10 herë më shumë se deklarimet / Studimi i pazakontë nxjerr se si partitë fshehin miliona euro

J L

Një studim unik në llojin e tij, i kryer nga Fondacioni për Demokraci i Westminster dhe i financuar nga qeveria britanike llogariti se një votë në vendin tonë “kushton” mesatarisht 15 euro, ç’ka do të thotë se kosto totale e shpenzimeve partiake elektorale, bazuar te një mesatare e numrit të votuesve shkon në rreth 23 milionë euro.

Kjo shifër kostosh është 10 herë më e lartë se kostot e deklaruara nga vetë partitë.

Partitë e mëdha kanë kosto më të vogla, në rreth 10 euro për vote, ndërsa partitë e vogla deri në 30-40 euro për një votë.

Kostoja përllogaritet mbi bazën e shpenzimeve për mitingjet, materialet e marketingut, mediat, anketimet, publikimet, transportin, konsulencën, si dhe shpenzimet administrative.

E ndarë për 140 deputetë të Parlamentit të Shqipërisë, kjo shumë përkthehet në 166 mijë euro për një karrige deputeti.

Sa i përket kostos së një mitingu elektoral, ato variojnë nga 1500 euro deri në 40 mijë euro.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *