“Unë vendos”, mijëra protestues në rrugët e Meksikës për legalizimin e abortit

J L

Mijëra banorë të Meksikës, kryesisht vajza dhe gra, kanë dalë në rrugët e qyteteve më të mëdha për të kërkuar lejimin e abortit.

Shumë prej protestuesve ishin të veshur me rroba të gjelbra dhe me pankarta ku mbizotëronte thënia “Unë vendos”, të cilat janë bërë simbol i lëvizjes për të drejtën e abortit në mbarë Amerikën Latine.

Protestat që u mbajtën në Ditën Ndërkombëtare të Abortit të Sigurt erdhën pasi rajoni meksikan i Oaksaka-s e miratoi javën e kaluar projektligjin për legalizimin e abortit.

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, e ka dërguar më parë një propozim në kuvend, me të cilin do të amnistoheshin gratë e burgosura për atë që cilësohet krim në pjesën më të madhe të vendit.

Kryeqyteti i Meksikës e legalizoi abortin në vitin 2007, por shumica e popullsisë së shtetit ka pikëpamje konservatore lidhur me këtë çështje dhe presidenti deri tani ka ngurruar të marrë ndonjë qëndrim të qartë për apo kundër abortit, shkruan “Independent”.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *