme .
Suksese zoti Tramp , për një Amerikë të shëndoshë , së pari moralisht , kanë nevojë të gjithë në planetin tonë !
Januzi dhe kori sorosian ku ben pjese nuk permendin faktin se presidenca Trump ka stabilitet ekonomik ndryshe nga presidenca e ekonomise deshtuar e jevgut Barake para tij.
Pisk e ka Trump nga Sorros-i i Edvinit ! Pervec qe do ti rruaje bolet, sqetullat, sumen do kujdeset edhe per leshin e hundes dhe vesheve. E vetmja e keqe eshte se se Sorrosi paguan edhe me leket e minierave shqiptare, PPP shqiptare, Spitaleve shqiptare, drogen e shqiptareve Mgjth e rendesishme eshte qe Sorrosi te paguaje. Tashme eshte ne rrugen e mutit