Kosova numëron, PDK në krye, e ndjek LDK

anazapta

Raportohet  se pas numërimit të rreth 700 mijë fletëvotimeve, ose 90 për qind të numrit të përgjithshëm të tyre, PDK prin  me 27.6 %, LDK e dyta me 26.2%. Por, ndërsa LDK ka një rritje simbolike të votave, PDK ka rënie të konsiderueshme, derisa Vetëvendosje ka rënie të madhe, e AAK ruan votën proporcionale, raportohet nga KQZ.

Sipas rezultateve nga rreth 700 mijë vota të numëruara për asamble, Partia Demokratike e Kosovës në nivel vendi si parti ka marrë rreth 178 mijë vota, apo 27.6 %. Në këto rezultate, LDK e ndjek PDK-në me rreth 165 mijë, vota apo 26.2 %.AAK ka marrë rreth 90 mijë vota, apo 14.1%, Vetëvendosje rreth 50 mijë vota apo 8% dhe AKR ka marrë rreth 34 mijë vota apo 5.2%.Këto rezultate përbejnë 90 % të votave të përgjithshme të regjistruara. Kanë mbetur edhe rreth 70 mijë vota për t’u numëruar.  / Koha Ditore

Share This Article
1 Comment
  • Je e keni vendos Kosoven ne kete Rubriken –Bota

    Kosova nuk eshte Bote, eshte pjese shqitpare, ndaj krijoni nje rubrike me vete per Kosoven , se nuk eshte normale te quhet -Bote

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *