Entela Resuli
Mirë se vini në vjeshtë: Koha e vitit kur gjithçka që ju duhet të dukeni elegante janë një palë pantallona dhe një triko komode.
Ne do ju sjellim sot disa nga tendencat e këtij sezoni.
2019-ta është viti që duhet të dilni nga zona juaj e rehatisë me diçka përtej të zezës së zakonshme dhe pulovrave me jakë rrumbullake!
Sharmi i trëndafilit
Joshëse dhe misterioze, stilistët kanë projektuar lulet për pasarelat e vjeshtës. Lulet që në krye të herës kanë dhënë idenë e romanticizmit dhe përsosmërisë dhe gjithmonë kanë qenë muza e frymëzimit për poetët dhe shkrimtarët.
“Një trëndafil është një trëndafil”, do të shkruante shkrimtari Gertrude Stein, me idenë që rrëmben thelbin e hijeshisë dhe fuqisë evokuese të egërsisë së natyrës. Stilistët kanë menduar të shfaqin lulet dhe trëndafilat në sezonin që po afron, duke e vënë atë në printime, aplikacione dhe duke e shumëfishuar pafundësisht. Kjo pasi sharmi i trëndafilit do të jetë shumë prezent në modën e vjeshtës së vitit 2019.
“Do të kthehet një dimër tjetër, do të bien një mijë petale trëndafilash”, do të këndonte në vitet ’60 këngëtari Bruno Martinom, duke vënë në pah fuqinë e një trëndafili. Kështu që, kujdesuni pë të patur një veshje me trëndafil në karderobën tuaj këtë vjeshtë.
Neon, ngjyrat që do të ndezin pamjen
Edhe nëse nuk do të jesh në gjendje t’i veshësh, të paktën përgatitu që gjatë dimrit që është shumë afër, veshjet do të kenë ngjyra të forta neon. Bluzat, pantallonat, xhupat e palltot…Edhe nëse jetoni në vende të ftohta e të zymta, të paktën do të shihni përditë ylbere që kalojnë rrugëve.
Do të kemi mundësinë që gjatë këtij dimri të ngjajmë të gjithë nga pak si mbretëresha Elizabet sepse ngjyrat e veshjeve do të jenë pikërisht si të sajat, edhe pse ajo nuk i mikson njëra me tjetrën. Lojëra që duhet të bësh për t’u dukur e kombinuar, gjatë sezonit të ardhshëm, nuk do të jetë edhe aq e lehtë prandaj bëhu gati!
5 modelet e xhinseve që duhet t’i keni në gardërobë
Ju ndoshta keni nisur t’i vini re modelet e xhinseve kudo nëpër Instagram, por po sjellim 5 modele që do të dominojnë sezonin e vjeshtës.
Xhinset e prera drejt
Xhinset me këmbë të drejta janë një prej modeleve klasike të kësaj vjeshte, që do t’i shikoni kudo. Është një stil pak më shumë i përshtatur si ai i “mom jeans”. Konsiderojeni si një version të thjeshtuar dhe elegant: mund t’i kombinoni me të gjitha veshjet e sidomos me një bluzë oversize apo crop top.
Xhinset e prera
Ndërsa stinët e kaluara na kanë sjellë modele xhinsesh nga më të ndryshmet, këtë sezon para shkollës po shkojmë më shumë edhe te ky model – xhinset e prera. Mund t’i bini edhe shkurt, pra thjesht të merrni një palë gërshërë dhe t’i modifikoni xhinset që keni. Krijoni stil të ri me fare pak fantazi.
Denim Mini
Tendenca e viteve ’90 të momentit është… denim mini. Sigurisht, ne e duam një siluetë perfekte që krijojn minifundi, por këtë vjeshtë, ne jemi veçanërisht të prirur për të shkuar te klasikja. Një model i moderuar minifundit xhins është një tendencë që të gjithë e kemi pritur gjatë.
Skinny Jeans
Një tjetër rikthim në modë? Xhinset skinny. Pasi mbeti për disa kohë në hije, këtë vjeshtë ky model është rikthyer në gardërobë. Pavarësisht ngjyrave apo edhe përmasave të trupit tuaj, silueta lejon lehtësisht që këtë model ta kombinoni me gjithçka.
Xhins edhe xhaketa, edhe këmisha etj.
Pavarësisht nëse e keni ndjekur koleksionin e Rihanna-s këtë sezon, mbani parasysh diçka shumë të rëndësishme. Xhins do të ketë kudo; fustan, këmisha, bluza etj. Konsiderojeni si fakt. Veç pantallonave, edhe çdo veshje ku do të dominojë xhinsi do të jetë tendencë.

Ngjyrat e buzëve në vjeshtë, tendenca natyrale që s’mund t’i rezistosh
Ky sezon mund të quhet pa frikë, sezoni i risive, guximeve dhe tendencave dhe ky fakt edhe sa i përket grimit. Në një kohë kur ka me shumicë ngjyra dhe kombinime në grim, ne po jua zbulojmë cila është nuanca që do të dominojë këtë vjeshtë në buzë.

Në fakt, ky sezon e ka një nuancë për secilën prej jush, duke nisur që nga tonet natyrale, nude, rozë, e për të shkuar deri në ngjyrat më të forta. Megjithatë, ka diçka që e bën vjeshtën të jetë edhe më e bukur – në buzë. Është salmoni…
Nëse do të pyesësh ndonjë make-up artist, shanset janë që ai të të rrëfejë se ngjyra e buzëve këtë sezon do të jetë e dyfishtë – bashkë me atë të mollëzave. Buzët, në të njëjtën ngjyrë me faqet duhet të jetë baza e përditshme e grimit.
Është vetëm një nuancë delikate që transformon plotësisht fytyrën dhe të bën të dukesh bukur dhe shkëlqyese. Provo buzët në ngjyrat rozë, orange, salmon dhe pas tyre, edhe mollëzat. A nuk ju duket vetja më interesante kështu?
