“Kosovë – Shqipëri pa kufij, platforma është përgatitur”

Ornela

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Ekrem Mustafa në një intervistë per RTV Ora deklaron se është e mundshme heqja totale e kufijve mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Pjesë nga intervista

A është projekt i mundshëm heqja totale e kufijve Shqipëri- Kosovë?

 Është projekt i mundshëm, grupet e punës kanë punuar platformën e propozimit. Grupet punuese janë mbledhur 7 ditë në Durrës dhe kanë punuar rreth kësaj platforme. Ne do të angazhohemi të mbrojmë kufijtë e jashtëm,  që të kemi stabilitet ekonomik, makrofinanciar dhe të mos kemi evazion fiskal dhe të ruajmë rendin dhe sigurinë e shteteve që përqafojmë.  Këtë nismë e kemi kërkuar në të gjithë rajonin, dhe në të ardhmen e kemi planifikuar që të jetë një lloj liberalizimi i lëvizjes sëkirë në të gjithë rajonin” 

Shengeni ballkanik, a është konsultuar Tirana me Prishtinën?

Këto konsultime kanë nisur që në mbledhjen e fundit mes dy shteteve, dhe si projekt ka dalë nga ajo mbledhje, por ne gjithsesi duhet të përgatitemi për BE dhe integrimin në BE. Në BE kufijtë nuk ekzistojnë. Duhet të përgatisim dhe të trajnojmë dhe ekipet tona që të në tardhmen të jenë të përgatitur për integrimin në BE. 

o.j/dita

Share This Article
6 Comments
  • më duket pak a shumëëëëë
    si fushatë elektorale??
    ku pordhët mund ti lëshosh si të duash e nga të duash se askush nuk mban përgjegjësi?!
    shqiptarë hesapi!!mjaftojmë të përfitojmë atë që duam se askush nuk mban përgjegjësi për atë që thotë e premton??
    nëse bëhet një gjë e tillë në realitet!?
    atëherë do të kemi një reagim të BE!!
    pra ajo ka një kufi të zbuluar në kufijt e saj të jashtëm!!
    juridikisht një gjë e tillë nuk shkon!!
    atëherë lind pyetja
    do të pranohet shqipëri e kosovë në të njëjtën kohë,apo do të bllokohet shqipëria për të hyrë në BE??
    në fakt është një nga pikysynimet e politikës shqiptare!!
    asaj nuk i intereson hyrja në BE ku kontrolli do të jetë shumë shumë më i rëndë!!
    pra me preteksin e “bashkimit kombëtar” ne nuk pranojmë të hyjmë në BE!!
    një variant tjetër mund të jetë një lajthitje elektorale e këtij ministri!!
    disa lapaqenërira për të kaluar albin islamistin!!

  • Jemi shume te vonuar. Kufijt ndemjet Kosoves dhe Shqiperise nuk kane asnje kuptim. Nje komb nuk mund te kete kufij ndares. Kush i vuri kufijt ndemjet dy shteteve tona!!!. Nje popull, nje komb jeton neqoftese ka nje treg te brendeshem te zhvilluar pa dogana e vonesa ne kufij.

  • Shpresojme te MOS jene lojra elektorale, sepse kjo gje dhe te tjera, duheshin realizuar prej kohesh. Prosperiteti I kombit ka vetem nje rruge: tregun pa pengesa e barriera ndermjet trevave shqiptare. Kjo sjell begatine dhe unifikimin perpara veprimeve politike qe perdoren per qellime propagandistike dhe perfitimi.

  • Gjate genocidit te eger Serb ne Kosove, u pa sakte dhe qarte qe shqiptaret e Kosoves, kosovaret hyne ne territorin e shtetit te Shqiperise qe nga Kukesi e deri ne Sarande dhe me kete rast u hapet dyert e shtepive te shqiptareve per te pritur vllezeritqe qe ishin ne dite te keqe.
    Kjo tregoj qe jemi nje popull dhe nje komb, por te ndare ne dy shtete nga ana politike.
    Faktikisht politika e dy shteteve tona Shqiperi dhe Kosove le shume per deshiruar, ne menyre te veçante e Shqiperise, sepse jane mender politikan, dallkauke, maskarenj qe nuk e kane problem qe per interesa te tyre, te klaneve dhe te oligarkeve te shesin gjithçka qe nga pasurite kombetare dhe territore si ishte rasti i ujrave territorial bregdetare, qe e ndaloj kete veprim Gjykata Kushtetuese.
    Me politikan, shtetar dhe qeveritar si SALI BERISHA, FATOS NANO, LULEZIM BASHA dhe ky funderrina aktual EDI RAMA nuk bejme as shtet, as demokraci te vertete, as ngritje ekonomike dhe as mireqenie te popullit.
    Vetem nje shembull, nder 5(PESE) vendet qe ka me shume ujra ne Evrope eshte SLLOVENIA, qeveria e saj ka propozuar qe meqenese uji i pijshem eshte me se jetik per individin, per familjet dhe mbare popullsine, prandaj ky artikull, UJI i PIJSHEM te jepet falas.
    Ne nje kohe qe SHQIPERIA ze vendin e dyte pas Norvegjise per ujra.
    Kurse ketu tek ne rritet vazhdimisht çmimi i ujit. Ky eshte legeni EDI RAMA qe ka vetem broçkulla, pallavra dhe hajdutlliqe duke bere mbi NJEMIJE MILIARD DOLLAR dhe duke i derguar e fshehur ne Bankat ofshore te Karaibeve. Tung.

  • Me keta potikane ska hapje sepse jane te kapur pas monopolit te importit te mallrave
    Shpresojme qe albini te jete ndrysge dhe ne shqiperi te dale nje rryme e re
    Ralitetin e sotem do ta krahasoja me pashallaret dikur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *