Një ngjarje tjetër e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Peshkopi.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi A.T, 47 vjeç, banues në Peshkopi, për motive të dobëta ka plagosur me thikë nipin e tij, shtetasin A.T, 39 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit, dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Falë sinjalizimit të qytetarëve, të cilët kanë njoftuar forcat policore përmes numrit 112, është reaguar menjëherë dhe është parandaluar përshkallëzimin e konfliktit i cili mund të kishte pasoja edhe më të rënda.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin e ngjarjes.
Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën autori ka kryer plagosjen.
Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.
e.ll./dita

Me nje fjale! Shqiptaret kane dale menc dhe hic mos t’na vije keq, kur te tjeret na konsiderojne njerez te “pagdhendur dhe me bisht”. Duket qe e meritojme.
shqiperia uropiane keshtu e ka,
se mos merziteni