Nga OSHEE në AKU, kush është drejtori i ri, Robert Lili

Leda Hysa

Robert Lili është i emëruari në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, një institucion që ka qenë në qendër të kritikave kohët e fundit, për disa raste lidhur me cilësinë e produkteve ushqimore.

Lili, i cili më parë ka punuar në funksione drejtuese në OSHEE, ka marrë sot besimin e Ramës për të drejtuar AKU-në, ndërsa me vendim qeverie është shkarkuar Agron Hetoja.

Po kush është njeriu që do përkujdeset për ushqimin tonë?

Robert Lili është arsimuar në Fakultetin e Shkencave, dega Inxhinieri.

Ai zotëron edhe një diplomë të dytë, pasi ka studiuar edhe në Fakultetin Juridik, pranë Universitetit të Tiranës.

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • Pa dashur te ofendoj zotinLili per kredencialet ne degen e tij mendoj se vendosja e atij ne ate detyre nuk eshte aspak e justifikuar. Si mund nje inxhinier ndertimi te kujdeset per ushqimin e popullit. Po ai shume mire mund te kujdeset qe ndertesat te kene cilesi te mire qe te mos i prishin faktore natyrore te pa parashikuar por te kontrolloje ushqimin eshte qesherake.Deri kur zoti Kryeminister do vazhdojme ti veme njerzit ne vende pune qe nuk ju takojne?????!!!! Keto cudira ndodhin vetem tek ne, teper teper e habitshme dhe shqetesuese. Apo per vete paria si gjithmone i ka te specializuar dhe populli varfer …. kush pyet. Ah moj e mjera Shqiperi ne duar te kujt ke rene . Nje vend i shkelqyer gjeografikisht me udheheqes qe asnjhere nuk kane ditur ta udheheqin kete vend. Shume e trishtueshme….Kryeminister e shikon si po te zbrazet vendi . Te ka ikur gjithe inteligjenca po te largohet rinia forca me e rendesishme qe vendi te eci perpara . A e ke bere kete pyetje ndergjegjes tende. Ju po punoni por jo si duhet. Rinia ska shprese me… i thone kaq vite demokraci. Saliu e shkaterroi perfundimisht vendin, por juve nuk po beni sa duhet qe rinia te mos ike po te kontribuoje per ndertimin e vendit. Mjaft me emerime politike. Po vazhdove keshtu do shohesh vec pleq e plaka sofateve e krahinave te vendit. Sakeq……NuK U GJET DOT NJE DJALE I MIRE ME DIJENI PER ATE FUSHE PO DUHEJ VENE INXHINIERI?????!!!!!Thashe skam asgje me inxhinierin,e kam me emerimin e tij ne vend te gabuar per nje detyre qe ska eksperience dije dhe sigurisht do deshtoje. Mjere ne cfare do hame. Prandaj kanceri eshte ulur kembe kryq ne vend ne cdo cep sepse kemi njerez shume te mire e te ditur qe na e kontrollojne ate qe hame. Nje fjale popullore thote ne jemi cfare hame. Shpresoj ta shikosh me sy konstruktiv kete mesazh.Riparoje sa nuk eshte vone. Ke djem e vajza qe mund ta bejne me mire se inxhinieri qe ke emeruar.FLM.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *