Dëshmia e Izet Haxhisë për Berishën, 23 akuza, 60 dëshmitarë

Ornela

Xhevdet Shehu

Izet Haxhia, ish-truproja e ish-Presidentit Sali Berisha në gjysmën e parë të viteve 1990, rikthehet në fokusin e ngjarjeve të ditës në Shqipëri.

Këtë radhë Izeti është në rolin e një denoncuesi ndaj ish-shefit të dikurshëm të tij. Janë nëntë faqe  me shkrim që Izeti ka dorëzuar dje në Prokurori me 23 akuza të rënda për Sali Berishën.

Ky rigjykim ka një rëndësi të shumëfishtë. Me apo pa dashje, Izet Haxhia është kthyer në një pikë referenciale si për politikën dhe për drejtësinë shqiptare pas vitit 1990. Çfarë kërkon në fund të fundit Izeti? Rihapje të një gjykimi të montuar politikisht ndaj tij për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari, pas të cilit fshihen shumë enigma. Izet Haxhia tregon me gisht Sali Berishën si njeriun që nxori në pritë Azemin dhe mbi të cilin rëndojnë shumë krime të tjera të njohura e të panjohura.

Izeti si një person i brendshëm dhe thellësisht i besueshëm në ato vite, pasi pohon se është krejtësisht duarjashtë nga ajo aferë e përgjakshme dhe tejet kriminale, ka disa vite që flet dhe bërtet se cilët janë kriminelët e vërtetë të këtij vendi.

Sali Berisha është në krye të asaj liste të Izetit. Është koha që drejtësia të na e vërtetojë këtë. Paanshmërisht. Me fakte dhe dëshmi të gjalla. Sepse në sallën e gjyqit një ditë së shpejti do të jenë ballë për ballë Izet Haxhia dhe Sali Berisha…

Nuk është koha të paragjykojmë dhe të flasim qesim. Rihapja e këtij procesi është një hap shumë i rëndësishëm përpara dhe le të besojmë se do të zbardhë shumë të vërteta që nuk i dinim gjer më sot.

Izet Haxhia di shumë. Dhe ai do të flasë. Ka shumë arsye të flasë. Se është keqpërdorur dhe ka qenë dëshmitar i dorës së parë në shumë nga krimet e asaj kohe…

***

Dje është hapur sipari i regjistrimit të procedimit penal me kallëzues Izet Haxhinë kundër Sali Berishës dhe bashkëpunëtorëve të tij për një sërë krimesh.

Izet Haxhia është pyetur dje për më shumë se pesë orë në Prokurorinë e Krimeve të rënda, ndërsa pyetja do të vazhdojë edhe sot e nesër.

Ish-truproja e Sali Berishës e akuzon ish-shefin e tij për të paktën 23 krime, që nga vrasjet, deri në akte terroriste, vjedhje, grabitje e të tjera.

Disa prej tyre Haxhia i ka denoncuar në një seri intervistash të gjata në DITA.

Rreth një javë më parë, gjykata e Tiranës kaloi për kompetencë te Krimet e Rënda dosjen për të cilën do të rigjykohet Izet Haxhia. Ky kalim te Krimet e Rënda konsiderohet një hap shumë i rëndësishëm jo vetëm për çështjen e Izet Haxhisë, por edhe për vetë sistemin e drejtësisë shqiptare, për fillimin e funksionimit të strukturave të reja të drejtësi si Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) dhe SPAK për çështje që kanë të bëjnë me zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të shtetit dhe poltikanë të niveleve të ndryshme.

Me pretendimin se vrasjet e funksionarëve publikë, nuk janë në kompetencën e prokurorisë së rrethit, dosja e vrasjes së deputetit të PD, Azem Hajdari, do të rigjykohet nga Krimet e Rënda, thotë avokati i Izetit, Idajet Beqiri.

Pas kalimit të dosjes tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, Izet Haxhia merret për herë të parë në pyetje nga hetuesit shqiptar.

Haxhia ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë në orën 10:30 i pa shoqëruar nga avokati mbrojtës.

Mësohet se do të merret në pyetje jo lidhur me vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari, por për një kallëzim që ai ka bërë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, me pretendimin se ky i fundit ka ndërhyrë në procesin ndaj tij.

Izet Haxhia ka qenë truprojë e Sali Berishës, deri në vitin 1998 gjatë kohës që Berisha ka mbajtur postin e Presidentit të Republikës.

Pas vrasjes së ish-deputetit të Partisë Demokratike, Haxhia u arratis për të qëndruar afro dy dekada në Turqi nga ku dhe ekstradua më 8 Maj 2018.

Kur dosja të nisë rigjykimin nga e para tek Krimet e rënda, Izet Haxhia pritet të kërkojë sërish hetimin në gjendje të lirë, siç ka bërë edhe pas ekstradimit në Shqipëri, kërkesë që u rrëzua.

Po ashtu, Izet Haxhia ka kërkuar dëshminë e afro 60 personave ish-zyrtarë që kanë qeverisur në atë kohë, mes të cilëve edhe ish-presidentit Sali Berisha.

Flet Avokati Idajet Beqiri

Pas këtij kallëzimi penal shumë të rëndësishëm fillon kthesa e madhe në drejtësinë shqiptare. Për herë të parë Sali Berisha do të detyrohet të paraqitet në gjyq dhe do të përballet me ish-truprojën e tij, tashmë akuzues ndaj tij. Kjo do të ndodhë së shpejti, thotë me bindje avokati.

– Pse jeni kaq i sigurt se Berisha do të paraqitet në gjyq? – e pyes avokatin.

– Është fare e thjeshtë, më thotë ai. Sali Berisha me dëshirën, vullnetin dhe mbase me keqdashësinë e tij na i ka lehtësuar maksimalisht procedurat. Sali Berisha, i cili për të keqen e këtij vendi vazhdon të komandojë një opozitë rrugaçe, pa ide dhe pa asnjë vizion politik, është nismëtari i dorëzimit të mandateve nga ana e opozitës në fillimin e këtij viti. Bëri një autogol të madh. Ai tashmë është një qytetar i zakonshëm dhe pa asnjë lloj imuniteti dhe i ka lehtësuar të gjitha procedurat për ta marrë të pandehur në çdo kohë.

Nuk ka nevojë tashmë që Prokuroria e Përgjithshme të kërkojë heqjen e imunitetit të tij. Atij do t’i mbërrijë së shpejti fletë-thirrja dhe ai do të paraqitet si Çeçua në sallën e gjyqit. Aty, pas deponimeve që do të japë, ka shumë të ngjarë të merret i pandehur dhe t’i hidhen prangat për të përfunduar si i pandehur pas hekurave si i pandehur.

Ky do të jetë dhe fillimi i punës për Byronë Kombëtare të Hetimit, e cila ndonëse nuk është formësuar, ka filluar të funksionojë. Ai që po merr në pyetje Izet Haxhinë është një nga hetuesit më të mirë që është pikëtuar të jetë në BKH, ndaj edhe ky fakt është shumë i rëndësishëm për të konfirmuar se SPAK po fillon të funksionojë.

Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri, tha dje për DITA-n pas mbarimit të seancës së parë të pyetjeve ndaj klientit të tij se kalimi i hetimit dhe gjykimi nga Krimet e rënda i kallëzimit që ka bërë Izeti, është një ogur i mirë për drejtësinë shqiptare.

Ndër 23 krimet, për të cilat Haxhia akuzon Sali Berishën,më të rëndat janë ato për vrasjet në Tropojë, zhdukja e biznesmenit Remzi Hoxha, ngjarjet e përgjakshme të pranverës 1997, afera të rënda korruptive, deri te grushti i shtetit i shtatorit 1998 e të tjera ngjarje tragjike që përfshihen në periudhën nga viti 1991 deri në vitin 1999.

Të gjitha këto çështje do të rihapen. Dhe këto fillon një epokë e re. Po fillon SPAK-u edhe për politikanët, pra për të akuzuarit më të mëdhenj si përgjegjës të kësaj gjendjeje katastrofike ku ndodhemi sot…

Të presim dhe të shpresojmë se do të ndodhë më e mira e mundshme. Shenjat e para sapo janë dhënë…

 

Share This Article
12 Comments
  • BRAVO D I T A,BRAVO AVOKAT BEQIRI,BRAVO XH.SHEHU.
    -PO PRESIM ME PA DURIM GJYQIN E SHEKULLIT 21.PO PRESIM RROKULLISJEN E MADHE TE SALIKRIMINELIT TE DY SHEKUJVE 20,21.
    -NGA D I T A..NE DIM ME SHUME SE 23 NGJARJE TE SB. AZEMIN NE PRITE E NXORI SALIU DHE E VRAU FATMIR HAKLAJ NE VET-MBROJTJE,PASI ESKORTA TROPOJANE KISHTE MESYRE PD PER TE VRARE SALIN PASI FATMIRIT I KISHTE VRARE VELLANE-SHKELQIMIN.POR UNE KAM DYSHIMET E MIA:
    1-SALIU NUK PARAQITET NE GJYQ PARA IZETIT I GJALLE.AI PRANON VDEKJEN E KURRE NENESHTRIMIN,PASI KJO DO E FUNDOSTE PERFUNDIMISHT.
    2-NUK BESOJ TE KET TRUP-GJYKUES TE FIRMOS ARRESTIMIN E SALIUT.AI KA MBROJTJE ND/KOMBETARE NE TE 4 KONTINENTET ,SIÇ KA POHUAR PASKAL MILO E ARTA DADE.
    -SALIN E SHPETOJ NGA BURGU BASHKIM FINO NE 97,98 PER MOS-DESTABILIZIMIN E VENDIT.KJO SITUATE QENDRON ENDE.
    -NDAJ EDI RAMA NUK E ZE NE GOI ATE.
    3-SALIU 75 VJEÇ JO PA QELLIM NUK IKEN NGA POLITIKA.”BISTURIA'” & “PENICILINA” AKOMA NUK I KA KRYERE DETYRAT QE I KANE VENE PER RRAFSHIMIN E VENDIT NE KUOTEN “O” ME KEQ SE NE 1938.
    -DJEGJA E KUVENDIT TE SHQIPERISE U DENONCUA HAPTAZI… I DETYRUARE NGA I.META.KANE DORE TE DY ME NJERZ TE PAGUARE BRENDA E JASHTE VENDIT.DHE DREJTESIA JONE ESHTE NE ZI.
    -LOBIMI RUS ESHTE KULMI MARRZISE.!
    -NGJARJET E KETIJ VITI PER 7 MUAJ JANE DIKTIM I SALI KRIMIT.
    -HESHTJA E MAXHOTANCES TREGON FRIKE DERI NE KOCKE PREJ SB..I CILI TE VRET NATEN E TE QAN DITEN..SIÇ VEPROI ME AZEMIN,OLLDASHIN,TREBICKEN,REMZI HOXHEN,XHINDIN,ARBNORIN,SPAHINE,GAZIDEDEN,21 JANARIN,2 PRILLIN,GERDECIN,EMBARGON,AFEREN ÇEZ,SHITJEN E DETIT,AFEREN E RR.KOMBIT..ETJ.KA DISA ZGJIDHHE:
    1-ME PARE SB DUHET TE IZOLOHET NDERKOMBETARUSHT JASHTE VENDIT.
    2-TE KRIJOHET NJE TRUP GJYKUES SPECIAL ND/KOMBETAR.
    3-KETE ÇESHTJE TA MARRI NE DORE SHBA..NESE E KA SERIOZISHT TE BEJ KTHESEN E DUHUR NE SHQIPERI.
    .THEM SHBA..PASI SALIUN NA E LA PESHQESH NE DERE SHQIPERARO-AMERIKANI ELEZ BIBERAJ+RAJERSONI ME OK TE RAMIZ ALISE.EDHE KY AGJENT E B/PUNETOR I XH.MUSTAFES..E BERI BURRE-SHTETI EDHE KUR VRAU 4 VET-AMBASADORI ARVIZU.
    4-TEK NE DREJTESIA NUK BEHET ME KETA KALLEP GJYQRARESH E PREKURIRESH 99 % TE DEGJENERUARE ME KURSIN 6 MUJOR TE PLEPAVE SALIST
    5-AVOKATI MALLAKASTRIOT I.BEQIRI ESHTE TRIM DHE I ZGJUARE,POR PARA TIJ QENDRON MALI I KORABIT.DUHET TI BEJE MIRE LLOGARIT.
    -FITORJA E TROPOJANIT I.HAXHIA NDAJ.S.BERISHES DO JETE FITORE E 90 % E POPULLIT SHQIPETAR..QE KA 30 VJET QE PO VUAN PASOJAT E SB.
    -FLM-D I T A.Nga Mallakastrioti jo anonim.

  • TTe mbrohesh nda nje jurist idjot ,komunist si debili nI?Beqiri tregon se akuzat e kriminelit I.Haxia jane genjeshtra.Ai kerkon te shpetoj nga vrasja e Azem Hajdarit.

  • E keqja Shqiperise i ka ARDHUR , po i VJEN dhe do ti VIJË nga GEGA .
    Lexoni Njerin nga POSTULATET e Fanolit per Tropojanet dhe mos diskutoni më.
    Sali Berisha ( 100 % Djali i VUK KARAXHIÇIT dhe Vëllai i RADOVAN KARAXHIÇIT )) eshte Krimineli dhe Tradhtari Me i Madh i Shqiperise per te Gjitha Koherat .
    PS-ja ka ne krye nje Frikacak , nje Làngaraq , nje Snob , nje Psikopat , nje Aventurier , nje Deshtak . Nje Kryefrikacak qe tregohet arrogand me Fukarenjte me Më Më te pikurit , nje Kryeqelbesire qe nuk ka asnje ndjenje Njerzore , nje Kryehajdut , nje Narcizist , Nje Pervers qe te Gjitha Dashnoret i Beri Kurva dhe i vendosi Ministre dhe Zëdhënëse .
    Ku ka bythe Edi Rama te denoje Saliun .
    PS-ja do ne krye nje GJALMËZI , prandaj Qan Vendi per ZOT !

  • Vrejtje z.Beqiri:

    Te korigjoje shprehjen:

    “”” Aty, pas deponimeve që do të japë, ka shumë të ngjarë të merret i pandehur dhe t’i hidhen prangat për të përfunduar si i pandehur pas hekurave si i pandehur.”””

    Duhet:

    “”” Aty, pas deponimeve që do të japë, ka shumë të ngjarë të merret i pandehur dhe t’i hidhen prangat për të përfunduar i pandehur pas hekurave i pandehur.”””

    PO!
    Izet Haxhia padrejtesisht asht ne pozicionin si i pandehur.
    Per,Izet Haxhia asht krejt e kunderta,asht komplet i nderuar nga ma te nderuarit ne kete stad kohe qe kalon vendi.
    Vendosja e hekurave ne duart e Berishs don te thote qe kjo dite asht dita e pare e lirise ne sistemin e ri pluralist.

  • E kam te veshtire te besoj qe te ndahet nga tufa e Ramiz Alise nje si Idajet Beqiri dhe te dale kunder te Perzgjedhurit, Sali Berishes. Cfare nuk ndodh por veshtire qe te jete kaq i lire dhe mos ta mbajne per koqesh…

  • Xhahili Izet Haxhia is lyer duart me gjak per hesap te Meduses Saleh Ram Berishovic.
    Dita kur Salehu te prangoset eshte fillimi i Rilindjes se Demokracise. Qe, dyshja Berisha dhe Hajdari e perdhosen me terrorizem, dhune e shkaterrim.

    Haxhia e lejoi veten te perdorej si level puniste e kesaj dyshe, nuk ishte as budalla e as i vogel por me pjekuri universitare.

  • xhote
    të lexova deri tek *** e parë dhe më pas e humba durimin.më duken fjalë gazekaruci,fjalë të munt të shkruhen dhe më të përmbledhura e me shkrona të mëdha si ato të kapterrit madhor ETHEM.LALAJ!!
    pra si parrudha(parulla)!!
    o xhot,ti nuk i prish punë iztit por frikën e kam tek avokati i tij!!
    idajeti!!një copë idioti që do ta marrë më shumënë qafë izetin!më shumë se e ka marrë veten e tij izeti!!
    duke qënë se njoh vetëm shtypin,pra lajmet në të dhe aspak izetin dhe procesin e tij,them se, “Janë nëntë faqe me shkrim që Izeti ka dorëzuar dje në Prokurori me 23 akuza të rënda për Sali Berishën.”,këto 9 faqe o 23 akuza,nuk duhet të kenë vlerë ligjore!!nëse ato janë të bazuara vetëm dhe vetëm në fjalën e izetit si protagonist i momenteve që kanë ndodhur!?nuk ka asnjë gjykatë që e dënon sali berishën!nuk ka njeri që i merr për të vërteta,nëse ka më të voglin dyshim!për të vërteta do ti marrin vetëm ata që duan ti besojnë!!
    izeti për “burrëri” a për budallaki,nuk sjell prova të sakta dhe të vërtetueshme!të vërtetueshme nga dëshmitarë të tjerë!!
    kemi një rast për të cilin është folur shumë!kemi grushtin e shtetit ku izeti ka qënë,e thotë dhe vetë në të gjitha rastet që ka pasur mundësi,një nga organizatorët!!për këtë grusht shteti është akuzuar dhe LDK me ndihmën që ka dhënë me ushtarakë të formacionit të saj.ushtarakë shqiptar të kosovës të rreshtuar në formacionin ushtarak FARK!!mesa di unë,nuk është përmëndur asnjë emër i këtyre ushtarakëve nga izet haxhia!!pra lind dyshimi:ka pasur apo nuk ka pasur ushtarak të FARK në grushtin e shtetit?nëse po!?përse nuk i përmënd izeti??
    besë ndaj shokëve apo përfito për bythën tënde nga momenti??
    “Izet Haxhia është kthyer në një figurë simbolike,”???
    nuk e di!!ndoshta ai mund të përfitojë dhe pafajsinë për akuzën e pjesmarrjes në vrasjen e azomit!?
    por ndoshta do të bëhet dhe “figurë simbolike” e mashtrimit që i është bërë për ta këthyer me dëshirën e tij për të vuajtur dënimin e padrejtë që i kanë dhënë!!
    ps:të kesh idajetin avokat dhe të të mbështesë ETHEM.LALAJ,”Mallakastrioti jo anonim.”kapterr adhor pa një neuron në kokë?!
    duhet ti thërrasësh mëndjes!!
    diku ke bërë një gabim fatal!!
    dy më idiotët e mallakastërs(plus duro shehun)që kujtojnë se përrallave po tu ndërrosh emrat e personazheve me emra realë!?janë të vërteta!!

  • Ju thoni se Izet Haxhia do te therrese 60 deshmitare , por Saliu mund te kete paguar 600 , ndoshta 6000 deshmitare qe me siguri kane per te deshmuar ne perkrahje te tij dhe c’eshte me e rendesjshme do te mbrohet nga Gjin gjonet,Fullanet (e shoqia e tij),Ilir Celiket Zaganjoret e dhjetra Zagare te tjere qe megjithse “Vetingu “ja u ka hequr te drejten e gjykimit, por jo akoma edhe ate te mbrojtjes ,qe Sali “murtaja” i ka pregatitu me kohe per tu mbrojtu me ata; prandaj edhe i pat vendosur ne kohen e vet ne ato vende dhe sigurisht qe at nga qe jane pasuruar nga kjo e kane detyrim qe ti sherbejne deri ne fund “beut “te tyre!

  • Ju thoni se Izet Haxhia do te therrese 60 deshmitare , por Saliu mund te kete paguar 600 , ndoshta 6000 deshmitare qe me siguri kane per te deshmuar ne perkrahje te tij dhe c’eshte me e rendesishme do te mbrohet nga Gjin Gjonet,Fullanet (e shoqia e tij),Ilir Celiket Zaganjoret e dhjetra Zagare te tjere,qe megjiths “Vetingu “ja u ka hequr te drejten e gjykimit, por jo akoma edhe ate te mbrojtjes ,qe Sali “murtaja” i ka pregatitu me kohe per tu mbrojtur me ata; prandaj edhe i pat vendosur ne kohen e vet ne ato vende dhe sigurisht qe ata nga qe jane pasuruar nga kjo e kane detyrim qe ti sherbejne deri ne fund “beut “te tyre!

  • Ju thoni se Izet Haxhia do te therrese 60 deshmitare , por Saliu mund te kete paguar 600 , ndoshta 6000 deshmitare qe me siguri kane per te deshmuar ne perkrahje te tij dhe c’eshte me e rendesishme do te mbrohet nga Gjin Gjonet,Fullanet (e shoqia e tij)Ilir Celi ,Zaganjoret e dhjetra Zagare te tjere,qe megjithse “Vetingu “ja u ka hequr te drejten e gjykimit, por jo akoma edhe ate te mbrojtjes ,qe Sali “murtaja” i ka pregatitu me kohe per tu mbrojtur me ata; prandaj edhe i pat vendosur ne kohen e vet ne ato vende dhe sigurisht qe ata nga qe jane pasuruar nga kjo .e kane detyrim qe ti sherbejne deri ne fund “bajraktarit”te tyre!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *