Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Laç rreth orës 15:30 minuta.
Një person, i cili po udhëtonte me motoçikletë mbeti i plagosur pasi u përplas nga treni i linjës Tiranë-Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur te mbikalimi i hyrjes për në qytet, sapo treni ka lënë stacionin e Laçit.
Drejtuesi i motoçikletës ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit të Laçit ku edhe po merr ndihmën e parë mjekësore.
Shkak është bërë ndërprerja e rrugës së menjëhershme të trenit nga ana e motoçikletës, e cila pavarësisht se kishte të ulura trarët që pengon kalimin e mjeteve në rrugë, nuk është marrë në konsideratë nga drejtuesi i motoçikletës.
e.ll./dita

kafsha ta mesoj rregulloren e qarkullimit ne spital
Cpo heq ky treni i shkrete me dy vagona turp i botes e edvin palloshi do te futesh edhe ne europe