Beteja për Botanikun, pedagogë dhe studiues kundër ‘shpronësimit’

redaktor
Nga Vladimir Karaj

 

Në tetor 2018, studiues të botanikës dhe biologjisë nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës u entuziazmuan fillimisht nga një ftesë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për të diskutuar mbi një marrëveshje që do të rimëkëmbte Kopshtin Botanik.

Profesorët kishin dëgjuar edhe më herët “plane të bukura”, por në takimin e një viti më parë mbetën të shtangur përballë kushtit që duhej të hiqnin dorë prej pronësisë.

Profesor Doktor Petrit Hoda, drejtues i Kopshtit Botanik i tha BIRN se plani i Bashkisë për rimëkëmbjen rezultoi të ishte  “marrja qyl” jo vetëm e pronës fizike të Universitetit të Tiranës, por edhe e punës intelektuale të disa brezave, që sipas tij “nuk matet me para”.

Profesor Doktor Petrit Hoda, drejtues i Kopshtit Botanik, duke treguar vlerat unikale të bimëve që ndodhen në hapësirën e Kopshtit. Foto: Vladimir Karaj.

“Ne kjo nuk na pëlqeu… Ne s’mund ta honepsim, pranonim idenë që bashkia të merrte pronësinë,” tha Hodo, i ulur në një zyrë të vogël të mobiluar me një tavolinë, një kompjuter dhe një bufe të vjetër dhe i rrethuar nga libra botanike dhe gazeta.

Profesorët e Shkencave të Natyrës, të mbështetur edhe nga rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni refuzuan një draft-marrëveshje me Bashkinë në nëntor 2018, ku diktohej që në fillim ndryshimi i pronësisë së Kopshtit Botanik. Por nëntë muaj pas refuzimit të tyre, më 17 korrik, Këshilli i Ministrave miratoi VKM-në për kalimin e pronësisë te Bashkia e Tiranës.

Beteja për Kopshtin Botanik është rasti i fundit i një historie të gjatë përplasjesh dhe shpronësimesh të universiteteve të Tiranës, në favor të qeverisë ose Bashkisë.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka paditur në Gjykatën Administrative të Apelit VKM-në për Kopshtin Botanik si të paligjshme, ndërsa dekanati i Fakultetit të Shkencave të Natyrës ka kërkuar unanimisht “tërheqjen sa më të shpejtë të VKM-së”.

Universiteti është megjithatë i përçarë dhe përplasjet e brendshme e kanë dobësuar betejën për mbrojtjen e Kopshtit Botanik. Drejtues të disa prej fakulteteve të UT, përfshi ish-rektorin Dhori Kule dhe dekanin e Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha, njëkohësisht pjesë e Senatit Akademik të Universitetit akuzojnë rektorin Koni se nuk i kishte informuar për negociatat e mëparshme me Bashkinë.

Nënkryetari i Bashkisë, Arbjan Mazniku i zhvlerësoi shqetësimet e pedagogëve dhe i tha BIRN se universiteti do të kishte të gjithë hapësirën që i duhej, ndërsa bashkia do të përdorte Botanikun vetëm në kohën që ai nuk ishte i zënë nga universiteti. I pyetur nga BIRN se pse i duhej pronësia, Mazniku u përgjigj se  “Bashkia nuk mund të bëjë investime të qenësishme pa qenë pronare”.

“Nuk është park”

Kopshti Botanik i Tiranës, sipas një VKM-je të qeverisë i kaloi në pronësi Bashkisë së Tiranës. Foto: Vladimir Karaj.

Historia e Kopshtit Botanik shkon pas në vitin 1964, kur profesor Mustafa Demiri dhe një plejadë studiuesish të tjerë e realizuan atë mbi një sipërfaqe prej 15 hektarësh në jug të qytetit të Tiranës. Kopshti u hap për publikun në vitin 1971 dhe numëronte mbi 2 mijë varietete dhe lloje bimësh.

Pas viteve 2000, Kopshti Botanik u rrethua nga të gjitha anët nga pallate të larta prej betoni, por hapësira mbeti e paprekur deri në vitin 2011, kur buldozerët fshinë gati 1 hektar tokë për t’i hapur vend ndërtimit të Unazës së Re. Protestat në atë kohë të pedagogëve, shoqërisë civile dhe disa deputetëve të Partisë Socialiste, tani në pushtet, ranë në vesh të shurdhër.

Përmes një vrime ilegale të hapur në rrethimin prej shufrash hekuri nga banorët e zonës për të shkurtuar rrugë, Kopshti Botanik nuk ngjan se ka ndonjë dallim nga parqe të tjera me pemë dhe shkurre. Bimët e mbjella, rrugicat pjesërish të rrënuara, thatësira që ka vyshkur barin dhe rezervuari i tharë ku duken kërcej të hollë bimësh uji të japin përshtypjen e një parku me probleme.

“Kopshti Botanik nuk është park,” përgjigjet prerazi profesor Hoda dhe ndërsa shëtit nga rrugicat në kodrinë, tregon bimët, emrat e tyre dhe arsyet pse ndodhen aty.

Hoda shpjegon se barishtet që mezi dallohen pas kohës së lulëzimit, janë aty sepse janë të rralla dhe jo sepse janë të bukura. Ai tregon me gisht vende ku janë mbjellë bimë që duan gurë, bimë që gjenden vetëm në territore mjaft të vogla të vendit dhe bimë që renditen sipas një modeli, që për një vizitor të pamësuar është i pamundur të dallohet.

Në kodrën ku pretendohet të kalojë një tunel si projekt i Bashkisë që do ta lidhë atë me parkun Zoologjik, Hoda thotë se ndodhet një mini-Shqipëri.

“Janë të gjitha bimët të renditura sipas brezave të florës në vend. Ne i marrim bimët në vendet e origjinës (in-situ) dhe i sjellim këtë (ex-situ) në mënyrë që studentët dhe gjithkush të ketë mundësi t’i vizitojë,” thotë Hoda. Profesori e ka me merak të shpjegojë se bimët nuk janë të kultivuara dhe për një varietet të caktuar marrin në male dhjetra fidanë dhe punojnë me shpresën që vetëm pak prej tyre mund të shpëtojnë.

Profesori i Botanikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës,  Aleko Miho i tha BIRN se ndryshimi i pronësisë vinte në rrezik karakterin shkencor të kopshtit për të cilin tha se “nuk mund të administrohej nga punëtorët e gjelbërimit”.

“Bashkia mund të ketë në mendje të ngrejë një grup kërkimor të vetin e të kujteset fjala vjen për tulipa albanica, bulbet e saj ku janë e ku s’janë, t’i marrë e t’i çojë atje,” tha Miho.

“Në një vend të vogël si Shqipëria, që ka një traditë tani pranë univeristetit, nuk i kushton asgjë bashkisë -në vend që të ngrejë grupin e saj- të ndihmojë universitetin,” shtoi ai, duke këmbëngulur se kjo ndihmë nuk do ishte mëshirë, pasi bashkia e Tiranës ka për detyrë të ndihmojë UT ashtu siç bën me shkollat e arsimit parauniversitar.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku këmbëngul se bashkia nuk do e cënojë karakterin shkencor të kopshtit dhe premton se investimet do të ndërtojnë sera, rezervuarin e bimëve të ujit dhe do të rregullojnë rrugicat. Mazniku thotë se e vetmja gjë që kërkonte bashkia duke marrë pronësinë, ishte që kopshti veç funksioneve që ka sot, të kthehej në një pikë rekreative për qytetin, në kohën që universiteti nuk e përdorte për mësim apo studime.

“Kjo do të mundësonte që Kopshti Botanik të mos jetë një cep i lënë në harresë, me pemë të pa krasitura,” tha Mazniku.

Por ndërsa kjo ide duket “e pafajshme”, as Hoda dhe as Miho nuk e kapërdijnë dot.

“Unë e di që ata mund ta bëjnë kopshtin shumë të mirë, por do ta bëjnë me trëndafila, karafila, pisha, bredha, qiparisa, e ku di unë gështenja kali, të cilat në aspektin çlodhës janë shumë të bukura dhe për qytetarët e Tiranës vlejnë. Por ne kemi qëllime të tjera,” thotë drejtuesi i Botanikut, duke i mëshuar rëndësisë së bimëve të rralla dhe endemike.

“Këtu çdo bimë që është mbjellë ka mbrapa një ide funksionale. Nëse do kthehet në park urban, është një gjë që e ndryshon komplet,” bie dakord profesor Miho.

‘Përça e sundo’ brenda Senatit

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku dhe dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule pas takimit të zhvilluar më 23 shtator në mungesë të rektorit Mynyr Koni. Foto: Vladimir Karaj.

Kalimi i Kopshtit Botanik nën varësinë e Bashkisë së Tiranës u paralajmërua nga kryebashkiaku Veliaj në qershor, gjatë një takimi elektoral në prani të kryeministrit Edi Rama. Veliaj tha aty se për bashkimin mes Zoologjikut dhe Botanikut kishte dakordësi “me dekanin e Shkencave të Natyrës”.

Përkundër pretendimit të kryebashkiakut, dekanati i Fakultetit të Shkencave të Natyrës reagoi “unanimisht kundër” VKM-së në një deklaratë për shtyp, i mbështetur edhe nga rektori Mynyr Koni.

Çështja kaloi për diskutim në Senatin e Universitetit të Tiranës, i cili drejtohet nga Koni dhe ka në përbërje dekanët e 6 fakulteteve si dhe nga 4 anëtarë dhe 4 studentë për çdo fakultet. Por pas dy mbedhjeve të Senatit, rektori Koni u dorëzua dhe deklaroi në një komunikatë të shpërndarë më 19 shtator se Senati nuk dilte dot me një qëndrim të përbashkët për Botanikun.

Por më 23 shtator, kur vendi ishte ende i mbërthyer nga paniku për tërmetet, një pjesë e senatit të UT u mblodh në mungesë të rektorit dhe në prani të nënkryetarit të Bashkisë, Arbjan Mazniku për të diskutuar mbi Kopshtin Botanik.

I pranishëm në rektorat më 23 shtator, BIRN evidentoi një ndarje të thellë mes palëve, ndërkohë që përveç Konit mungonin në mbledhje edhe dekani e përfaqësuesit e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, të Histori-Filologjisë si dhe disa prej përfaqësuesve të Shkencave Sociale dhe Gjuhëve të Huaja.

I pyetur nga BIRN, Eltjon Halimi, anëtar i Senatit të UT nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës tha se nuk kishte pasur njoftim për mbledhje nga kryetari i Senatit të UT, njëkohësisht rektori. Në diskutimet mbi fatin e Botanikut ishin të pranishëm dekani i Ekonomikut, Dhori Kule, ai i Drejtësisë, Artan Hoxha, dekani i Gjuhëve të Huaja, Artur Sula, dekani i Shkencave Sociale dhe disa përfaqësues të tjerë të senatit.

Edhe pse brenda sallës nuk po diskutohej asgjë sekrete, BIRN nuk u lejua të ndiqte mbledhjen.  Madje dy herë nga një roje që ruante derën, u kërkua që të mos qëndronim në korridor pasi “kështu kishte thënë shefi”.

Pas gati dy orësh mbledhje, Mazniku doli i pari nga salla dhe pasi nuk pranoi të fliste në ambientet e rektoratit, tha jashtë godinës se aty kishte qenë i ftuar. I pyetur për planet e Bashkisë, ai deklaroi se do të bëheshin vetëm në konsultim me universitetin.

“Plani i Bashkisë nuk e dëmton universitetin dhe as punën shkencore të bërë në Botanik. Universiteti ruan të gjitha funksionet që ka sot. Garantojmë që është e paprekshme,” tha Mazniku për BIRN.

Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha e konsideroi takimin me Maznikun “normal dhe të nevojshëm për t’u informuar”, ndërsa shtoi se universiteti nuk humbiste asnjë pronë.

“Nuk ishim njoftuar as nga rektori, as nga dekani i Fakultetit të Shkencave për bisedimet mes tyre dhe bashkisë. Senati është trupë vendimarrëse sa i përket pronave të universitetit, por nuk kishte asnjë informacion,” tha Hoxha për BIRN.

“Nuk jam as pro as kundër në këtë moment, ne thjeshtë po informohemi,” shtoi ai.

Ish-rektori i UT, tani dekan i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule ishte më qartë në favor të propozimit.

“Nuk ka ndryshim pronësie. Nuk humb asgjë universiteti. Kjo është pronë e shtetit dhe nga pushteti qendror kalon në atë lokal,” tha Kule në një bisedë të shkurtër në rrugë pas takimit. “Universiteti do të përfitojë nga kjo.  Unë mendoj që është një mundësi për univesitetin”, shtoi ai.

Rektori Mynyr Koni e quajti “një turp” takimin me Maznikun në një intervistë për BIRN, ndërsa shtoi se kishte hequr dorë nga bindja e Senatit. Ai pretendon se VKM-ja për kalimin e pronësisë është e paligjshme dhe se tanimë zgjidhjen e pret nga gjykata.

Rektori Koni kundërshton edhe pretendimet se ndryshimi i pronësisë nuk e penalizonte Universitetin.

“Ndërsa deri dje ishte bashkia që kërkonte të arrinte një marrëveshje me UT, tani ky i fundit, i zhveshur nga pronësia është i detyruar t’i kërkojë bashkisë marrëveshje për hapësira të mësimit dhe kërkimin shkencor në institucionin që u themelua prej pedagogëve të tij për këtë qëllim në vitin 1965,” tha Koni.

Koni kundërshton edhe pretendimin e Bashkisë së Tiranës se nuk mund të kryejë investime pa qenë “de jure” pronare. Duke cituar ligjin për Arsimin e Lartë, që sipas tij është shkelur në kalimin e pronësisë nga UT te bashkia, Koni thotë se në të parashikohet mundësia që pushteti lokal të investojë në universitetet që ndodhen në territorin e tij.

“Në rast se investimi është sa 10 për qind e buxhetit afatmesëm të universitetit, pra i qenësishëm, ligji i jep Bashkisë të drejtën e pasjes së një administratori në Bordin e Administrimit,” shpjegoi Koni.

Profesori i Botanikës, Aleko Miho – dëshmitar në mbledhjet e para të Senatit të zhvilluara për këtë çështje, i tha BIRN se debati nuk u zhvillua fare rreth Kopshtit. Miho tha se diskutimi ishte përqëndruar kryesisht në gërricjet e vjetra mes dekanëve të UT-së dhe rektorit.

“Megjithatë ishte e qartë se një pjesë e Senatit mbështesnin projektin e bashkisë dhe flisnin në mbrojtje të tij,” tha Miho.

Ministria e Arsimit dhe e Sportit, e cila sipas rektorit është ministria propozuese e VKM-së për ndryshimin e pronësisë, nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN mbi këtë çështje deri në publikimin e këtij shkrimi.

Seria e shpronësimeve

Kopshti Botanik i rrethuar nga të gjitha anët nga pallate të larta prej betoni. Foto: Vladimir Karaj.

Pronësia e Koshtit Botanik nuk është i vetmi rast përplasje mes qeverisë dhe bashkisë së Tiranës, me universitetet që ndodhen në kryeqytet. Më herët, Universiteti Bujqësor protestoi kundër projektit të Bashkisë për të ndërtuar një shkollë në hyrje të kampusit universitar; por e humbi betejën dhe bashkia vijoi projektin e saj.

Fakulteti i Shkencave u shpronësua vite më parë nga Muzeu i Shkencave të Natyrës, i cili u zhvendos në një godinë tre herë më të vogël. Një pjesë e koshtit botanik po ashtu u shkatërrua në favor të kalimit të “Unazës së Re”

Vendime të tjera të qeverisë i kanë marrë Universitetit më herët prona të ndryshme në kryeqytet, përfshi edhe mjediset e dy laboratorëve të bioteknologjisë, që ndodheshin aty ku tani është “Art Turbina”.

E vetmja betejë e fituar nga Universiteti është ajo për godinën e Gjeologji-Minierave, e planifikuar për t’u bërë Pallat Drejtësie-por qeveria u tërhoq pas protestave.

Drejtuesi i Kopshtit Botanik, Petrit Hoda thotë se profesorët e kanë ruajtur ndër vite me fanatizëm atë cep të gjelbër të Tiranës, me shpresën se dikush do të kujtohej siç duhet për kopshtin sipas tij me vlera unikale. Ai shton megjithatë se kalimi i autostradës e dëmtoi rëndë Botanikun.

“Ne bëmë shumë luftë, sepse në fillim aksi autostradës kalonte këtu (në zyrat ku ndodhemi). Ne bëmë shumë luftë dhe kaloi dhe mori vetëm një pjesë,”kujton Hoda.

Përmes një VKM-je në vitin 2011, qeveria Berisha i dha kopshtit “plot 200 mijë lekë “për zhvendosje eventuale të vlerave të florës”, që prekeshin nga ndërtimi. Një godinë dykatëshe, dhuratë e një ambasade të huaj, që shërbente si sallë leksionesh dhe magazinë për ruajtje farash e bimësh, u shkatërrua pa dëmshpërblim.

Hoda thotë se megjithëse në letra ishin bërë procedurat, Kopshti Botanik nuk mori asnjë dëmshpërblim. Po ashtu, kërkesat në vite të kopshtit për ujë vaditës, riparim të një pellgu të vogël për bimët ujore apo përmirësim të serave, nuk morën përgjigje.

Profesori i Botanikës, Aleko Miho pranon se Botaniku në një farë mënyre është një “barrë për universitetin”, të cilit nuk i jepen fonde për ta mirëmbajtur. Ndërsa shton se ajo është një njësi unike kombëtare, Miho pranon gjithashtu se dëshira e mirë dhe investimet e Bashkisë mund ta rimëkëmbnin Kopshtin.

“Pse duhet lëvizur pronësia?!”, pyet Miho me mosbesim. “Bashkia e ka më kollaj që të thotë (nesër) këtë hapësirë ta përdorë për punë të tjera dhe do t’ua ndërtoj kopshtin atje përtej. Këtë bënë me muzeun [Muzeun e Shkencave të Natyrës]”.

Profesorët e Shkencave të Natyrës akuzojnë Bashkinë, pa dallime se kush ka qenë në krye, se ka lejuar zaptimin e hapësirave të universitetit në vite, ndërsa në forma të ndryshme UT i janë marrë godina dhe prona që më pas kanë shkuar për të tretë.

“Ka shumë shembuj që me pronësinë është luajtur. Muzeu i Shkencave që ishte në Rrugën e Kavajës, kishte një hapësirë shumë të mirë, u hoq andej dhe u dërgua te Tregu Elektrik. Ishte 4500 metra dhe u bë 1500 metra,” kujton profesor Miho.

Duke e marrë si shembull të prekshëm të ndryshimit të pronësisë, Miho pohon se shumë prej objekteve të Muzeut të Shkencave të Natyrës humbën, ndërsa të tjera janë thuajse të pavizitueshme.

“Janë sajuar atje… të këput shpirtin”, përfundon ai.

 

*****

Vladimir Karaj është redaktor i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri, BIRN Albania.

Share This Article
22 Comments
  • Cfare po ben ky ed bq me lali kurven ? E shiten kete vend per ta viedhur. Keta plehra duhen futur urgjentisht ne burg si rrezik per vendin

  • Eshte nje nisme shume e mire dhe bashkekohore nga ana e Bashkise. Lali Eri vazhdo punen i palodhur dhe mengeperveshur. Gjithe Tirana ka besim tek ty.

    • O te shkerdhefsha lali ka dhe ed bthq se. Ropen tiranen po pushtojne te gjitha zonat e gjelberta e kane gati projektin edhe aty per te bo kula apo jo kurve ca do thuash neser kur bashkia te ndertoje kulla dhe aty apo te boje ndonje kompeks tregtare

  • eshte thene qe; shteti te ..shproneson, ne emer te publikut . ndersa me nje ligj normal demokratik, shteti te sh..kerdhen genin, kushdo qofshe, nese prona jote nuk i sherben dhe…QYTETARIT, te shtetit, qe eshte me te vertete, DEMOKRATIKE .

  • Nje dite do vij e keqja ne deren tende…

    Nuk protestuat per Stadiumin

    Jo per Kullat e Teatrit

    Tani Botaniku

    Kush hesht “sepse sme perket mua” shpejt i vjen e keqja te dera

  • Plerat e Ramutit,. dhe Erjon qelbesira me shoke. NJelloj si Arben Ahmetaj e Gjiknuri, antishqiptare dhe antikombetare.
    Keta po shkallmojne gjithe dijen, traditen dhe kulturen shqitpare, qe nga trashegimnia arkeologjike dhe deri te trashegimnia intelektuale qe kemi.
    Kryetradhetare, kryemaskarenj, kryerrugace dhe halabake.
    Ne gremine Ramuti, Erjon Veliu, dhe gjithe funderinave qe po denojne me vdekje kete popull dhe historine e tij

    • nuk behet me peticion kjo

      Kopshti Botanik bashk me laboratoret e bioteknologjise, Muzeun e Shkencave, apo UB Kamez, i ka zene vija e verdhe e planit te rindertimit te Tiranes nga kokeministri.

      Ke degjuar per prishjen e Teatrit Kombetar, Stadiumit Qemal Stafa, etj. Po prishjet e ardhshme te Bibliotekes Kombetare e te tjera godine institucionale me radhe krijuar e trasheguar nga para ’90ta?

      Jane planet e edram maskarait per zbatimin e projekteve te atij arkitektit italian dhe gerdalla i gjate s’pyet per njeri aq me pak socialistet e do i prishi

      Rama nuk ka din a iman sic u be socialist dje behet trumpist sot rama esht i ‘pafe
      te pafete vriten me buke ne goje ashtu e duan’

  • Me sa di unë, kopshtet botanik dhe jo vetëm, gjithandej, administrohen nga bashkitë.
    Se çka bërë ai far universiteti me atë personel vetëm rrogë marrës, këtë e shohin të gjithë një badërdi.

    • Cthua mor idiot, eshte kopesht konservativ i universtitetit..
      Kaq kafshe te ndyra keta njerez?
      Eshte parcele shkencore, or shtaze, e mban Universiteti njelloj si pajisjet shkencore dhe laboratorike.
      O dythundrak, kupton nga shoqeria njerezore, apo je vetem produkt i bashkise?

  • Vendimi i duhur i qeverise. Botaniku ka qene shteteror qe nga 1971 – shi. pse duhet tani te konsiderohet si prone e universitetit?! Universiteti vete a nuk eshte publik, apo prone e rektorit?! Shteti shtetezon edhe prona private, duke i demshperblyer sigurisht, por ketu duke qene se prona ka qene dhe eshte publike nuk ka nevoje per asnje shperblim. Eshte mire qe bashkia ta riktheje ne “origjine” edhe parkun botanik. Me kujtohet kur shetisnim aty nga vitet ’80. Diçka shume e bukur, por qe atehere nuk ia dinim vleren. Ishte prane kopshtit zoologjik. Nje vend shume i bukur. I lumte Lali Erit dhe qeverise. Nuk duhet tu merret dora shume lloj lloj idioteve. Eshte populli ai qe vendos nje here ne 4 vjet nese kjo qeveri ka punuar mire apo keq. Jo idiotet e forumeve apo ata qe kane interesa personale.

    • Po he me dhiare e Ramutit, perderisa Universiteti eshte shteteror, dhe kopeshti eshte prone shteterore ne varesi te Univ., atehere cmut ka Bashkia qe fut hundet te ndryshoje pronesine?
      Universiteti nuk eshte prone e bashkise..o plere e pariciklueshme

      • Or mut qe qelb dynjane. Je bere per tu lidhur. Kapesh me gjithe miletin si i terbuar. Je shume afer psikiatrikut. Te kam thene edhe me pare: qetesohu dhe mos e ndaj haloperidolin. Se je shume keq.

        • O rrot panxhari Lal Foku e don me bo pallate aty. Do thot neser: do zhvillu zona nuk do lene keshtu tere fera e barishte, do e mbjellim me beton e pallate se do strehuar trapat si puna jote. Ku lali ku do i gjej paret qe do fonancoka aty apo ha ka lon bab Ahmediexhadi? Tjs japin universitetit ato pare. Shtet per shtet edhte. Dhe ik e laju ne Lane te vish ne vete, te shohedh ci ka bere dynjallekut Ed Droga fhe Lal Fiku

  • Ne Zagreb, kryeqyteti i Kroacise, Kopshti Botanik ndodhet ne qender te qytetit i rrethuar me nje gardh metalik si Presidenca e jone.
    Ruhet me fanatizem, por rruget e mbrendeshme jane te asfaltuara dhe ka stola-karrike ku ulen njerezit njelloj si ne çdo lulishte qyteti.
    Pra kryen funksionin e lulishtes dhe shton jeshildhikun e qytetit, por funksionon edhe per baze shkencore.
    Ketu lali i modh ED RROTA dhe lali i vogel ER FIKU kerkojne gjithçka ta betonizojne dhe te shkaterrojne natyren e qytetit. Tung.

  • ne frankfurt thanat jane peme zbukurimi ne lulishtet e qytetit,vetem pellazget me kaske prej qelpiçi shkojne e i vjelin per shurup.
    Eh shqiperia e mjere ,barbaria dhe marrezia i ka dhjere mu ne dere.
    Eh shqipot e matufepsur politika katile koke e kembe i ka qepur,e demokracia pertej palces i ka rrjepur dhe xhepin ja u ka shqepur shqipetarit fukara.
    Zgjohu shqipetar nga gjumi
    zgjonu se shqiperin e mori lumi
    zgjohu shqipetar e ngrije zerin
    qe te dridhet dheu kur ti ulurin
    e te shkrumbohet satania
    kur ti i revoltuar hungerin
    çohu shqipetar çonju perbri malit
    koken tja shkermoqesh politikan katilit
    me kemben tende prej graniti
    mema foshnje te lindi por burr te riti.
    Pra çonju e me grusht perpjete godit
    politiken qe jetena ta fyen e ta zvenit
    çohu se mjaft u mpive ne letargji
    shporre politikanin qe te perdor si origji
    çohu!!!

  • Kopshti Botanik ne vitet ‘70-te ka qene nje perle e vertete me pothuajse perfasuesit kryesore te Flores tone te zakonshme por dhe Endemike .
    Bashkia le ta marre por Mos te Haje MUT dhe ta ktheje ne Beton .
    Ne te gjithe Boten ka kopshte Botanike dhe kur vizitoj ndonje vend , ne “” Axhenden” ” time nuk harroj qe te vizitoj dhe Kopshtin Botanik ku Shpirti me gjen Qetim . Mendoj se Pronsia i takon Fakultetit te Shkencave te Natyres dhe ILB te KAMZES .
    Si mundet nje Kryetar Bashkie dhe nje Legen Kryeminister te Denatyrizoje Natyren dhe Parqet te cilat ne te gjithe Boten jane ndertuar thuajse perpara 2 Shekujsh dhe jane te Paprekshme .

  • Nuk na paska shpik nje kopsht lojerash per femijet si argument per te glaberuar e betonizuar edhe kete pjese te Tiranes lali eri?! Apo mendon se me nuk ka nevoje as per as ´zbukurimé te pangopsise se tij se nuk reagojne qytetaret e Tiranes?!
    Qytetare ka pak Tirana , ketu eshte problemi , se po te kishte as nuk kishin huxuar me propozuar kete nga droja e qytetareve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *