“Irani shkatërrohet brenda natës”, rrjedhin informacionet e planit ushtarak amerikan

Ornela

Dokumente që kanë dalë fshehurazi nga një plan i ushtrisë amerikane, tregojnë se për Amerikën, regjimi i Iranit mund të shkatërrohet brenda natës me një sulm kolosal.

Vendimin për sulmin masiv kundër Iranit mund ta marrë Donald Trump.

Sipas planit, sulmet do të ishin të ngjashme me ato të vitit 2003 në Irak.

Një masë predhash Tomahok do të lëshoheshin breshëri përmbi vend, dhe avionët bombardues B-52 do të mbushnin territorin me dhjetëra mijëra tonelata bomba.

Pentagoni ka më shumë se 10 vite që e mban gati një plan të detajuar për sulmin ndaj Iranit.

Frika që është shtuar kohët e fundit për një konflikt të mundshëm, pasi Teherani sulmoi fabrikat e përpunimit të naftës në Arabinë Saudite, ka bërë që të dalin këto dokumente të cilat tregojnë se ekspertët po shqyrtojnë sesi do të shpalosej sulmi i SHBA-ve.

Të parat që do të shkatërroheshin do të ishin fabrikat e shumta të Iranit.

Në vend të armëve bërthamore do të përdoreshin predhat tradicionale, por pavarësisht kësaj, fuqia ushtarake e Iranit do të mposhtej pothuajse brenda një dite.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Irani ka arme bethamore.Risku i keq i cifuteve (populli thjeshte dhe sauditve) por ne nerva e siper mund t gjuajne “gabim” edhe Evropes. dhe lufta filloi……

  • Irani nuk është Irak, i cili kishte armatim sovjetik, Irani ka armatim bashkëkohor gjithashtu ka dhe armë bërthamore.
    Me gjithëse dhe Iraku nuk u shkatërrua brenda natës .
    Kjo quhet trysni psikologjike që përdoret për të deinkurajuar kundërshtarin.
    Po të ishte kaq e lehtë mposhtja e Iranit SHBA-ja do ta kishte nisur luftën që me kohë, gjithashtu mos harrojmë që Irani ka aleat Rusin dhe Turkun që të dyja shtete të fuqishme ushtarakisht dhe Kundërshtarë të SHBA-së, ndërkohë që Iraku s’kishte asnjë aleat të fuqishëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *