“Do ta paguajmë ngacmimin e Shqipes”

anazapta

Aktori i njohur Reshat Arbana ka tërhequr vëmendjen për rrezikun që po i kanoset gjuhës shqipe nga lehtësia me të cilën po preket ose modifikohet.

“Të prekësh shqipen dhe elementët tonë të identitetit, është një krim jashtëzakonisht i madh. E ndjej se kjo është bërë më e pranishme, madje edhe shkrimtarët shkasin nga mënyra logjike e ndërtimit të fjalisë. Tekstet ngarkohen me fjalë, që ata mundohen t’i zbukurojnë e t’i zgjidhin ndryshe, por që nuk janë aspak shqiptare. Tekste, gjoja sikur janë shqip, por aq të ngarkuara me fjalë të huaja bëhen të lodhshme, thjesht ngaqë duan të thonë sesa intelektualë janë apo që vetëm ata i njohin fjalët e huaja dhe botën. Për mua, të ngacmosh shqipen është një krim që nuk do dimë si ta korrigjojmë dhe do ta paguajmë shtrenjtë – thotë aktori në një intervistë me gazetarin Ben Andoni për revistën JAVA.
 

Share This Article
6 Comments
  • Shyqyr që doli një i mençur për të rishikuar Gjuhen Shqipe se kemi filluar të flasim shqip si te huajtë edhe ne Shqiptarët.

  • Aspak nuk eshte e veshtire gjuha e at Gjergj Fishtes. Por meqenese u sterilizua(”u pastrua”) nga domosdoshmeria qe jugu te kuptoje veriun dhe aspak anasjelltas natyrisht qe nuk kuptohemi mes vedit.

  • Shqiperia e do edhe nje goditje te forte ne piken e saj me te dobet, pikerisht ne gjuhen. Kete po e ben me sukses te plote banda mafioze e pseudoshkencetareve berishiane. Pa u shperbere e tera si shtet, nuk ka premisa per tu kthyer ne ciflik sic ka devizen e saj PD dhe satelitet.

    • o daulle o plere. po pse ca i beri berisha gjuhes shqipe? gjuhen shqipe e shkerdhen komunistet , duke futur dialektin e hereeee ca bereee

  • Vieni, vieni, skipetari, puna, puna.
    Une i flet, ai sme flas, plasi bytha per ai.

    Sdo te vonoje dhe sic tregon shume i nderuari dhe i respektuari artisti popullor Reshat Arbana, qe te degjojme perhere e me shpesh, fjali te llangosura me fjale te huaja apo shprehje qe vetem neper humore estradash, mund ti degjosh.

  • Ky eshte nje apel patriotik i nje aktori te madh,i cili si te rralle njerez e ndjen shenjterine e fjales shqip,peshen e te ciles e ka percjelle ne qindra shfaqje dhe e ka ndjere se sa ka renduar ao ne perjetimin e spektatoreve.
    Respekt dhe nderim per artistin e vertete dhe patriotin e madh Reshat Arbana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *