Prokuroria shtyn sërish hetimet për ish kryeprokurorin

Edona Llukacaj

Prokuroria për Krime të Rënda ka zgjatur sërish kohën e hetimit për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Hetimet u shtynë me dy muaj të tjerë. Raprtohet se shkak për zgjatjen e hetimeve është mbërritje e letërporosive.

Kjo është hera e tretë që Prokuroria kërkon shtyrjen e hetimeve.

Hetimet për Adriatik Llallën kanë nisur në mars të vitit 2018 për mos deklarim të parave në kufi dhe shpërdorim detyre.

Më 9 gusht 2018, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda rrëzoi kërkesën e ish-kryeprokurorit për heqjen e sekuestros preventive.

Sipas prokurorisë, pronat e tij u përllogariten të kapin vlerën shumën 98.772.000 lekë (918,000$ ose 783,000 euro). Këto prona janë të sekuestruara prej datës 23 korrik 2018.

e.ll./dita

Share This Article
4 Comments
  • Nuk cahet kollaj rrjeti mafioz i korrupsionit Berisha-Meta-
    Berisha ! Nuk e shikoni ju shqiptare se cfarw marifetesh
    perdorin duke shtyre per ne “Kalendat Greke” hetimin per
    dallaverexhiun ish-prokurorin Adriatik Llalla ! I gjithe gjyq-
    sori me sa po shohim ka qene dhe mbetet akoma nje kan-
    cer i pasherueshem…..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *