Kanadaja do pranojë një milion emigrantë deri në 2021

Leda Hysa

Kanadaja renditet ndër të parat vende në botë për cilësinë e jetës nga shume raporte ndërkombetare. Stabiliteti politik, cilësia e arsimit publik, siguria, stabiliteti ekonomik apo kujdesi shëndetësor në Kanada, vlerësohen shumë pozitivisht në raportin e vitit 2019, dhe e rendisin këtë vend të parin në botë.

Popullata e Kanadasë arriti në 37 milionë e 300 mijë në janar të vitit 2019 dhe statistikat tregojnë se emigrantët janë faktori kryesor në rritjen e popullatës. Në vitin 2018 qeveria kanadeze prezantoi një plan shumëvjeçar për emigracionin, që premton të mirëpresë mbi një milion emigrantë të rinj në vend deri në vitin 2021.

Kanadaja ka si qëllim të tërheqë punonjës të kualifikuar dhe talente përtej oqeanit, për të mbushur boshllëqet në tregun e punës në mbarë vendin veçanërisht në provincat e saj.

Nuk janë të paktë qytetarët shqiptarë të cilët duan të shkojnë në Kanada për emigracion dhe jo vetëm, por të gjithë zgjedhin të marrin shërbime të ndryshme pranë qendrës së aplikimit për vizë kanadezë në Tiranë.

Qytetarët që kanë qoftë edhe një përvojë të vetme në qendrën e aplikimit për viza kanadeze, tregojnë se ndryshe nga ambasadat e tjera të huaja në vend, në këtë qendër trajtohen me shumë respekt, iu ofrohet një shërbim i standardeve shumë të larta, pavarësisht llojit të vizës për të cilën ata aplikojnë.

Madje për disa shërbime, si regjistrimi i shenjave të gishtërinjve apo dorëzimi i pasaportës, aplikuesit nuk kanë nevojë të lenë takim paraprak. Duket se gjithmonë e më shumë shqiptarët po i kthejnë sytë nga Kanadaja, për disa arsye.

Qendra e aplikimit për viza kanadeze në Tiranë, çdo ditë pret të interesuar për të udhëtuar drejt Kanadasë dhe shërben me cilësi e shpejtësi, duke e bërë të pandjeshme mungesën e ambasadës, e cila për shqiptarët operon në Romë.

 

l.h/ dita

Share This Article
8 Comments
  • Pershendetje bashkekombasit e mi.Nuk e di se ku e kane gjetur kete njoftim per 1 million emigrante deri ne vitin 021????!!!!!.Sa per kujtese.Ketu ne fund te Tetorit pra(Canada)do te mbahen zgjedhjet federale.Asnje nga partite apo udheheqesit e ketyre partive nuk ka deklaruar qe deri ne 021 do te pranojne 1 million emigrante.Mos bieni viktima se flitet vetem per 350 000 qe me gjasa vetem 100000 mund te fitojne te drejten per emigrim .Ju pershendes nga Toronto .

  • Ketu harrohet te thuhet, se 75% e Kanadezeve jane te mbytur ne borxhe. Kredi per makina, Kredi per shtepi, Kredi per orendi, Kredi per pushime. Nuk ju dalin as 40-vite qe ti shlyejne e te punojne si skllever qe ne fund harrojne dhe veten e tyre. Neqoftese kjo eshte parajsa, une preferoj ferrin me nje sallate me domate pak peshk e nje gote raki aty te bregu i detit.

    • Gento ti e paske zgjidh problemin mer vlla. Amon me thuj ku je, e sjell une per dite rakine ne i fusim i dore muhabet se qeke shume inteligjent.

      • Haahaha. Hajde kur te duash vella, Shpenzimet e rakise dhe mezese i heq une, se nuk besoj ne raki te ardhur, vecse asaj qe bej vete. Nje jet kemi e dy metra dhe do marrim te gjithe. Gjynah qe te shkoj dem kjo dhurate e perendise, per ca letra me koka pleqsh, Dollare Kanadeze e Amerikane te cilat do kene nje vlere zero neser. Ne Vlore me ke.

  • Nuk eshte propagande por Realitet!.Cdo shqiptar e ka te qarte qe shqiperia te pakten per nja njeqind vjet jo vetem qe nuk behet por nuk ekziston as edhe nje shkendi shprese.!Prandaj o burra nje jete te re per te ardhmen e femijeve.Kush te doje te “shijoje” bulevardet e avjonet e Rames me shoke!Sigurisht qe “atdhetaret”ata qe jane pasuruar me karriken e pushtetit do shijojne paret e vjedhura pa ju hyre ferre ne kembe dhe ata e kane luksin qe kur merziten dalin e shikojne boten perendimore pastaj kthehen tek atdheu i hajduteve per te vazhduar jeten te lumtur bashke me familjet e tyre si dhe per te share “tradhetaret” qe largohen nga ky vend!

  • Natyrisht kush do punoje per pensionistat kanadeze qe bejne palle ariu duke shetitur ne mbare boten gjithe vitin? E pse mos te luftojme per nje Shqiperi me te mire per femijet tane kur Zoti i ka dhene asaj nje natyre dhe klime te mrekullueshme? A thua injoranca na ka kapluar deri ne kocke dhe nuk kuptojme qe jashte Shqiperise je nje robot pune ne sherbim te mireqenies te te tjereve?Edhe ne SHBA jane shume shqiptare te pakenaqur pavaresisht se nxjerrin te ardhura me te mira se ne Shqiperi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *