“Pakti për Universitetin”, ministrja publikon gjetjet: 52% e studentëve të pakënaqur

J L

Sondazhi i zhvilluar  në kuadër të “Paktit për Universitetin”, thotë se 52% e studentëve janë shprehur se institucionet ku ata studiojnë nuk i kanë plotësuar pritshmëritë e tyre”, 45% e studentëve kanë deklaruar se nuk janë zhvilluar rregullisht pyetësorë për cilësinë e mësimdhënies.

Në profilin e saj, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka publikuar disa prej gjetjeve nga Sondazhi Kombëtar i Studentëve (SKS) të zhvilluar në periudhën Prill – Maj, 2019.

Sondazhi kishte për qëllim kryesor mbledhjen e opinionit të studentëve mbi 6 çështje kryesore si: organizimi i institucionit; burimet e institucionit; kurrikulat dhe përmbajtja; mësimdhënia dhe mësimnxënia; aktiviteti kërkimor dhe mbështetja ndaj studentëve.

Sipas njoftimit nga Ministrja Shahini, janë mbi 89 mijë pyetësorë të dërguar ndaj studentëve, ku vërehet se niveli i plotësimit të tyre në nivel kombëtar është 31.2%.

Sipas sondazhit të publikuar nga ministrja Shahini, 52% e studentëve shprehen se institucionet ku studiojnë nuk i plotësojnë pritshmëritë e tyre.

66% e studentëve thonë se personeli akademik është kompetent në shpjegimin e njohurive, ndërsa 55% tyre shprehen se infrastruktura mbështetëse është e pamjaftueshme.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Te flasesh per formimin intelektual te studenteve ska nevole fare.shiko cilesine e produktit te deritanishem.shiko nivelin e profesoreve te tipit gjomarkaj ,mark marku etj.

  • Per te ardhur keq per disa pedagoge,i ngelin studentet me preteks se nuk e ke bere mire testin,dhe nuk pranojne te ballafaqohen me studente,duke iu pergjigjur,nuk e kam,ka humbur.Keta horra,nuk i korrigjojne provimet,,siduket,do jete leku qe do i zgjdhe si perhere.Beni kontolle neper universitete,po i stresojne studentetet…..Dhe kjo nje arsye pse duan te ikin rinia nga Shqiperia!.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *