Telebingo-Shqiptare / Çmimi i madh në Elbasan, fituesi merr 985,900 lekë

J L

Çmimi i madh  i Telebingo shqiptare shkon në Elbasan, fituesi merr 985,900 lekë

Krahas çmimit të madh, në shorteun e ditës së djeshme janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 10734 lojtarë të tjerë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare 50 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 181 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo shumën prej 2,055 lekësh. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 6, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Me mijëra fitues të përzgjedhur nga të gjitha qytetet në vend, kanë mundur të sigurojnë edhe përgjatë shorteut të djeshëm, çmimet dhe dhuratat e preferuara të Telebingo Shqiptare. Sikundër është bërë traditë tashmë, të parët janë shpallur 10 fituesit çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e radhës për dy çmimet e mëdha 100,000 lekë, si dhe shumat e tjera të lojës me ruletën e fatit. Ndërkohë që nga loja e ruletës së fatit ditën e djeshme, Tonini ka siguruar shumën prej 25,000 lekësh, Naimi 23,000 lekësh, Marjana 27,000 lekë, Engjëllushja 24,000 lekë, Aliu 24,000 lekë, Ermira 103,000 lekë, Shuaipi 30,000 lekë, Asqeriu 25,000 lekë, Juliani 27,000 lekë, Dashnori 25,000 lekë, si dhe Teuta 102,000 lekë. Të tjerë fitues i janë bashkuar lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Me rregullin e ri, edhe nëse përgjigjeni me “alo”, sërish do të luani në lojën telefonike. Ndërsa telefonuesit që do të përgjigjen “Telebingo” në telefonatën surprizë të bërë gjatë lojës, krahas çmimeve të zarfeve, do të fitojnë edhe një shpërblim prej 5,000 lekës. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja telefonike të ndalet fillimisht në qytetin e Shkodrës, duke shpallur Rozinën si fituesen e parë, i cila ka tentuar të godasë në shenjë një ndër çmimet më të preferuara, makinën “Hyundai”. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin ku fshihej ky çmim, me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ajo ka siguruar shumën prej 70,000 lekësh. Fredi ishte një tjetër fitues që i është bashkuar lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, duke siguruar shumën prej 65,000 lekë. Një tjetër fituese, ka vijuar të luajë me lojën telefonike. Me mbajtjen e tre zarfeve më të preferuara, Bedria ka fituar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 95,000 lekësh. Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe të përzgjedhurës së radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Mimozën në qytetin e Korçës, e cila është shpallur fituese e 100,000 lekësh. Më pas loja ka vijuar me shpalljen e një tjetër fituesi. Prenga ka siguruar nga Telebingo shumën prej 90,000 lekësh. Ola në Korçë ishte fituesja e radhës që ka tentuar të  gjejë zarfin ku mund të fshihej makina, por me zarfet e mbajtura, është shpallur fituese e plot 110,000 lekëve. Ndërsa Violanda ka siguruar shumën prej 80,000 lekësh. Fitues të tjerë i janë bashkuar lojës së Telebingos edhe në shortin e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ka mbërritur në 985,900 lekë. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndalur çmimin e madh në qytetin e Elbasanit, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Krahas çmimit të madh, janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 10734 lojtarë të tjerë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare 50 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 181 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo shumën prej 2055 lekësh. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 6, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingo Shqiptare. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të reja të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Donika Kastrioti”, mbrapa “Kullave Binjake”, Vila 9/1.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *