FOTO: Një vajzë e ulur dje e vetme përballë policëve gjatë protestës në Tiranë dhe historia e një fotografie në Prishtinë që bëri xhiron e botës në 1990

redaktor

Një nga fotot që ka bërë dje xhiron e rrjetit tregon një vajzë, në mes të protestës, që është ulur në trotuar e vetme, përballë policëve që po përgatiten të ndërhyjnë.

Fotografia ka bërë shumë përshtypje dhe është komentuar gjatë. Ajo është përdorur sot edhe në kopertinën e gazetës DITA.

Fotoja të kujton një foto të lidhur me një protestë që ka ndodhur para Hotel Grandit në Prishtinë më gushtin e 1990. Asokohe nuk kishte rrjete sociale, por fotoja e një burri kurajoz që qëndron i qetë në mes të kaosit bëri xhiron e mediave më të mëdha të botës.

Teksa të gjithë iknin, ai u ul këmbëkryq. U “ngurtësua” midis dhunës dhe turmës. Ky protestues quhet Faik Rexhepi. Po cili është Faiku dhe si ndodhi ngjarja?

Foto e djeshme nga protesta në Tiranë

 

Në gushtin e 1990, shumë kosovarë ishin tubuar pranë hotelit Grand në Prishtinë dhe prisnin me padurim daljen e një delegacioni amerikan, të kryesuar nga senatori Bob Dole.

Në vitin 1990 Faiku ishte inxhinier i kimisë në “Ferronikel” të Drenasit. Sot, i shtyrë paksa në moshë, por me kujtesë të fortë, flet për për atë kohë – raporton DITA.

“Para hotelit Grand, kemi arritur diku kah ora 11:00 e ditës. Dielli po nxente. Me padurim prisnim diplomatët amerikanë. Ishim tubuar me flamuj e pankarta, për të dëshmuar shkeljen e të drejtave të njeriut dhe robërimin e Kosovës.

Policia ishte e armatosur deri në dhëmbë. Kah ora 12:00, nisi të futej nëpër masën e njerëzve dhe kërkuan që të largohemi duke thënë se “amerikanët do të vonohen”. U tërhoqëm nja 50-70 metra nga hoteli dhe ashtu po qëndronim, por duke vendosur me njeri tjetrin për mos lëvizur më asnjë metër prapa.

Nervozizmi te policët serbë u rrit me kalimin e minutave. Pas rreth 30 minutave nisën intervenimin kundër nesh me shkopinjtë e gomës dhe gazin lotsjellës”.

Po pse vendosi të ulej ashtu ndërsa gjithë të tjerët ikën? “Doja të tregoja se jemi paqedashës, se nuk sulmojmë, porse e kundërta, po protestojmë kundër dhunës” – thotë ai.

 

d.a. / dita

Share This Article
21 Comments
  • 2 korrik 1990

    A- Shqipetaret e Kosoves shpallin pavarsine, kuvendi I
    Kacanikut.

    B- Ne tirane UDB hap ambasadat qe shqipetaret e
    shqiperise te mos mendojne per ata te Kosoves

    3 Korrik 1990

    Miloshevic shprehet

    “Po te jete nevoja shqiperine e pushtoj me shoqaten e gjuetareve”.

    • Arben me se e vertete.
      Do te vazhdoja,
      1997 dhe 1998 me vrasje né Azemin hajdarit
      Né nje kohe qe shqiptaret e Kosoves vriteshin e I nxirnin nga vendi,
      Tani gjithe vemendja eshte né Hage per UCK ( Luli basha fsheh kaseten )
      Zgjedhjet né 2021 shperthen banda PD LSI , skenari serb ruso grek i realizuar nga Sali Lul Likja Mona

      • Arben e vertete,
        Do te shtoja,
        1997-1998 vrasja e Azemin. Shqipetaret e Kosoves masakroheshin,
        17 shkurt 2005 shpallja e pavarsise se Kosoves,
        15 mars Gerdecin
        20021 zgjedhjet , sebepi I vrasjes se te shkretit 25 vjecar.
        Banda kriminele antishqiptare PD e LSI né sulm. Plani serbo ruso greko Saliu Luli Likja Mona né zbatim

      • Arben e vertete,
        Do te shtoja,
        1997-1998 vrasja e Azemin. Shqipetaret e Kosoves masakroheshin,
        17 shkurt 2005 shpallja e pavarsise se Kosoves,
        15 mars Gerdecin
        20021 zgjedhjet , sebepi I vrasjes se te shkretit 25 vjecar.
        Banda kriminele antishqiptare PD e LSI né sulm. Plani serbo ruso greko Saliu Luli Likja Mona né zbatim
        Flm

  • Si me pas qenë shokë me Ibrahim Rugoven foto për asgja krahasu me një burrë të vërtetë i cili duar thatë por me grushta përleshet me policë serbë gjatënji proteste në Prishtinë ajo ja vlen shpesh të rikujtohet

    • Sakte Demo!
      Te besh paralele midis protestave dhe qendrimit heroik te atij burri ne Kosoven e atehershme me rrugacerine e protestave te Tiranes se sotme eshte Turp!

        • O tifozi qorr i Partise!
          Bravo, vazhdo te mbash koken tek bytha e saliut!
          Eshte pune vemjesh, dhe jo te gjithe e bejne!

          21 Janari ishte nje revolte kunder hajduterise!
          U vrane nga shpellari dhe u quajten kokepalare nga ai qe u kap me preshe ne duar dhe nje bote e tere e pa ne video!
          Luli apo ylli i eskimezit Arvizu qe dirigjon levizjen dumbabiste sot per te ardhur ne pushtet eshte karte e djegur!
          Provat e asaj dite u manipuluan dhe hapur u dekoruan edhe gardistet si nga Saliu dhe nga shkerdhata Rama!
          Po ashtu vetem pak metra larg vendit te krimit, vite me vone u gradua President turpi i vendit Meta, dhe kjo fale Edit dhe Saliut per ti mbyllur gojen drejtesise! Pra tradheti nga te gjithe bastardet e ketyre tre dekadave!
          Une jam per largimin e Rames, kur populli vertet te protestoje! Jo disa talebane…
          Pra vazhdoni zanatin e by…..es, por bejeni hapur te pakten!
          Kete zjarrvenie qe keni nisur u dalte nga hundet, aty nuk eshte populli por majmunet e paguar nga ata qe kane frike burgun!

          Uroj ti bini ne qafe ndonje hundeleshi dhe pastaj kur ti fluturoje kapaku i kokes ndonjerit atehere ta kuptoni se cfare po beni me pronen publike dhe institucionet e shtetit!
          Haxhiqamiliste qe shkaterroni muze e bibloteka! Turp

  • Ti Demo me ket budallain tjeter nuk dini ta ndani revolten nga huliganet.
    Nuk ka faj nje protestues qe shkon atje dhe gjen Stresin qe djeg kazanet.
    Fajin e ka vete policia.
    Ajo e ka len te lire Stresin gjate ktyre viteve. E ndalojn dhe e lirojn brenda 24 oreve se nuk kan byth ta mbajne.
    Dhe akoma sot nuk e arreston se “nuk e gjen dot”, nderkohe qe ai u ben karshillek nga rrjetet sociale

    • Sipas jo vetem historise por edhe personazhit te fotos, para hotelit Grant ne Prishtine demostrohej me flamuj e pankarta, nje demostrate me shume se paqesore, kurse ne rastin e Tiranes protestohet me hunj, gure e molotov. Thjesht ajo eshte nje foto e artistike e menduar mire nga protestuesja, ndoshta e vetme protestuese e pa armatosur. Dhe kjo per hir te fotos qe do te realizonte. Inetresohuni a u demtua ndonje polic serb ne protesten para hotelit Grant ne Prishtine dhe shikoni sa polic u plagosen mizorisht nga barbaret ne Tirane, nga te ngjashemit e kesaj buces ne foto. Pastaj nxirni konkluzionet.

  • Krahasim i pa vënd këtu është policia shqipëtare kurse atje ishte polici pushtuesi shekullor ai në Prishtinë i ngjanë një budallai protestues kurse kjo zonja protestuse e qetë

  • Milloshevici paska thene dikur :’Shqiperine e marr me shoqaten e gjuetareve,ndersaa miku i tij Sali Berisha ne ”97 deklaroi :” qeverine e rrezoi me Mamurrsit””

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *