Jetojmë në një kohë të krizës së vlerave

Ornela

Rexhep Qosja

1.

Me 25 shtator 2019 filloi fushata e zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen me 6 tetor.

Në të vërtetë me 25 shtator filloi fushata e ligjshme e caktuar prej kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, por fushata e jashtëligjshme filloi një ditë mbasi kryetari e shpalli vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Nuk ishte kjo hera e parë dhe sigurisht nuk do të jetë as hera e fundit që partitë tona nuk duan të dinë as për kadi e as për vali, domethënë as për gjykatës e as për kryetar!

Këto zgjedhje, të parakohshme, si zgjedhjet e para dy dhe para katër vjetëve, po mbahen në kushtet e krizës së vlerave dhe të një krize morale politike, shoqërore dhe intelektuale.

Çka pritet prej këtyre zgjedhjeve?

Çka pritet prej partive që do të fitojnë zgjedhjet e do të krijojnë Qeverinë.

Çka pritet prej prijësve të partive – e anëtarët e partive tona edhe më tej, shpesh, bëjnë çka duan, çka u thonë prijësit e jo çka u thonë bindjet.

2.

Jetojmë në një kohë të krizës së vlerave politike, demokratike, kulturore e kombëtare në jetën tonë.

Para syve tanë po shemben disa nga vlerat etike dhe zakonore që popullin shqiptar e kanë mbajtur të qëndrueshëm në historinë shumë e shpesh të trazuar ballkanike dhe evropiane.

Para syve tanë po shpërfillen, shkelen, vlerat e demokracisë aq shumë të dëshiruar!

Sa të keqen po e shohim, po e dëgjojmë e disa po e përjetojnë!

E vërteta po pushtohet prej gënjeshtrave.

E drejta po sundohet prej padrejtësisë.

E vërteta dhe e drejta po dhunohen prej shkelësve të ligjshëm e të paligjshëm.

Përgjegjshmëria po pushtohet prej papërgjegjshmërisë.

Fjala e mbajtur e quajtur besë po sundohet prej pabesisë.

Dinjiteti po sundohet prej shpërfilljes.

Premtimet obliguese po sundohen prej mashtrimeve.

Politika e qëndrueshme largarritëse po sundohet prej poltronizmit të llojllojshëm ndaj të huajve e arrogancës ndaj bashkatdhetarëve.

Politika kushtuar interesave publike po sundohet prej politikës për interesa vetjake.

Atdhetarizmi gjithëkombëtar është pushtuar prej lokalizmit, në disa medie prej lokalizmit fashistoid!

Mediet e dëshiruara të pavarura, sidomos ato elektronike, veprojnë si medie të kolonizuara duke mbrojtur interesat e klasës politike të pasuruar në sajë të karrierës politike!

Nuk është e çuditshme, prandaj, pse në kushtet e këtilla të krizës së vlerave, në jetën tonë janë përshtrirë dhe përthelluar pamatshëm të këqijat e mëdha shumë dëmsjellëse:

Korrupsioni,

Nepotizmi dhe

Krimi i organizuar.

Zhvatja e të mirave materiale të qytetarëve të Kosovës është bërë e përditshme dhe kur e ku e arsyetuar me ligje!

Privilegjet dhe lukset e pushtetarëve të posteve të rendit të parë e të dytë janë bërë praktikë e shpallur e ligjshme me vendime, me rezoluta e me ligje!

Pandëshkueshmëria e të ashtuquajturve peshq të mëdhenj në politikë dhe e kryesve të punëve të tyre të pista, është bërë një mendësi gjyqësore  tragjike e sistemit juridik të kapur prej sundimtarëve tanë në shtetin e kapur në të vërtetë në shtetin e tyre privat!

Përpos njëmendësisë shoqërore e shtetërore ashtu po zhvatet, po shpërdorohet edhe historia kombëtare. Ajo, historia, është bërë porsi shteti, pronë private e partive dhe e prijësve të tyre. Dhe për leverdi të partive, grupeve a individëve prej falsifikuesve politikë e falsifikuesve pseudoshkencorë po falsifikohet sidomos historia politike e popullit dhe historia e letërsisë!

Tani e tremijë vjet Evropa, djepi i qytetërimit Perëndimor, u shpreh njohje heronjve të Mendjes dhe heronjve të Pushkës.

Në Kosovë dhe pjesërisht në Shqipëri sot jo vetëm shpërfillen po kur e ku urrehen heronjtë e Mendjes. Dëshmi e kësaj shpërfilljeje të tyre është folklorizimi heroizues arkitekturor, skulpturor, pikturor, filmor e studimor i historisë dhe i kulturës sonë! Pasojë e kësaj shpërfilljeje është rënia e krijimtarisë sonë mendore në sasi dhe në cilësi.

Heronjtë e politikës, në të cilën interesat vetjake shpërfillin interesat e përgjithshme, politikanët milionerë, nuk duan të dinë sepse nuk dinë dhe sepse nuk duan të mësojnë se përparimi, qytetërimi, kultura, artet, shkencat, identitetet kombëtare të popujve janë fryti madhor, përparues dhe zhvillimor, i heronjve të Mendjes.

3.

Nuk ka dyshim se të gjitha këto të këqija politike, shtetërore, shoqërore të perceptuara prej qytetarëve si mallkim politik jo vetëm historik po dhe i përtashëm, po i sjellin dëshpërim popullit, në mënyrë të veçantë rinisë. Hajde e mos e thuaj me dëshpërim të madh, se pasojë e këtij mallkimi politik dhe historik është degdisja e gjithnjë e më shumë të rinjve tanë në botë. Hajde e mos e thekso shqetësimin e veçantë, për të cilin pëshpëritet në kryeqytetin e Kosovës e në mbarë Kosovën, se disa mija të rinj nuk duan të martohen sepse duan të ikin në botë pa marrë me vete obligime ndaj bashkëshorteve dhe fëmijëve!

Rënia morale politike, kriza e vlerave në jetën tonë të sotme, përthellimi e përshtrirja e të këqijave siç janë korrupsioni, nepotizmi, krimi i organizuar, kolonializimi i numrit më të madh të medieve sidomos elektronike, kapja e gjyqësorit dhe e shtetit, pseudokultura e pandëshkueshmërisë së pushtetarëve të rendit të parë, shfrytëzimi i posteve shtetërore e politike për pasurim, shndërrimi, pra, i këtyre të këqijave në sistem i shton obligimet dhe e rrit rolin e intelektualëve, rolin e shumë institucioneve shtetërore, arsimore, kulturore e të shumë shoqatave e organizatave të tjera për mospajtim.

Pa ato vlera, sot të sunduara prej kundërvlerave, sot të pushtuara prej të këqijave të sipërtheksuara, ne do të mbesim ku ishim: të prapangelur, të pazhvilluar në ekonomi, në arsim, në shëndetësi sa duhet e si duhet, në shkenca, në letërsi, në artet e tjera, në kulturë, në qytetërim.

Pa rilindjen e atyre vlerave, që na kanë mbajtur të qëndrueshëm gjatë historisë dhe të atyre vlerave që mund të na mbajnë si popull me kulturë e qytetërim modern, si popull të lirë, të pavarur, të dinjitetshëm, të atyre vlerave të reja që e rrisin dhe që e pasurojnë sot identitetin tonë kombëtar, ne do të mbetemi të robëruar: në të kaluarën prej robëruesve të huaj e sot prej dhunëtarëve tanë sundimtarë!

E, rilindjes së këtyre vlerave jetike për qenien tonë në këto hapësira në të cilat ishim jo me shekuj po me mija vjet e prej të cilave të këqijat e sipërthëna sot po na degdisin rrugëve të botës, mund t’i kontribuojnë sa iu takon, sa duhet e si duhet, në radhë të parë ato vetje, ato institucione, ato organizata, ato shoqata që u sipërtheksuan.

Dhe, ky kontribut i tyre do të mund të bëhet, do të mund të njëmendësohet vetëm në qoftë se pranojnë dhe zbatojnë kulturën e mosheshtjes para të këqijave politike, shtetërore, shoqërore; në qoftë se e bëjnë të veten atë kulturë e cila përmban vetëdijen aq qartë të theksuar në librat e shenjtë: se heshtja e tillë është mëkat, aq qartë të theksuar prej mendimtarëve të demokracisë moderne: se heshtja e tillë para kundërvlerave, para të këqijave politike, është heshtje vdekjesjellëse.

Të gjitha ato të këqija, para së gjithash politike, për të cilat u fol më sipër, domethënë të gjitha ato që po ndodhin e si po ndodhin, të gjitha ato që po bëhen e si po bëhen, të gjitha ato që po fliten e si po fliten, të gjitha ato që po zhvaten e si po zhvaten, të gjitha ato që po plaçkiten e si po plaçkiten, të gjitha ato që e dëshmojnë krizën e vlerave dhe rënien e moralit tonë, të gjitha ato e fyejnë mendjen tonë, e fyejnë dinjitetin tonë, e fyejnë guximin tonë për të menduar, për të pasur mendimin tonë të paraqitur lirisht. Siç e kanë thënë dhe të tjerë në vendet komuniste, që tashmë janë a presin të bëhen pjesëtarë të Bashkimit Evropian, ne tani për tani lëmë përshtypjen e një publiku të heshtur, të frikësuar, pa mendim të pavarur, pa atë sovranitetin që i takon popullit, dhe vetëm popullit, të dënuar për të dëgjuar e për të shikuar të shtangur, si statuja gjipsi, se çka po bëjnë, çka po marrin e çka po dhurojnë, çka po zhvatin e sa po zhvatin, mujsharët dhe dhunëtarët tanë të pushtetshëm, që në politikë kanë hyrë me nga një palë rroba të vjetruara e tani nuk e tregojnë sasinë e milionave dhe e tregojnë të pasurive të tyre të ndryshme.

Është koha të hetohet ajo pasuri e tyre!

Është koha të japin llogari, sqarime, arsyetime para popullit të gjithë milionerët politikë të pasuruar paligjshëm e panjerëzishëm, duke përdorur e shpërdorur për leverditë e veta politikën që bëjnë e që e zhbëjnë!

4.

Çka mund të bëjnë e çka do të duhej të bënin partitë politike për rilindjen e atyre vlerave të sipërtheksuara, sot të pushtuara prej kundërvlerave të sipërtheksuara.

Nuk ka dyshim se prej tyre pritet që të bëjnë luftën politike, partiake e shtetërore që shteti i Kosovës të shërohet prej krizës së vlerave, prandaj edhe prej krizës morale, domethënë, prej tyre pritet të bëjnë çmos për rilindjen sado të ngadalshme qoftë, të vlerave politike, qytetare, demokratike, kulturore e qytetëruese në Kosovë. Ato, partitë politike, do të duhej të bënin çka s’kanë bërë deri sot: që Presidenca e Kosovës, që Kuvendi i Kosovës, që Qeveria e Kosovës, të bëhen së pari vetë pasqyrë e vlerave të vendit, të popullit e të shtetit.

Por, a do të mund ta bëjnë këtë të gjitha partitë?!

Lejohem të them se partitë politike që ishin në pushtet gjatë këtyre njëzet vjetëve, me gjithë qëllimet më të mira, me gjithë deklaratat e zjarrta retorike që po japin përfaqësuesit e tyre, objektivisht, realisht, nuk do të mund ta bëjnë sa duhet e si duhet betejën për rilindjen e vlerave në radhë të parë sepse e kaluara politike – shtetërore i bën të pabesueshme për zgjedhësit që s’janë vetëm votues, por janë zgjedhës, për zgjedhësit që kanë mbamendje e s’harrojnë, që kanë sy për të parë e veshë për të dëgjuar çka krejt kanë bërë e çka krejt s’kanë bërë e është dashur të bëjnë për të mirën e Kosovës.

Është një opinion që mund të quhet i përgjithshëm në Kosovë se PDK-ja, AAK-ja dhe NISMA, si parti që ishin në pushtet, janë parti në të cilat kanë lulëzuar ku e kur më shumë e ku e kur më pak korrupsioni dhe nepotizmi. Por, është një opinion i përgithshëm në Kosovë i atyre që njohin funksionimin e partive politike të Kosovës prej fillimit të krijimit të tyre, pas rënies së komunizmit, se burimi i korrupsionit dhe i nepotizmit në Kosovë është Lidhja Demokratike e Kosovës. Kjo e vërtetë e sjell bindjen se PDK-ja, AAK-ja dhe NISMA nxitjen dhe mësimin për korrupsion e nepotizëm e kanë marrë në shkollën korruptive dhe nepotiste të LDK-së. Por, PDK-ja, AAK-ja dhe NISMA këtë mësim e kanë mësuar jashtëzakonisht suksesshëm, duke e përsosur dhe duke e  vrazhdësuar më tej, duke e sjellë në gjendjen në të cilin është ai mësim tragjik i marrë prej LDK-së, që e ka rënduar dhe po e rëndon pamatshëm shumë Kosovën.

Për këto arsye, mund të thuhet se kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, me gjithë përvojën e saj të gjatë politike dhe përgatitjen e saj profesionale, nuk mund ta bëjë bindshëm e pranueshëm për opinionin syçelë, rilindjen e vlerave, që fillon me luftën e pa kompromis politike e shtetërore kundër korrupsionit e nepotizmit. Dhe këtë luftë kundër korrupsionit dhe nepotizmit nuk mund ta ndihmojë, për arsyet e lartpërmendura, as me slloganin e pabesueshëm  “Beso”.

Pengesa e parë që s’mund ta bëjë ajo këtë luftë është shtëpia e kryetarit të parë të LDK-së, Ibrahim Rugova, e ndërtuar në mënyrë korruptive, me mjete të plaçkitura prej popullit. Kësaj pengese të parë që del para kandidates Vjosa Osmani duhet shtuar edhe mjetet mbi shtatë mijë euro në muaj, që janë mjetet financiare të 23 familjeve, me të cilat financohet sot, pa asnjë arsye, pa asnjë bazë ligjore, pa asnjë përgjegjshmëri politike, pa asnjë moral politik e shoqëror familja e të njëjtit ish kryetar, mandej vetura e caktuar për bashkëshorten e tij që me gjithë shoferin paguhet prej qeverisë së Kosovës, mandej ngritja qeveritare e anëtarëve të familjes së tij në poste politike e shtetërore, dhe privilegjet e tjera që nuk mund të arsyetohen në asnjë mënyrë në shtetet demokratike, të qytetëruara.

Pengesa e dytë e luftës së premtuar të kandidates për kryeministre të LDK-së, Vjosa Osmani, kundër të keqes më të madhe të Kosovës, korrupsionit dhe përbërësit tjetër të madh të korrupsionit – nepotizmit, është vetë kryetari i sotëm i LDK-së, Isa Mustafa.

Nuk dua t’i përsëris ato që shkrova kur ai u zgjodh kryeministër i Kosovës, por dua të them: kryetari i sotëm i LDK-së, Isa Mustafa, siç dihet e siç shkruhet, është njëri ndër politikanët kosovarë më të pasur, të pasuruar e të bërë akademik në sajë të politikës së tij të korruptuar, në sajë të konfliktit të interesit, në sajë të posteve politike e shtetërore të cilat pamëshirshëm i ka shfrytëzuar për të rritur pasurinë e tij të tundshme e të patundshme!

Sa mund të jetë numri i atyre votuesve që mund të përkrahin kandidaten e LDK-së për kryeministre të Kosovës duke ditur se ajo nuk do të mund të çelë gojën sot, as nesër, as kurrë për t’i bërë pasuri shoqërore shtëpinë e ndërtuar me korrupsion të Ibrahim Rugovës dhe pasuritë e krijuara në sajë të posteve politike e shtetërore të Isa Mustafës? Nuk e di. Por, mendja demokratike e thotë se numri i votave që do të fitojnë kandidatët për kryeministër të Kosovës duhet të varet prej jetëshkrimit politik e shtetëror le të thuhet 20-vjeçar të partisë që i ka përzgjedhur për kandidat.

Kjo që u tha për kandidaten e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmanin, duhet të thuhet edhe për milionerët politikë të kandiduar për deputetë dhe për kryeministra të Kosovës të partive të tjera.

5.

Kush na mbeti mandej i besueshëm se do të bëjë betejën për rilindjen e vlerave dhe shpëtimin e Kosovës prej kundërvlerave?

Cilat parti realisht mund të gëzojnë besimin se do të bëjnë luftën kundër të këqijave të mëdha – korrupsionit, nepotizmit, krimit të organizuar, kapjes së shtetit, zhvatjeve të pasurisë kombëtare të Kosovës? Cilat parti mund të gëzojnë besimin se do të bëjnë luftën për shtetin ligjor, për shtetin social, për demokraci fytyrëpastër, për punësim të liruar nga padrejtësitë e tmerrshme nepotiste, për çkapjen e drejtësisë prej duarve të milionerëve politikë e për vlera të tjera?

Cilat parti?

Kosova ka forca politike që mund t’u besohet sot dhe këto forca janë partitë që s’kanë qenë në pushtet qeveritar deri sot. E këto janë: Vetëvendosja – lëvizje politike deri sot pa mëkate politike, lëvizje politike politikisht e dëlirë dhe pjesa e ndarë prej VetëvendosjesPartia Socialdemokrate.

Në fund të këtyre gjykimeve politike s’mund të mos e shtoj edhe një mendim: përpos racionale, zgjedhjet kurdo e kudo shpesh ishin e janë edhe iracionale. A do të jenë zgjedhjet e parakohshme që mbahen më 6 tetor, racionale, që do t’i sjellin Kosovës qeveritarë pa mëkate politike, të pakorruptuar, apo zgjedhje iracionale, që do t’i sjellin Kosovës edhe politikanë të korruptuar, të pasuruar e të bërë milionerë politikë duke shfrytëzuar postet politike e shtetërore; milionerë politikë që e ndëshkuan Kosovën me Marrëveshjen për Bashkësinë e Komunave Serbe me autorizime gati të republikës, që për fat e ndali Gjykata Kushtetuese e Kosovës; që ia tëhuajtën Kosovës afro 9000 hektarë tokë me rëndësi të madhe edhe gjeostrategjike të dhuruar Malit të Zi; që e cenuan rëndë Kosovën me pajtimin e disahershëm për Gjykatën Speciale (njëetnike) e cila do dënojë ish luftëtarët e UÇK-së dhe ashtu do ndëshkojë luftën tonë çlirimtare; që me veprimet e palejueshme dhe mosveprimet e duhura e penguan Kosovën dhe qytetarët e saj në procesin historik të integrimeve evropiane – mbetet të shihet.

Të pritmet e drejta, historike, e të padrejta, kundërhistorike siç dihet e kanë shënuar shpesh historinë shqiptare!

Uroj të na punojnë mendja e vullneti e të veprojmë ndershëm e njësueshëm mbështetur në shtetin e së drejtës dhe në parimet demokratike për të mirën tonë të përgjithshme e për të mirën tonë individuale. Për të mirën e Kosovës, të Kosovës, të Kosovës dhe të qytetarëve të saj.

Prishtinë

1.10.2019

Share This Article
30 Comments
  • E verteta dhe e drjeta jane te madherishme, madje ntek ne pas luftes jane bere neveritese deri ne maosdurim. .Keshtu kur e verteta dhe e drejta thuhen e shkruhen,,ngjallin “rremuje” urrejtjesh,sharjesh e fyerjesh drejtuar shkruesit apo folesit.Kjo neveri deri ne mosdurim kunder folesit apo shkruesit te se vertetes dhe se drejtes se madherishme. Kete gjendje situate perjetuese e kemi kurdo qe Akademiku yne monumental I shkences dhe publicisties shqiptare Rexhep Qosja publikon ne media elektronike apo te shkruara mendmin akademik,si askush nga akademiket tane te paguar, apo as nga ASHAK ne teresi.Andaj,urrehete,shahet,fyhet, dankoset nga gjitha niveleit e mjediset shqiptar.Vertet esht e habi,Pse shqipt aret nuk e duan,as nuk duan ta degjojne e ta lexojne te verteteten dhe te drejten,Pse nuk mund ta durojne kete madheshti njerezore?!Pse madje e urrejtjen folesin,shkruesin dhe shprehsin-folesin e se vertetes dhe se drejtes?!!

  • RESPEKTE PER JU RILINDASI KOSOVAR E KOMBETAR REXHEP QOSE.SI MALLAKASTRIOT PURRO…TE ADMIROI FORTE PER ÇKA KE EVIDENTUARE NE TE MIRE TE KOSOVES E TE SHQIOERISE.KOMBI SOT KA 2 BURRA SHTETI:REXHEP QOSE E ALFRED MOISIU.URIME E SHENDET PER JU.
    -JU FLISNI PER NJRRZIT ME VLERA E ANTIVLERA NE KETE SISTEMIN QE PO NDERTOJME,KUR SHUME PREJ TYRE SOT VLERSOHEN SE SA PARA E PRONA KRIMI KANE VENE NE KURRIZ TE POPULLIT FUKARA.
    -DITE ME PARE LEXOVA NE MEDJET TONA PASURINE E DEKLARUARE NE VITE TE DREJTUESVE KOSOVAR .DHE U HABITA SE SI NE PAK VITE ATA JANE BERE MILIARDIER.
    -NE KETO KUSHTE ASNJE PREJ TYRE NUK DIHET TE ZGJIDHET KRYEMINISTER I KOSOVES.KJO DUHET TE FILLOI NGA KOSOVA,PASI NE SHQIPERI DREJTESIA ESHTE ME POTURRE NDER KEMBE DHE NUK KA SHPRESE TE BEHET SA TE JETE SALIU GJALLE DHE NE POLITIKE.
    -PER KOSOVEN JU JEPNI EDHE RRUGE-ZGJIDHJEN,POR TE NJEJTEN GJE BEHENI EDHE PER SHQIPERINE E CILA NDODHET NE RRUGE PA SHPRESE NE SAJE TE MEDIOKRITETIT TE BERISHIZMIT,I CILI(SIÇ DEKLAROI ILIR META)DO DIGJTE KUVENDIN E SHQIPERISE ME DISA KRIMINEL KOSOVAR SIÇ VEPROI BUJAR BUKOSHI NE 1998 ME POROSI TE SALIKRIMIT.
    -JU PERSHENDES.

  • I dashur Profesor. Mbetesh simbol i shqiptarizmit, rilindas i vertete, jo rilindas i Edi Rames. Shqiptaria ka nevoje per mendimin tend te mencur, te paster, per ty profesor Qosja. I respektuar ne te gjitha viset shqiptare, i thjeshte e modest ne tere jeten tende. Une cuditem: Perse Kosova dhe tere shqiptaret aty nuk e ngrene zerin e te thone: Ky eshte Presidenti yne i vertete. Atehere Kosova do te ishte me ndryshe. Prof. Qosja, president i Kosoves dhe neser i tere shqiptarise.

  • “Rexhep Qosja: Pse jetojmë në një kohë të krizës së vlerave”??????????????????
    përse??
    sepse vlerat kanë VDEKUR!sepse dhe ju që duhet të ishit etalon i vlerave(ti,ismaili,dritëroi,etje,etje)jeni këthyer në bythë dredhur!të gjithë jeni shitur për pes lek,në periudha të ndryhsme!!
    ndoshta ka qënë faji ynë që ju kemi quajtur “bartës vlerash”!!ndoshta ju kemi mbivlersuar o zoti qosja!!
    ju jo vetëm që nuk ishit bartës vlerash por ishit thejshtë njerëz si ne!njerëz të shitshëm e të bleshëm !!
    ju kishim ngritur në piedestalin e vlerave,në mënyrë të gabuar!!ju kishim vënë një peshë që ju nuk mund ta mbanit!!
    ju akoma sot nuk keni guximin ti thoni gjëra hapur!nuk jeni në gjëndje ti kuptoni ngjarje e jo më ti parashikoni ti frenoni o ti nxisni ato!!
    ju keni marrë një barrë që se mbani dot!!
    prandaj e keni hedhur diku rrugës,diku moçaleve në të cilat keni shkelur!!
    prandaj kanë vdekur ajo barrë vlerash që ti kërkon sot!!

  • Per cfare “vlerash” kombetare flet zoteria kur perdor fjalet e pushtuesit Osman vali dhe kadi.
    Kur vete e ka emrin Rexhep,kur feston kulturen arabe,kur urren ata qe nuk u islamizuan.
    Nuk e “di” cfare lidhje kishin vellezerit Frasheri,Ismail Bej Vlora,Hasani etj me Arvanitasit.Keta te fundit kishin rreth 50 vjet qe cliruan Epirin,luftuan per Ilyri,per Greqi,kurse te paret shkuan ne Stamboll qe as emrin e Qe dres tone per 1100 vjet Bizant nuk ja thone!
    Mund te me thote zoti Rexhep qe Kostandini i Madh ishte Ilyre por qytetin ne Nder te Tij e mohon?
    Mund te me shpjegoje pse Frashellinjte nuk menduan per ndonje Al-bania por u dalluan per luften kunder Greqise dhe Arvanitasve.
    Mund te me thote zoti Rexhep qe pse te perndjekurit ishin viktime ne kohen e Diktatures dhe kush nuk ishte myslimane turk ishte po ashtu,viktime?
    Ky vend nuk ka lidhje me Kombin,sado te ndrosh emra,te ndrosh sjellje,te ndrosh Fene e Mallkuar Arabe etj.
    Ne si Ilyre te Epirit (zone kjo e ndaluar nga turqit ne Ndergjegje dhe Identitet) fatkeqesisht jemi pak,se nuk u identifikuam me pushtuesin.
    Pamvaresisht qe jemi Orthodhoks te Kastriotit ne jemi viktimat tuaja.
    Kur themi Orthodhoks themi Greke,per rreth 1500 vjet qe ne kohen e Megas Kostandinos dhe per aresye ordinere dhe te qarta antikombetare u be Aftoqefale.
    Nuk e di sa e vertete eshte qe Ahmet Zogu nuk ka lene asnje dokument ne gjuhen “shqipe” sipas Viktor (fitore) Malaj ne shkrimin e djeshem per bustin e Zogut.
    Atehere lind pyetja.
    Si ka mundesi te krijoi nje shtet te vogel turk Fuqite e Medha be 1913en duke e ditur qe ketu ishte Epir sipas Marin Barlettit.
    Si ka mundesi qe besojne tek percaresit e Kombit te Pirros te degjeneruarit qe ndruan cdo gje,qe nga Identiteti,Feja (e mire apo e keqe Orthodhokse),festat,kulturen.
    Si ka mundesi qe luftojne akoma ata qe me te vertete identifikohen si Epirote,kurse ne “historine shqipetare” thuhet qe Osmanet ishin “pushtues”!

    • A Mund da futi ty pela-zus 1 pytje pse shqiptarët orthodox die ortodoxat serv pranuan me të paren miqĕsinë me Bajazitin vrasĕsin e babait tĕ vet në Mazgit dhe arnautat të jenë vazal sa edhe djemt peng ti ipnin dhe pse nuk ishte as një në lidhjen e Perzerenit

    • Nuk e dija qe ka aq shume budallenj ne jug,,,o pellazg po paske mbetur pellazg i vertete,qenke ne epoken e gurit,ta kane plas farfallen andej nga greku prandaj e gjen veten te ata vertet …greket e vertete kane pjekuri e dine ta vleresojne ate qe kane afer,ndersa ti je pjelle e marre ere e sbehesh njeri

    • Nuk e dija qe ka aq shume budallenj ne jug,,,o pellazg po paske mbetur pellazg i vertete,qenke ne epoken e gurit,ta kane plas farfallen andej nga greku prandaj e gjen veten te ata vertet …greket e vertete kane pjekuri e dine ta vleresojne ate qe kane afer,ndersa ti je pjelle e marre ere e sbehesh njeri..ti mbaj fene orthodhokski..ne po mbajme shqiptarine ..ik me mire

    • O kali të ka nxjerrë prej Anadollit perandoria Osmane të ka mbajtur të nënshtruar pesë shekuj ju shkatrruan në skelen e Izmirit e mori 1/2 e Qipros dhe mos thëntë Perendia se ju hanë me dhëmbë pra dije se historikisht je në pozitën e kapitullantit pra të jevgut në raport me Osmanët alias Turqinë kjo është e vërteta

  • Në Kosovë janë parti të krijuara nga fundrrinat e LKJ ku si program politik patën sulmin e disa kuadrove të vjetra shqiptare në pushtet si gjoja me ide komuniste dhe tradhtare dhe jo politiken serbe ndaj shqiptarëve ma fortë sulmohej politika çetnike nga lider partiak kroatoslloven e edhe lider serb të Banatit se Ibrahim R. Veton S. Hivzi I. …duhet çdo herë të përmendet se lideri i LDK I. Rugova ama bash asnjiherë nuk nuk pati guxim ti përmendi emrin Sllobodan Millosheviqit dhe shqiptarët ende të lejojnë vehten e këtu e 30 v. të mbajnë në pushtet këta demagogë të paftyrë ku ende se kan lanë zanatin e vjetër ate të baltosjes të kuadrave politike shqiprare dhe jo atyre serbe që ende janë minusit e Kosoves dhe hiq dobësitë e partive tjera të mbash ende LDK parti shumicë kjo dmth se si është hoxha ashtu edhe xhemati dhe për këte prof Qosaj kot lidhet

  • LDL eshte parti e themeluar ne Beograd nga UDB e Kosoves per te mbrojte bashkepuntoret e shumte qe kishte ne Kosove.Keta emeruan Rugoven ne krye te saje dhe i vune kerpeshin ,shallin per ta terheke nga donin ata.Por fatkeqesishte udbashet e LDK te stervitur ne shkollat jugosllave arriten te bejne per vete shumicen e popullsis se Kosoves.ata fitun aq bindje ne katundarine kosovare sa edhe kur Rugova kerkonte nga Roma ndaljen e bombardimeve te NATOs,pa kushte ndaj Serbise ,ata e arsyetoshin “heeeej din ai cka kerkone…Adem Demaqin ,R.Qosjen ,UCK…..i shpallen dhe i sulmonin si proserbe,jugoslave.Por fatkeqesia vazhdon edhe pas kaq vitesh…jo qe nuk pergjigjen por vazhdojne me te njejten avaz.

  • O PELLAMUT U NGJIRE DUKE NA CARE TRAPIN PER HELENET E GERQIREN. Po akoma nuk e ke kuptuar o mut se rreh kot uje ne havan.Perrallat e orthodoksise jane bere bajat Po beni more kujdeswse nuk eshte cudi nje mengjes te zgjoheni pa vatan e pa breke IDIOTER….Dhe te jap nje keshille–leri perrallat e mitet imagjinare e inegzistente heleno-greke e meso se ju grekqiret jetoni vetem ne saje tonen se ju jeni popull imagjinar sepse greke nuk ka me………………….

  • Por kur pati vlera në Kosovë ato ishin çdo herë të ndrythura hiq periudhën e shkurtë 10 vjeqare të kllapës gjakovare mos prite me ngrit vlera fshatarsia politike e Llapit me nji bari nga Xrxa ku nga përdorimi i hirrës kaloi te i alkoholit nga kjo strukturë kvazi politike vetëm dame dhe degradim pati Kosova para luftes largim masiv i popullit drejt azileve të Europës pas lufte shkatrrim masiv i fshatrave qyteteve urbanistikës natyrës që as regjimi i Millosheviqit nuk lejoi kësi masakre teritoriaale në Komunat ku LDK qeverisi dhe qeverisë aty u lëshuam mbi 100 000 leje ndërtimi korruptive që nga uzurpimet e trotuareve e deri te pronat dhe b anesat shoqërore burgu duhet të hapet për Hamitët Beqirët Veliun Mustafat Kryeziun….

  • ,” Pellazgos ”….!!!

    — Ti nuk je shqiptar . Autori i ketij shkrimi flet per vlerat e shqiptareve, per shqiptaret , per ata qe perbejne kombin shqiptar , pa ber dallim , ndarje me perkatesi fetare.. , krahinore dhe etnike.
    –Kurse ti…. je nje VEMJE E NDOTUR , E HELMATISUR, JE NJE GJARPER…. PJELLE E BASTARDEVE TE SHOVINIZMIT GREK. , QE NJESON FENE ME KOMBIN , qe hera heres vjell, ndot , corjenton, helmatis e vret opinionin . Fut frymen e ndasis e te percarjes fetare , etnike e krahinore . Sic e thot dhe populli je GJARPER me 2 e 3 KOKE. . Ben mire te vete-larggohesh ..
    —- Gazetta DITA ,ne se nuuk eshte e molepsur , e ndotur , e financuar nga qarqe shoviniste anti shqiptare, nuk duhet tu japi hapsira komenteve te tilla . Ne se i shikoni ne vijimesi me vemendje , do te gjeni brenda ne menyre te perpunuar e kamufluar , gjuhen coroditese, frymen anti shqiptoare, anti kombtare , anti kushtetuse .. Ne se sistemi piramiidal …. e me tej…… nuk eshte i infiltruar e kapur me ‘Kuaj Troje” duhet ta thote fjalene vet …

    • degë e kalbur alias dardan
      që pella është shqiptar!?
      mos e vër në dyshim,është bastard,njëlloj si ti!ju ndan sektori i bastardisë!!
      kalbësirë,sot nuk egziston asnjë vlerë në kombin shqiptar!!
      e para patriotizmi!
      përveç një bytheco nacionalizmi folkloristik nuk ka gjë tjetër!!dhe ai vetëm nëpër muhabete të pabuk,sepse sapo vjen realiteti!?të gjithë e harrojnë!!
      e dyta vlera morale!
      sapo vjen një kacidhe në xhep pa mundim shitet shtet e emër,nënë e babë!
      e treta nuk egziston asnjë elitë intelektuale e cila të japë një farë drejtimi,një farë shëmbulli!të paktën teorik!!të gjithë të mëdhenjt,ku përfshihet dhe qosja e ismaili,janë të shitshëm!jo të zgjuar!janë të arsimuar,bile shumë mirë,por aspak të zgjuar!!nuk kanë qënë asnjëherë në gjëndje ti bëjnë ballë tundimit të një jete të rehatshme!nuk e njohin sakrificën për shtet e komb!!
      ty nuk të fus as në radhën e të arsimuarve o kalbësirë e fisit dega!!
      sepse ti je një skarcitet i arsimit,njëlloj si është skarcitet i përkatësisë etnike dhe pella!!
      bastard i lindur në tokën shqiptare që e urren në maksimum!!
      degë e kalbur,kali i trojës funksionon vetëm në rastet e vetkënaqsisë dhe miopisë akute!!
      ne jemi në një gjëndje të tillë!!
      ti je një nga ata që ka dhënë kontributin më të madh për trashjen e mëndjes së shqiptarit!!
      kalbësirë,po të jap një shëmbull!
      nëse në një përplasje tonën,pra të të vërsulem unë ty,pella fillon e të lavdëron,të del në krah!?
      ti i harron të gjitha ato që ke thënë për të,harron se kush është pella,dhe bëhesh menjëherë mik me të!!
      ti je prototipi i injorantit me miopi akute!!
      ti e ha kalin e trojës në çdo sekondë!!truri tënd nuk është në gjëndje të llogarisë një lëvizje të vetme,e jo më të parashikojë disa më shumë se të tjerët!!
      pthu hale!

      • I nderuar– ”anticensure25642654′ ””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
        * Kontrollo syzet qe perdor .
        Ekstremisht, sot ke gabuar.!
        * Jam ”Dardan” prej Trebeshine,
        Rrenjje e Dege ,gjithkund nderuar….!!
        Kreshta e saj, lemuar bute ,
        Gjithfare lulesh eshte e mbuluar.!!
        Nden shpatet e saj shkembore,
        Rrjedh vec uje, Ar i kulluar ….!!!
        ‘’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’
        == Shpresooj , se nga ato pak vargjeve te thjeshte, kupton qe vendlindja ime eshte diametralisht e kundert , kundrejt atij… qe ju I drejtoheni ndofta…. pa dretesisht me aq shume mllef , Me gjithe ate, eshte pune per ty.
        == Kete emer kam mbi 10 vjet qe e perdorur .. Por , 2 vjet e fundit perdor kryesisht emrin Real . madje ve dhe adresen ku banoj . Ne fakt , per shume arsye , nuk eshte e drejte qe e fshehim emrin dhe identitetin . Ky eshte nje realitet I hidhur .
        ==Akademiku Rexhep Qosja qe si shume te tjere identifikohet. e ndersa ne komenntusit , duke u fshehur si lepujt, dhelprat, gjarperijt dhe egersirat mbrapa …’’ferrave’’ perdorim nje gjuhe ne pershtatje me ‘’speciet ‘’qe perfaqesojm….
        Keshtu, nuk demtojme vetem autoret e shkrimeve, me shume demtohet , corjentohet , ndotet , injektohet e helmatiset opinioni e gjere.
        —-NE SE SHQIPERIA ESHTE AJO QE ESHTE SOT, ARTILERIA ME E RENDE QE E KA DEMTUAR MENDOJ ESHTE GJUHA E MEDIES , ku aty bejne pjese edhe ‘’PREDHAT’’ E HIDHURA TE MJAFT PREJ NE ANONIMEVE. …

        • ok
          e pranoj gabimin në vlersim!!
          fjalët për pellën qëndrojnë si qëndrojnë fjalët për kalbësirën(skarcon) e fisit dega!
          sa për këtë paragraf!?
          “==Akademiku Rexhep Qosja qe si shume te tjere identifikohet. e ndersa ne komenntusit , duke u fshehur si lepujt, dhelprat, gjarperijt dhe egersirat mbrapa …’’ferrave’’ perdorim nje gjuhe ne pershtatje me ‘’speciet ‘’qe perfaqesojm….
          Keshtu, nuk demtojme vetem autoret e shkrimeve, me shume demtohet , corjentohet , ndotet , injektohet e helmatiset opinioni e gjere.”
          e ke shumë gabim!
          jam plotësisht dakord për sharjet,për shantazhet,por aspak i një mendimi për kritikat!!
          nuk ka rëndësi emri i komentuesit(këtu nuk hyjnë ata që e ndërrojnë pseudonimin në çdo koment)!rendësi ka ajo që thotë!!
          se po dhe emrin e vërtetë atëherë do të kemi dy varjante të shantazhit!
          1-ai privat
          2-ai fizik
          ti thua se vendos si emër real dhe adresë!
          mund të jetë e vërtetë!si nuk mund ta vërtetoj ashtu nuk e kundërshtoj dot!!
          por kjo nuk të bën më të besueshëm në syt e mi!!ashtu si nuk e bën të besueshëm qosen kur pyet “se ku janë vlerat”!!
          vlera që ai në këtë periudhë 10 vjeçare që unë jam aktiv në këtë “blog”,ai i ka shkelur disa herë!!
          nëse unë,ndoshta dhe ti mund të gabojmë në komentet tona të shkruar në kohë reale!?
          ai e ka të ndaluar të gabojë!!sepse ai nuk shkruan në kohë reale!ai shkruan me ngadalë dhe me kohë të mjaftueshme për tu menduar,korigjuar dhe botuar!!
          pastaj është dhe formimi i tij arsimor!shumë më i lartë,se timi!tëndin nuk e di!!
          ps:të besova ty në ato që thua,sepse vargjet nuk më thonë asgjë!!
          sa për degën është e drejta tënde që të mendosh se i drejtihem”pa dretesisht me aq shume mllef”!
          ai jo vetëm e meriton mëllefin,por dhe sharjet më të rënda!!
          kam sjellë shumë e shumë fakte përse e bëj atë sulm!!
          mjafton të lexosh shkrimin e tij në mbështetje të sali berishës në zgjedhjet e 2009ës për të qënë i tillë!
          të njëjtin model,por me emër të ndryshuar,nga sali në EDrama,po e përdor çdo ditë sot!!nëse ty të duket pak?!
          atëherë është po ashtu punë për ty!!

  • Jetojme vertet ne nje kohe te krizes se vlerave. Personi ne foto Rexhep Qosja i ka nga pervoja personale keto fjale sepse ka qare kur e kane perjashtuar nga Lidhja Komuniste Jugosllave per stalinizem.

  • Kritika eshte ilac zoti me comentin era.
    Ty nuk kupton qe edhe Ali Pasha donte te krijonte nje shtet Epirote bashke me Greket qe kane ketu qe ne kohen e Majmunit.
    Bile te gjithe gjeneralet e Tij luftuan per clirimin e Greqise,Arvanitasit qe per ju dhe Frashellinjte qe nuk e luftuan turkun ishin dhe jane te “shitur” tek Greku.
    Ty nuk kupton qe koken e Aliut e prene dhe e shpune ne Stambollin tuaj dhe Kostandinopolin e Kastriotit vete turkoallvanosat.
    Bile koken e te birit te Arvanitases Bubulina qe i dha 6anije Luftes per clirimin e Greqise kush ja preu qe e kerkonte ne fushe te betejes?
    Mos kujton ty se luftonin turqit me Greket,Epirotet e Kastriotit,me Ilyret qe nuk u Turqzuan?
    Kombi per nje njeri te ndershem dhe me dinjitet eshte I Shenjte.
    Por ty nuk mund te kuptosh sakrificen e madhe te atyre qe nuk ndruan Besen,Emrat,Identitetin,Kombin vete.
    Ty kujton qe Kombi eshte Xhakete qe mund ta ndriosh sa here ke interesa?
    A mund ta kuptoje nje Komunist i Diktatures qe donte bursa per femijte e Tij,per fisin e tij,Shtepi te mire per vete,Pune te mire etj nje njeri qe kishte 45 vjet internim,te burgosur per nje fjale,apo per qellimin se nuk donte te rronte ne nje Burg te Madh?
    Jo.
    Keshtu edhe me ty.zoti me comentin era.
    Hiqni rracizmin,respektoni historine dhe luftoni ata qe mbrojne Turqine e pengjeve,te vrasjeve,te perdhunimeve,te prerjes se kokave dhe mos kujtoni se do ju nenshtrohet “Greku i poshter”.
    Shikoni veten ne pasqyre dhe lereni urrejtjen.
    Ky eshte rracizem dhe percarje?
    Perkundrazi,farmaqi qe ju i thoni ilac eshte vete historia e vertete,se Brenda saj ka Respect,Dignity,Nder,Paqe.

  • Njeriun e njeh mire shtepia e tij. Kete Qose enveristin e njohin me mire ne Kosove dhe nuk i kane dhene as 2% votash kur hyri ne zgjedhje me nje parti qe u harrua fare.

  • REXHEP QOSJA – AKADEMIKU I SHQIPTARIZMIT

    – Ikone e tyrbe e shqiptarise kudo ne Bote

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Edhe kjo analize deshmon si bora e bjeshkeve te Namuna se analize permasave madheshtire te pendes dhe mendjes se ndritur te ikones se shqiptarizmit, Rexhep Qosja.
    Rexhep Qosja eshte nje mal i larte i atdhetarise shqiptare ne tere krijimtarine e tij,
    Rexhep Qosja eshte mendimtari i shqiptarise dhe pararendesi i lirise i pavaresise se Kosoves.
    Mendja e tij e ndritur eshte nje burim i pashuar drite ne rrugen e shqiptareve drejt lirise, demokracise dhe bashkimit kombetar.
    Rexhep Qosja eshte Akademiku i Shqiptarizmit .

    • vlersimi më i mirë që kam parë tek ti o kalbësirë!!
      shpresoj që koha e vlerave të zhdukë kohën tënde të plehërave!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *