Vrasja në Mirditë, 34-vjeçari u mor peng, më pas u ekzekutua

Ornela

Disa persona janë shoqëruar dhe po merren në pyetje në lidhje me vrasjen e 34-vjeçarit Eri Zefi pasditen e djeshme (2 tetor) në Mirditë.

Sipas burimeve viktima dyshohet se është marrë peng dhe më pas është ekzekutuar në vendin ku u gjet i vrarë, pikërisht në Zall Xhuxhe.

Zefi është vrarë disa orë para se të gjendej i pajete nga një banor i zonës.

Eri Zefi njihej dhe me emrin Anton Zefi. Ai ishte me pasaportizim në Adriatik të Kurbinit, por jetonte në Durrës.

34-vjeçari ishte i martuar dhe babai i një fëmije.

Si ndodhi ngjarja

Ka qenë një banor i zonës i cili ka pikasur trupin e viktimës dhe menjëherë ka njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen.

Blutë e Mirditës u nisen menjëherë drejt vendit të ngjarjes dhe nisen hetimet, ndërsa trupi i pajetë i viktimës u dërgua në morgun e spitalit të Rrëshenit.

Sipas burimeve, ai është qëlluar me një plumb me kokë dhe dyshohet se ka gjetur menjëherë vdekjen.

Vendi ku u gjet viktima është zonë e pabanuar, çka vështirëson punën e grupit hetimor për të zbardhur dinamikën e krimit. Ndërkohë në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë apo provë tjetër materiale, çka hedh dyshime se autorët mund të kenë qenë vrasës profesionistë.

Ndue Zefi autori i vrasjes në Durrës, 24 shkurt 2019

Policia po heton pistën e vrasjes për hakmarrje, pasi viktima Eri Zefi rezulton të jetë vëllai i Ndue Zefit i cili në muajin shkurt të këtij viti ka vrarë fqinjin e tij 45-vjeçarin Martin Ndreca, ngjarje e ndodhur në qytetin e Durrësit.

Krimi ndodhi pas një sherri në lokal në sy të djalit 10-vjeçar të Martin Ndrecës. Pak ditë pas krimit të kryer, Ndue Zefi është vetëdorëzuar në Policinë e Shkodrës dhe vijon të qëndrojë në burg në pritje të dënimit që do t’i japë Gjykata e Durrësit.

Dy familjet Ndreca dhe Zefi ishin nga Mirdita dhe prej vitesh ishin zhvendosur me banim në qytetin e Durrësit. Hetimet e policisë janë përqëndruar pikërisht tek hasmëria mes dy familjeve, por nuk përjashtohet mundësia që 34-vjeçari të ketë patur ndonjë konflikt tjetër, çka ka çuar në ekzekutimin e tij me armë zjarri.

Share This Article
1 Comment
  • Epo vrit te vellane pa lidhje fare.

    Do thoja qe keto duhen denuar ashper, po kujt ti thuash.

    Rrofte shqiperia uropiane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *