Moikom Zeqo
(Ngjarje e jetuar )
Në korrik të vitit 1989 studioja në “L’ecole Francaises” në Romë për një specializim në arkeologji, kryesisht për artin e skulpturës antike.
Punoja në bibliotekën e “L’ecole Francaises” nga mëngjesi deri në mbrëmje vonë.
Ishte hera e parë që vinte nga Shqipëria një studiues këtu.
Isha gati krejt i vetmuar, i lidhur tërësisht me librat e pafundme që më mrekullonin dhe më sfilitnin.
Kishte shumë studiues të huaj nga e gjithë bota.
Secili shikonte punën e vetë në heshtje. Përshëndeteshin me njëri tjtetrin sipas kodit asketik të mirësjelljes, pastaj zhyteshin pa harruar në studim- çdo gjë shkonte mirë, por qëndrimi i gjatë në bibliotekë më krijonte një problem.
Unë nuk shkëputesha dot nga duhani i mallkuar dhe dilja shpesh në një taracë të bibliotekës për të ndezur një cigare.
Pothuaj të gjithë studiuesit e tjerë nuk ishin duhanxhinj. Përveç njërit.
Ky qe një studiues nga Universiteti i Izraelit, Dr. Joshua Amos Shalom.
Qe i ri, nuk i kishte mbushur të tridhjetat.
Kishte një fytyrë inteligjente dhe sy me një ndriçim gati hipnotizues.
Takoheshim shpesh në taracë dhe duke tymosur bënim biseda të shkurtra përherë konvencionale për motin, për Romën, por asnjëherë për politikën dhe fetë.
Joshua qe i sjellshëm dhe i qetë.
Asnjëri nga të dy nuk guxonte të hidhte një hap të ri në këtë njohje të rastësishme.
Nga biblioteka unë dilja zakonisht në orën nëntë të darkës, ndër të fundit.
Shëtisja pak në Piazza Navona dhe futesha në një kafene ku shërbehej dhe për të ngrënë diçka të lehtë apo dhe për të pirë një gotë Fërnet Branca.
Për habi, të njëjtën kafene frekuentonte dhe Dr. Joshua.
Mbas disa ritulaeve të tilla thjesht të mirësjellshme më në fund akulli u thye.
Kjo për shkak të Fërnet Brankës.
Një mbrëmje e thyem një rekord.
Secili nga ne piu nga 5 gota Fërn Branca.
Kjo gjë na çliroi nga formalizmat.
Joshua më pyeti se me çfarë merresha.
I thashë se isha arkeolog dhe po përgatisja një doktoraturë për skultpurën antike në Dyrrah.
Ky është dhe qyteti ku unë kam lindur dhe ku jetoj.
_Nuk kam qenë asnjëherë në Shqipëri, – më tha Joshua.
–Por di se shqiptarët kanë qenë populli i vetëm në Europë që i kanë mbrojtur hebrenjtë gjatë holokaustit gjatë Luftës së II-të Botërore.
Pastaj unë e pyeta Joshuan se cilat ishin interesat e tij shkencore.
Ai më tha se ishte doktoruar për dorëshkrimet e vjetra të gjetura në shkretëtirën e Detit të Vdekur, kryesisht me ungjijtë gnostikë.
Në Universitetin e Izraelit jepte leksione për historinë romake.
Kishte ardhur këtu në Romë për të studiuar dhe për të mbaruar një librin e tij që i kushtohej Jul Çezarit dhe Jezu Krishtit.
Mua më intrigoi pafundësisht kjo gjë_ ç’lidhje mund të ketë Jul Çezari me Jezu Krishtin?
Çezari ka vdekur një shekull përpara Krishtit.
_ Më pak se një shekull,- më saktësoi Joshua.
Padyshim s’ka ditur gjë për Krishtin.
Çezari është një perandor i famshëm romak.
Në vitin 48 para Krishtit, – i thashë unë, – Çezari ka luftuar me Pompeun në Dyrrah.
-E di shumë mirë këtë gjë, – ma ktheu Joshua.
Çezari qe një strateg i madh, por më të paharrueshëm atë e bënë librat që shkuajti.
I ka shkruajtur në vetën e tretë, – thashë unë, – d.m.th nuk ka thënë “unë Çezari ” por “ai Çezari ”.
Shpikje e zgjuar, – ma mbështeti mendimin Joshua.
Në këtë mënyrë Çezari mundohej të paraqiste maksimumin e objektivitetit.
Biseda e ndërthurur vazhdoi gjatë.
Joshua më tregoi strukturën dhe thelbin e librit që kishte në duar.
Gjithë libri merrej me ditët e fundit, me vdekjen e Jul Çezarit.
Historiani romak Seutoni në biografinë e Jul Çezarit ka regjistruar dëshmi të paharrueshme por dhe tejet kontradiktore.
Çezari kishte autoritet të padiskutueshëm, ishte në kulmin e lavdisë dhe të pushtetit të tij.
Ndaj tij orgamizohet një komplet.
Këtu fillon enigma e madhe.
Një natë para vrasjes e shoqja e tij, Kalifurnoja, e pa një ëndërr; atë që Çezari n do ta vrisnin pabesisht kur të shkonte në Senat.
Iu lut të shoqit të mos shkonte në Senat atë mëngjes.
Çezari e dëgjoi me vëmendje dhe në vend që të egërsohej, apo të merrte masa mbrojtëse.
Befas u bë më i qetë dhe gati u këndell.
Qe një sjellje e panatyrshme.
U nis për në Senat i shoqëruar nga rojat e gardës.
Duke ngjitur shkallët e mermerta i paraqitet një njeri i panjohur.
Bie në gjunë para tij dhe i jep një letër dukei thënë, se aty ishin shkruar tërë emrat e komplotistëve që kishin vendosur t’a vrisnin atë ditë.
Çezari e mori letrën por nuk e lexoi.
-Mos shko në Senat, – iu lut i panjohuri gati duke ngashëruar.
Çezari nuk iu përgjigj dhe eci me këmbëngulje përpara. Hyri në aulën e Senatit dhe u ul në fronin e tij.
Njëri nga Senatorët iu afrua dhe i kërkoi duke iu lutur që të kishte mirësinë dhe të anulonte internimin e të vëllait të tij me urdhër të Çezarit.
Çezari tundi kokën në mënyrë mohuese.
Pastaj ndenji duke u menduar gjatë, duke vënë pëllëmbët e duarve mbi fytyrë.
Kur u përmend urdhëroi rojat që të largoheshin. Pikërisht kështu thotë Seutoni “në mënyrën më të pabesueshme i tha rojave t’a linin vetëm”.
Pse vallë?
Dihet se ç’ndodhi më pas.
Senatorët rebelë nxorrën thikat dhe e goditën.
Ai i pa po nuk u ngrit nga froni.
I priste goditjet në heshtje.
Por kur pa Brutin, që e konsideronte si birin e vet, që ngriti thikën kundër tij tha fjalët e pashlyeshme: “Et tua Brutus?”.
Pastaj vdiq mes gjakut që shpërtheu nga plagët, si të kishte kërshëri të papërmbajtshme për të parë vrasësin. Kështu përfundon skena e vdekjes.
Për Dr. Joshua kjo skenë reale kishte një kuptim krejt të ndryshëm. Joshua argumentonte faktin se Çezari shkoi me bindje të plotë drejt vdekjes së tij.
Ai e kishte tërë inteligjencën dhe mjetet për t’a shmangur vdekjen por në thelb ai nuk donte vetë t’a shmangte atë.
Ai mund t’i kapte dhe t’i vriste komplotistët, apo më e pakta të mos i largone rojat që lehtësisht do t’a mbronin atë nga tërë senatorët hakmarrës.
Pse veproi kështu Çezari ?
Këtu nis një nga enigmat më të pabesueshme në histori. Dr, Joshua qe i bindur se vrasja e Çezarit nuk qe më tepër dëshirë e vrasësve sesa dëshirë e të vrarit.
Çezari e kishte menduar gjatë dhe me detaje tërealizueshme skenën fatale të fundit të vetë.
Çezari kishte një popullaritet të madh.
Legjionarët e donin por dhe dijetarët e çmonin.
Ai kishte fituar beteja të pabesueshme.
Ai e donte lavdinë.
Por ai e dinte shumë mirë që i duhej një tjetër lloj fundi, një tjetër lloj mbarimi të jetës.
Jo madhështia,- por krejt e kundërta.
Vulgariteti dhe pabesia duhej t’a kurorëzonin jetën e tij.
Nga informatorët ai e dinte që më parë që Bruti i tij i dashur qe bashkuar me komplotin.
Ai jo vetëm që nuk e ndaloi Brutin, por gati ngazëllohej dhe e miratonte tradhtinë e tij.
Sepse kështu plotësohej plani i fshetë por dhe afatgjatë i Çezarit për vdekjen e tij.
Çezari qe velur me lavdinë.
Po ndiente rrënimin e pleqërisë.
Dihet që e sulmonin shpesh dhe sulmet e epilepsisë, që e bënin qesharak në sytë e të afërmve.
Jeta i qe bërë një barrë.
Shtetasit romakë dhe popujt që kishte pushtuar nuk i interesonin më.
Lavdia nuk ia qetësonte më shpirtin.
Ai e dinte se lavdia nuk qe gjithçka.
Një lavdi e lumtur me një fund të bukur është gjithmonë rutinore dhe nuk paraqet asnjë interes.
Interesi është atje ku ka ankth, dyshime, klithma, paradokse, pra ide përjashtuese dhe të papërputhshme në shekuj.
Para vdekjes Jul Çezari në vetmi e pati një vizion.
Ky vizion qe i pakuptueshëm por dhe tepër joshës.
Vizioni i tregoi se nuk mund të ishte për të ardhmen një njeri i madh nëse nuk ishte dhe një viktimë e madhe e rrethanave. Çezari t i duheshin rrethanat.
Ai nuk mund ti organizonte vetë këto rrethana.
Për fatin e tij të mirë, komplotistët bënë gjithçka saktësisht duke e realizuar ashu siç duhej objektin e viktimizimit të tij në një skenë të lemeritshme, pra dhe të paharrueshme asnjëherë.
Në këtë skenë krimi të tmerrshme prania e Brutit qe absolutisht më e rëndësishmja.
Çezari nuk kishte dashur dhe nuk kishte çmuar asnjë njeri në botë sa Brutin e ditur, kurajoz dhe të ndershëm.
Bruti qe aleati dhe përsosësi i tërë shtjellimit emocional maksimal të skenës së kalimit në botën tjetër.
Kështu pavdekësia vërshonte mbi lëkurën e Çezari t duke e praruar me një dirtë verbonjëse.
Po çështa është nga i erdhi ky vizion Çezarit?
Kjo është pyetja më e pabesueshme.
Dr. Joshua me një guxim hindarik, me një kthjelltësi mahnitëse kishte vënë re një analogji.
Analogjia qe kaq e madhe sa dukej si një përputhje e dytë e të njëjtit plan.
Jezu Krishti kishte hyrë triumfalisht në Jeruzalem dhe qe shpallur nga i gjithë populli si Mbret i Jeruzalemit.
Ai qe në kulmin e fuqisë dhe të autoritetit.
Ndaj tij rabinët e bënë një komplot që fare mirë Krishti mund t’i shmangej.
Apostulli më i dashur i Krishtit qe Juda Iskarioti.
Krishti hyjnor mund të parashikonte gjithçka.
Ai mund t’a parandalonte shkuarjen e Judës tek rabinët komplotistë.
Por nuk e bëri këtë gjë.
Pse?
Kur Krishti ishte në Malin e Ullinjve ai e dinte se do të vinin ushtarët romakë, nuk u arratis, as nuk i shkrumbosi me rrufenë e Zotit, e la krejt i qetë Judën që t’a puthte në faqe për identifikimin e patjetërsueshëm të shekujve.
Krishti e kishte kështu të qartë se çdo të ndodhte me të.
Ai nuk mund t’a hidhte poshtë projektimin e rrethanave që e çonin detyrimisht në kryqëzim.
Kryqëzimi qe finalja e gjithçkaje.
Pa kryqëzimin e turpshëm dhe të llahtarshëm ndoshta ai mund të harrohej, por nuk donte gjithsesi të harrohej.
Krishti qe në dijeni të gjithçkaje.
Ai jo vetëm nuk i kundërshtoi rrethanat por i fuqizoi vetë, i përsosi, i bëri përfundimtare.
Sipas Dr. Joshua midis Jul Çezarit dhe Jezu Krishtit kishte funksionuar e njëjta skenë mistike dhe universale.
Kjo qe në substancë tema e librit të Dr. Joshua.
Unë u habita.
Mbeta i shtangur.
Nuk kisha fuqi të arsyetoja.
Analogjia e pabesueshme m’u duk befas e besueshme.
Nuk mendoja se Çezari dhe Krishti duke qenë personalitete të ndryshme mund të kishin diçka të njëjtë.
Nuk më pëlqejnë krahasimet e gabuara që i degjemerojnë apo i bëjnë surele analogjitë.
Por ndoshta ekziston një arketip, që vdekëtarët e zakonshëm nuk mund t’a dijnë kurse ata që ngrihen mbi nivelin e tyre mund t’a dijnë.
Dr. Joshua qe i shqetësuar se kur t’a botonte librin e tij do t’a mbulonin me kritika të vetëkuptueshme.
Por bindja e tij qe bindja e një dijetari krejtësisht objektiv, që kërkonte zbulimin e së vërtetës përtej tërë apologjive apo teologjive
.Pasi u ktheva në Shqipëri e kam kujtuar shumë shpesh këtë subjekt.
Nuk di asgjë mbas kaq vitesh se ç’u bë me Dr. Joshua?
Nuk di a e botoi librin apo jo?
Por gjatë hulumtimeve të mia u befasova kur lexova për një traktat të poetit mistik anglez John Done, sonetet e të cilit unë i pëlqeja shumë, për skenën e kryqëzimit të Jezu Krishtit ku ai ngulte këmbë me një arsyetim madhështor dhe të pakundërshtueshëm se Jezu Krishti duke qenë i plotëfuqishën dhe i gjithëdijshëm, jo vetëm që kishte mundësi për të shmangur arrestimin dhe fundin e tmerrshëm, por përkundrazi me vetëdije hyjnore shkoi drejt vrasjes së vetë që qe një vetvrasje.
A e kishte lexuar John Done Dr. Joshua?
Ndoshta.
Përputhja e dy mendimeve përforcon një ide të vetme.
Në rastin konkret hidhet një urë mbi humnerë, sfidohet boshllëku.
Kështu studimi i Dr. Joshua për Jul Çezarin dhe Jezu Krishtin nuk ishte thjesht një shpikje, një marrëzi, një skandal, ose një çudi mediatike por një logjikë, një strukturë gjithëpërfshirëse edhe për shëmbëlltyrat e tjera në histori.

Nje shkrim mjaft interesant!
Nderime, i nderuar MOIKOM!
Ne historine e Shqiptreve ka plot analogji me kryqezimin e Krishtit: keta jane Heronjte e Lirise, Pavaresise, Demokracise dhe teresise tokesore te Shqiperise. Cezari ishte nje Diktator si Enveri dhe Bruti si Ramiz Alia.
KA EDHE POPULLI YNE NJEREZ TE DITUR BASHKE ME HIENAT ME DIPLOMA FALSE.
NDERIME MOIKOM
Ky Buda gjithmone flet procka kur nuk i pin ilacet…
per krishtin, shpjegimi eshte dhene nga vete bibla . nuk ka nevoje t’i shtoshe, apo heqesh, asnje presje dhe eshte normale kur nisesh nga deshira …HUMANE .cezaret, neronet, sulltanet, khanet, napoleonet, hitleret…berishet.. i perkasin sektit te njeriut, me instikte ..GJENETIKE .