Në Afganistan ka përfunduar votimi për zgjedhjet presidenciale, të cilat u përshkuan me disa sulme dhe ka me raportime për parregullsi në qendrat e votimit. Pesëmbëdhjetë kandidatë garuan në këto zgjedhje, por favorit konsiderohen presidenti aktual, Ashraf Ghani dhe shefi ekzekutiv, Abdullah Abdullah.
Qytetarët e Afganistanit votuan sot për zgjedhjet Presidenciale mes masave të rrepra të sigurisë dhe sulmeve me bomba nga kryengritësit.
Më shumë se 70,000 forca të sigurisë u vendosën në të gjithë vendin për të ndaluar militantët talibanë që janë zotuar të shënjestrojnë qendrat e votimit.
Zgjedhjet, pas dy shtyrjeve radhazi, erdhën pas dështimeve të bisedimeve të paqes mes talebanëve dhe SHBA.
Dy kandidatët kryesorë janë kryetari aktual, Ashraf Ghani dhe shefi ekzekutiv, Abdullah Abdullah. Ata e kanë ndarë pushtetin që nga viti 2014 në një qeveri uniteti.
Votimi u mbyll në orën 17:00 (12:30 GMT). Të paktën një person është vrarë dhe 27 të tjerë janë plagosur në sulmet me bomba, raketa dhe mortaja në qendrat e votimit.
Por në qytetin jugor të Kandaharit, gratë u panë duke qëndruar në radhë për të votuar, pavarësisht një sulmi me bomba në një vendvotim.
Gratë votuese përbëjnë 35% të më shumë se nëntë milion afganëve të regjistruar për të votuar.
Komisioni i Pavarur Zgjedhor i Afganistanit pret t’i shpallë rezultatet zgjedhore brenda tre javëve.
Pjesëmarrja pritet të jetë e ulët, por një votuese tha që ajo do të hidhte votën e saj edhe nëse kjo do të thotë që të qëndrojë në radhë me orë të tëra.
“Trimëria përcaktohet kur dikush duhet të guxojë të hedhë votën në Afganistan,” tha Roya Jahangir, mjeke në Kabul.
“Shpresojmë që kësaj radhe të mos ketë mashtrime – përndryshe votuesit do të ndjehen të mashtruar edhe një herë,” i tha ajo agjensisë së lajmeve Reuters.
Zyrtarët afganë kanë raportuar se gjatë procesit zgjedhor ka pasur probleme, siç është votimi me pajisje biometrike – gjë që është zbatuar me qëllim të shmangies së mashtrimeve zgjedhore.
Këto janë zgjedhjet e katërta presidenciale që mbahen në Afganistan, që prej rrëzimit nga pushteti të talibanëve më 2001.
l.h/ dita
