Gjykata e Krimeve të Rënda, të hënën për herë të parë do të zhvillojë gjyqin ndaj Arbër Çekajt, pronarit të kompanisë “Arbri Garden” në kontenierët e të cilëve u gjetën 613 kg kokainë.
Procesi ndaj Çekajt shtyhej prej 4 seancash, për shkak të mungesës së tij dhe mosmarrjes së informacionit me anë të letërporosive.
Ndërsa pritet që nesër, për herë të parë Çekaj të mbaj qëndrimin e tij për akuzën pasi më herët ai ka mohuar përfshirjen.
Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka mundur ta pyesë Çekajn pas ekstradimit, pasi hetimet ndaj tij ishin mbyllur në mungesë.
j.l./ dita

PO C’A PRISNI JU O GAZETA DITA?
Procesi ndaj Çekajt për 613 kg kokainë,
njashtu:
Si procesi i Saje Qorrit qe mbuloi me droge Shqypninë
sepse:
Sa te jete lokja Arta Marku dhe malokja Prela
Droga ne Shqypni do jete si “Nuse me tela”