Publikohet video e dhunës, Molliqaj: Luftoj për atë që besoj

Edona Llukacaj

Disa ditë më parë, përfaqësuesi i PSD të Kosovës, Dardan Molliqaj dhe përfaqësuesi i VV Haki Abazi u përfshinë në një përleshje fizike, pas një debati televiziv.

Tensionet që kishin filluar që në studio mesMolliqajt e Abazit, u përshkallëzuan në korridorin, ndërsa e gjithë ngjarja ëshë filmuar nga kamerat e sigurisë  dhe është zbuluar nga media e Kosovës, Sinjali.

Pamjet e dala i japin përgjigje edhe pyetje se kush e filloi këtë përplasje fizike.

Menjëherë pas publikit të pamjeve, përfaqësuesi i PSD, Dardan Molliqaj, dhe njëherazi bashkëshorti i ministres së arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini, ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Ai është shprehur i kënaqur që pamjet janë bërë publike.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Shumë mirë që dolën videot. Tash ndalen të gjitha spekulimet. Një subjekt që u paraqit si viktimë dhe ndërtoi konspiracione bashkë me një televizion, po dalin hapur si mashtruesit e radhës. Shpifin në emisione; sulmojnë vetë pas emisioneve; ikin me vrap pastaj dhe në fund tentojnë të paraqiten si viktima. Mua më vjen keq për situatën e krijuar por asnjëherë nuk do të ndalem duke ia thënë të vërtetën secilit. Unë nuk fshihem. As nuk mashtroj. As nuk viktimizohem. Luftoj për atë që besoj.

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *