VOA: Venecia dha një opinion qartësisht të kundërt me Metën

J L

Zëri i Amerikës, i kushton një artikull të gjatë Raportit Paraprak të Komisionit të Venecias për shkeljet ose jo të Kushtetutës nga Ilir Meta. Media amerikane, në seksionin shqip të saj, citon Ilir Metën në një intervistë të dhënë për Ora News, që pretendon se nuk e ka shkelur Kushtetutën.

“Në një deklaratë për televizionin Ora News, zoti Meta tha se do të ketë një përgjigje zyrtare duke nënvizuar megjithatë se ai ka bërë ‘zero’ shkelje të Kushtetutës dhe se i ka bërë një mbrojtje të shkëlqyer Kushtetutës dhe pluralizimit politik, të drejtës së zgjedhjes sipas vetë Këshillit të Europës, Konventes Europaine të të drejtave të Njeriut, sipas detyrimeve të pashmangshme që burojnë nga marrëveshja e Shqipërisë me BE për marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, edhe sipas vetë vendimit të qartë që ka marrë Gjykata e Strasburgut për të sqaruar se zgjedhje nuk do të thotë procedurë dhe proces mekanik votimi, pra pa alternativë, por do të thotë mundësi për të ndikuar, për të zgjedhur, zgjedhje në kuptimin substancial”, shkruan VOA.

Megjithatë, në paragrafin pasardhës, Zëri Amerikës shprehet se Komisioni i Venecias mban qëndrim qartësisht të kundërt me Ilir Metën, lidhur me pretendimet e tij se “nuk e ka shkelur Kushtetutën”.

“Por në opinionin e tyre ekspertët e Komisionit të Venecias kanë një mendim qartësisht të kundërt, ndërsa pas një analize të detajuar ligjore, arrijnë në përfundimin se Presidenti tejkaloi kompetencat e tij sipas Kushtetutës, fillimisht duke i anulluar zgjedhjet lokale, e më pas duke i shtyrë ato”, shkruan VOA.

Më tej, Zëri Amerikës shprehet se Venecia i ka dhënë përgjigje pretendimit të Presidentit se “mbrojti pluralizmin politik”.

“Në dokument theksohet edhe se “anulimi i zgjedhjeve gjithashtu prek të drejtat zgjedhore të njohura nga instrumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut… Mungesa e një baze ligjore dhe e alternativave në dispozicion (shtyrja e zgjedhjeve për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, sipas nenit 170 të Kushtetutës, ose rifillimi i dialogut politik pas zgjedhjeve) e bëjnë ndërhyrjen në të drejtat zgjedhore, jo proporcionale”.

“Ata i kanë dhënë përgjigje dhe pretendimit të Presidentit se mbrojti pluralizimin politik duke anuluar zgjedhje në të cilat nuk merrnin pjesë forcat kryesore të opozitës. Sipas ekspertëve të Komisionit të Venecias “bojkoti zgjedhor nga partitë politike, edhe nëse ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektoratit nuk mund të pengojë që të bëhen zgjedhje të rregullta. Përndryshe, këto parti do të merrnin levën për të penguar plotësisht çdo zgjedhje, theksohet në projekt opinion”, citohet nga VOA.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Dje ishte dita boterore kunder terbimit.
    Shtypi nuk na jep asnje informacion se si eshte zhvilluar
    ne Presidence ky aktivitet…

  • Per komisionin Venecia nuk ka rendesi bojkoti i shumices se popullit kunder riciklimit te botes se Krim-korrupsionit-magizo-ekstremist-imoralo-politik me te tre pushtetet, plus pushtetin lokal, por kane rendesi votimet qe i dhunojne te drejtat e lirite themelore te njeriut edhe kur shumica apsolute e popullit i bojkoton ato zgjedhje fars qe vetem zgjedhje nuk ishin por vazhdim i skenareve te peshtire te rradhes nga jashteqitja shiptare e akuzuar me ze,figure e deshmi te gjalla sa istitucionale e medjatike dhe aqe me shume popullore per krime e superkorrupsione. Dhe se fundi per komisionin e Venecias vendos pakica, ne nje kohe qe ne nje shtet demokratik vlerat e demokracise jane shumica. Me kete konkluzion fatkeqesisht ky komision eshte bere pale me jashteqitjen shqiptare qe c’do dite te viti vetem se derdh lot krokodili per te mashtruar e shqyer me ppp e kompani koncesionare popullin e popujt. Turp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *