Paniku i 21 dhjetorit, Kina arreston 100 persona

anazapta

Të paktën 100 persona janë arrestuar në gjashtë provinca të Kinës, për përhapje paniku në lidhje me të ashtuquajturin fundi i botës, i parashikuar nga fiset maja për të premten, 21 dhjetor.

Të arrestuarit bënin pjesë në një sekt fetar të quajtur “Zoti i Plotfuqishëm”, i cili ka shpërndarë në të gjithë vendin mesazhe të cilat parashikonin katastrofën e afërt.

Ndërkohë, profecia maja dhe ankthi që sjell me vete është shpërndarë në të gjithë botën nëpërmjet internetit, i cili në kinë numëron më shumë se 400 milionë përdorues.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *