Shqiptarët ‘fluturojnë’ më shumë

Edona Llukacaj

Sipas të dhënave të INSTAT, shqiptarët po udhëtojnë gjithnjë e më shumë, në fakt ata po ‘fluturojnë’ më shumë.

Në janar- gusht 2019, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar në rrugë ajrore është rritur me 11.5%, krahasuar me janar- gusht 2018.

INSTAT tregon se në janar- gusht 2018, transporti i pasagjerëve në rrugë ajrore ka qenë 1 milionë e 992 mijë e 529, ndërkohë që ky numër kaloi në 2 milionë e 22 mijë e 29, në janar- gusht 2019.

Po sipas INSTAT, numri i pasagjerëve që kanë zgjedhur të udhëtojnë në rrugë detare në janar- gusht 2019 është rritur vetëm me 3.2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Në 8 mujorin e 2019, kanë udhëtuar 1 milionë e 162 mijë e 66 pasagjerë nëpërmjet linjave detare, ndërkohë që në 8 mujorin e vitit 2018, ky numër pasagjerësh ishte 1 milionë e 126 mijë e 351.

Nga ana tjetër, pasagjerët e kanë braktisur edhe më transportit hekurudhor, gjatë 8 mujorit të vitit 2019. 52 mijë e 412 pasagjerë kanë përdorur transportin hekurudhor për të udhëtuar, afro 13 % më pak nga e njëjta periudhë e vitit 2018, kur 60 mijë e 33 pasagjerë kanë përzgjedhur transportin hekurudhor për udhëtime./ scan

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *