Dosja e pedagogut të Elbasanit kalon te Krimet e Rënda

Leda Hysa

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” ndaj pedagogut Denis Himçi që kërkonte favore seksuale nga studentja në Universitetin e Elbasanit dhe ka caktuar që çështja t’i kalojë për kompetencë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Megjithatë, mësohet se ky vendim për transferim të dosjes nga gjyqtarit Bujar Musta bie ndesh me vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila ka njoftuar se dosjet për çështjet e korrupsionit do të hetohen nga Prokuroritë  dhe Gjykatat e rretheve deri në krijimin e SPAK.

Më herët, ndaj Himçi u caktuar ‘arrest me burg’ me 10 ditë, por në seancën e sotme gjyqtari ndryshoi masën e sigurisë në “burg pa afat”.

Ndalimi i Denis Himçit erdhi pas një videoje të publikuar në media ku ai shfaqej duke kërkuar favore seksuale dhe dhurata një studenteje në mënyrë që ta kalonte në disa lëndëve ku ajo ishte mbetëse. Pas video-skandalit, Rektorati i Universitetit të Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”  pezulloi nga detyra Denis Himçin, me detyrë personel akademik në Departamentin e Gjuhës Frënge dhe Italiane.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Ska bere krim te rende po he, e gjeten fajtorin keta, superkriminelet merren me PPP, koncesione dhe tendera.
    Sportelistin, ku e keni, apo e keni futur prape te tenderi i Unazes

  • Krimet e verteta fshihen dita dites. Nderkohe ne gazeta prodhohet tymnaje. Burg pa afat? Per cfare? Per fjale? Pedagogu ka shkelur etiken, por burgimi eshte vertet mase jo proporcionale. Edhe gjykatesi eshte influencuar nga opinioni publik i fryre mediatikisht. Gracka u pergatit nga stop. 90% e meshkujve mund te kishin rene pre. Kjo te fut friken te jetosh ne kete vend.

  • Kurse ata qe vjedhin votat hetohen nga Prokuroria e nje rrethi te humbur. Kjo eshte Drejtesia e Re. Mire thote komentuesi Asd : te merr frika te jetosh ne ate vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *