Koreja e Veriut mund të ketë gjuajtur një raketë balistike nga një nëndetëse, një veprim që erdhi vetëm disa orë pasi Peniani tha se do të rifillonte bisedimet bërthamore me SHBA.
Zyrtarët e Koresë së Jugut thanë se një raketë e lëshuar pranë portit të Wonsan fluturoi rreth 450 km (280 milje) dhe arriti në një lartësi prej 910 km, para se të binte në Detin e Japonisë.
Nëse konfirmohet, kjo do të ishte një përshkallëzim domethënës nga testet me rreze të shkurtër që Koreja e Veriut ka realizuar që nga muaji maj.
Kryeministri japonez Shinzo Abe tha se ishte një shkelje e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që ndalon Korenë e Veriut nga përdorimi i teknologjisë së raketave balistike.
Disa orë më parë, Peniani kishte thënë se bisedimet e denuklearizimit me Uashingtonin më në fund mund të rinisnin këtë javë.
Bisedimet janë ndërprerë pasi samiti i Hanoi midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un në shkurt përfundoi pa një marrëveshje.
o.j/dita
