Duket se gjatë hetimit për çështjen për Ukrainën, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të ripërballet me çështjen Mueller, që dukej e mbyllur pasi ky i fundit deklaroi se institucioni i tij nuk kishte të drejtë të hetonte presidentin.
Këshilltari i posaçëm, Robert Mueller, deri në dorëheqjen e tij, ka hetuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA, në vitin 2016, ndërhyrje që u spekulua të kishte pasur një ndikim pozitiv për fituesin e tyre.
Sipas mediave australiane, Trump i kishte telefonuar kryeministrit të Australisë, Scott Morrison, dhe i kishte kërkuar ndihmë për të hetuar punën e Mueller dhe gjetjen e provave për diskreditimin e hetimeve të Mueller.
Zyrtarët australianë e konfirmuan telefonatën dhe thanë se kryeministri ka pranuar të ndihmojë presidentin amerikan. Qeveria e Australisë tha përmes një deklarate se “është gjithmonë e gatshme të ndihmojë dhe bashkëpunojë” në çështje që janë nën hetime.
Udhëheqësi konservator i Australisë është në mesin e aleatëve më të afërt ndërkombëtarë të Trumpit.
e.ll./dita
