NJU JORK – Ishte një fjalim historik ai i KM Edit në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në Jorkun e Ri.
Dita e veçantë u duk që në mëngjes, kur te hyrja e OKB-së, i zunë rrugën një tufë cucash që flisnin një shqipe antike.
“Edi, Edi, një foto të lutna,” iu mblodhën ato dhe nuk e lanë të merrte frymë.
“Shqip në Nju Jork!”, u mrekullua KM-ja dhe një lot i rrodhi nga qerpiku i tretë i syrit të dytë majtas.
U duk sikur gëzimi nuk do zgjaste shumë, sepse një uniformë policore u afrua me ngut. Kur ç’të dëgjonte i shkreti KM?
-Uore, ça bëni aty, po bllokoni kalimin a i vrarë!
Edi u pataks:
– Edhe ti shqiptar vëlla? – i tha ai policit të OKB-së.
-Dale dale, – ja ktheu polici, – se nuk ke parë gjë akoma.
Dhe vërtet. Ende pa u hapur dera kryesore e Kombeve të Bashkuara, se nga mbiu një grup polifonik i veshur me kostume kombëtare, që ja mori këngës me iso:
Në Njuuu Jork u mblodh UNO-ja,
Fol Eeeedvin të lumtë goja,
Fol e mbroooo të drejtat tona…
Ishin nga Bënça.
KM-së iu drodh xhani dhe hyri brenda tejet i emocionuar.
Dhe mirë bëri, mësojnë Gojët e Liga, sepse menjëherë pas Edit, hyri në OKB presidenti i Salvadorit dhe grupi i Bënçës ia mori këngës: “Aj aj aj, mi Corazon encantado”.
Gjithsesi, këto emocione e bënë KM Edin ta ndërronte komplet fjalimin që kishte përgatitur dhe kur i erdhi rradha, u tha liderëve të botës, “Këtë rradhë do flas pa kartë”.
Dhe filloi:
“E dini ju morracakë, pse e quajta lëvizjen time ish-socialiste, Rilindja? Sepse jam piktor o ju mbylltë! Kush mendoni ju se e ka nxjerrë Europën në dritë dhe i bëri njerëz ata batakçinj? Rilindja. Rilindja dhe piktorët e saj, Karavaxhio, Karathanasi, Da Vinci, Da Buldozeri etj. E pra… Unë jam piktori i Rilindjes shqiptare!”
Një grup duartrokitjesh të furishme nga një cep i sallës thyen përgjumjen e të pranishmëve.
Ishin liderët e disa vendeve arabe ku në pushtet ishte partia Baath.
Ata iu mblodhën përreth KM Edit dhe nisën ta përgëzonin.
-Aferim, Edi ibn Rama abu Zavall el Mistreci. Ti je pasonjësi ynë i çmuar. A e din se Baath në arabisht domethënë Rilindje? Ahh, të ishte gjallë Sadami i shkretë, sa do gëzohej…
*****
SHËNIM / Gojët e Liga është rubrikë satirike pro OKB, por anti-Baath…

Dhe sic u duken BATH-et, s’doli gje kesaj radhe nga rilindasit! Edhe keta vec per veten e tyre menduan! E me ju lumte!
Gazeta e nerume DITA:
Vetem Edvini harroi se kishte konkurence ne OKB, sapo lideret e Partise Baath, nisën ta përgëzonin:
“…Aferim, Edi ibn Rama abu Zavall el Kaqoli i Kristaqit! Ti je pasonjësi ynë i cmuar! A e di se Baath në arabisht domethënë Rilindje? Ahh, të ishte gjallë Sadami i shkretë, sa do gëzohej…”
Ne sallen e OKB ja mberrin Gramoz ibn Ruci abu Zavall el Gerdalla e Enverit dhe deklaron para te pranishmeve:
“Po ku ke tager ti more tradhetar Edi ibn Rama abu Zavall el Kaqoli i Kristaqit te krahasohesh me Kumandarin tone Legjendar Enver ibn Hoxha abu Pedehomo el Sadisti i Bahriut dhe një lot i rrodhi nga qerpiku i tretë i syrit të majtë, ti o pusht qe nuk do te festosh 75 vjetorin e Clirimit dhe na solle kockat e Mithat ibn Frasheri abu Ballisti el Omari ne Shqypni? Po c’do ky Kaqol albanez pa shkolle ketu? Ja une kam shkolle Sigurimi pershembell, ky Kaqoli nuk ka as shkolle bojaxhiu, po ne fund te fundit c’do Kryeministri shqyptar pa din e pa iman ne OKB? Ketu vijne burra shteti qe i kane bolet deri ne toke si Like ibn Floriri abu Ryshfeti el Presidente ose Kryetar Parlamenti si puna ime?”
Një grup duartrokitjesh nga një cep i sallës theu përgjumjen e të pranishmëve.
Ishin liderët e disa vendeve arabe ata iu mblodhën përreth dhe nisën ta përgëzonin Liderin e ri besnik te Kauzes Baath:
“….Aferim, Gramoz ibn Ruci abu Zavall el Gerdalla e Enverit, poshte Edi ibn Rama abu Zavall el Kaqoli i Kristaqit! Ti je pasonjësi ynë i cmuar! Ahh, të ishte gjallë Sadami i shkretë, sa do gëzohej me trashegimtarin e Enverit…”
MIRE QE GOJET E LIGA ESHTE ROBRIK SATERIKE,PO 98% E SHQIPTARE QE FLASIN KEQ PER KETE QELBESIR E QE FATKEQSISHT ESHTE KRYEMINISTER I VENDIT SI DO TI QUANI.
Ky piktori i rilindjes asht vertet i rilindjes.Sipermarrjet e tija po sjellin ne krye te vendit Ballistet dhe tradhtaret e atdheut.Kjo sjellje a nuk i ploteson kushtet ne kuptimin e mirefillet te fjales Rilindje e tradhetarve te atdheut me ne krye kryeballistin Mit’hat Frasherin,dhe me karagjozin drejtorin e antikomunizmit per kriminela vetem e vetm pse vrane pushtues dhe ballistotradhetaret qe gjindeshin ne te njejten llogor.
Baath i thenkan vertet rilindjes se e kontrollova. PSe sthoni ju, Ramja qeka dore me Basharin e Sirise
JENI RROT CARI I RIDHJERJES NE FAKT.