1 tetori shënon edhe ditën ndërkombëtare të të moshuarve, përqindja e të cilëve në raport me popullsinë po rritet ndjeshëm. Kjo është rrjedhojë edhe e procesit të plakjes së popullsisë .
Sipas të dhënave të INSTAT mbi popullsinë, në 10 vitet e fundit numri i individëve mbi 85 vjeç është rritur me 22%, ndërsa në krahasim me një vit më parë me 5%.
Sipas këtyre të dhënave, më 1 janar 2019 në Shqipëri rezultonin 24,186 të moshuar mbi 85 vjeç, nga rreth 23 mijë që përllogariteshin në 1 janar të vitit 2018.
Me hyrjen e mijëvjeçarit të ri, numri i të moshuarve ka pësuar rritje drastike. Kështu sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2001 kishte vetëm 14,866 persona të moshës mbi 85 vjeç, apo rreth 40% më pak se sa ka aktualisht.
Plakja e popullsisë, sigurisht, që ka pasoja në ekonomi. Me rritjen e të moshuarve bie edhe produktiviteti i popullsisë dhe njëkohësisht kërkohen që të rritet numri i kapaciteteve për kujdesin shëndetësor. Shpenzimet për pensione rriten, në të njëjtën kohë kur ulet numri i kontribuuesve.
Parashikimet për Shqipërinë në lidhje me plakjen e popullsisë janë të zymta. Sipas projeksionit të OKB-së pritet që numri i të moshuarve në vitin 2100 të arrijë në 1.75 milionë banorë.
Ndërsa parashikimet për moshës mesatare të popullsisë shqiptare në vitin 2100 janë që ajo do të jetë 53.2 vite. Kjo do të jetë edhe mosha më e lartë mediane në rajon.
Kështu, Shqipëria nga vendi me popullsinë më të re, do të jenë shumë shpejt “pleqtë” e Ballkanit Perëndimor. 50 vjet më parë, Shqipëria kishte popullsinë mediane më të re të rajonit me një moshë mediane prej 19.6 vjet, madje më të ulët edhe se mosha mediane botërore prej 21.5 vjet. Mosha mediane në Serbi në 1970 përllogaritej 11 vite më e lartë se në Shqipëri, prej 30.1 vitesh.
Pas Shqipërisë, projeksionet parashikojnë se moshën më të lartë mediane do ta ketë Mali i Zi me 50.3 vjeç, pasuar nga Bosnjë dhe Hercegovina me 49.8 vjeç, Serbia dhe Maqedonia me 48.7. Ndërsa mosha mediane në botë përllogaritet që deri në 2100 të jetë 41.6./ monitor
e.ll./dita

mediane,mediane e mediane!!
nga të nonave tuaja e ken gjet këtë fjalë??
nuk mjafton mesatare??
apo duhet të dukeni të ditur që nuk gjeni dot fjalët e gjuhës së nënës??
apo thjeshtë se nënat i keni pas aq injorante sa nuk kanë dit me fol fare??
Nevrik injoranti. Mediane dhe mesatare nuk eshte e njejta gje. Une nuk e di si e kane perdorur keta te gazetes, po neqoftese i referohen INSTATit nuk duhet ta kene gabim. Qe ta marresh vesh ti injoranti nevrik une po mundohem te ta shpiegoj ndryshimin midis mesatares dhe medianes. Ne statistike, mesatarja eshte shuma e te gjithe numrave pjestuar me sa numra kemi, kurse mediana eshte ai numer, qe gjysma e numrave jane me te vegjel, gjysma jane me te medhenj. Qe ta marresh vesh akoma me mire, po te jap nje shembull me numra:
1, 5, 4, 10, 1, 3, 12 mesatarja eshte (1+5+4+10+1+3+18)/7= 42/7 = 6
per te gjet medianen rreshtohen numrat ne rritje dmth:
1, 1, 3, 4, 5, 10, 18 dhe shifet qe eshte 4 qe eshte ne mes dmth tre numra te vargut 1, 1, 3 jane me te vegjel, kurse tre numra te tjere jane me te medhenj 5, 10, 18.
Pra mesatarja dhe mediana jane dy koncepte te ndryshme. Po e more vesh e more, po nuk e more nuk ta ka fajin njeri o injorant nevrik.
si fillim
falemnderit për shpjegimin!e kontrollova në “fjalorin e statistikës” dhe ishte kështu si thua ti!!
në fjalorin e gjuhës shqipe nuk egziston!!(nuk është se i di të gjitha fjalët,por e marr si bazë për një njeri normal)
duke qënë se nuk jam ekspert i statistikës,nuk mund ta dija!!
duke qënë se nuk mund të di gjithçka ka shkruar njerzimi,po e pranoj të jem injorant në shumë drejtime!!
në vazhdim
përpara se të më quash mua “Nevrik injoranti”,duhet të kritikosh këta bastardë që po shkatërrojnë gjithçka!!
duke qënë se,si e shpjegon ti dhe e shkruajta unë më sipër,një fjalë profesionale,e një elite,grupi njerzish,gazekaruci duhet të japë një shpjegim të thjeshtë!!më të shkurtër se ti!ma merr mëndja se dhe ti mund ta bësh!!(në vikipedje e gjeta shumë të shkurtuar përkufizimin e saj,për injorantë)
dhe si përfundim!!
ti je një nga haletë që nuk ke bythë të shkruash me një pseudonim të vetëm!!ndoshta je nga ata njerzit që janë si ato goret e këqija që të kafshojnë nga pas!!mund të jesh dhe gazekaruci a redaksia e leshit,që është “ofenduar” nga komenti tim dhe nuk mund të jepte një përgjigje normale,për gabimin e saj,por do të çfrynte inatin me një pseudonim!?
ps:nga mënyra e shkrimit je personazh i njohur!ndoshta dhe nga mënyra e përdorimit të shumë pseudonimeve!!
Po perse hale? Perse nuk je mjaftuar te pranoje qe e kishe gabim? Une nuk po shkoj ke halet e ke muti, me mjafton pranimi i injorances nga ana jote, dhe fakti qe je nevrik duket ashiqare. Shko konsulto ndonje neuropsikiater.
mos vallë duhet të përdorësh patjetër fjalë të ndyra për të qënë hale??
jo lali,mund të jesh hale dhe me të ëmbla!!
mosdijen time,e pranova pa as më të voglin problem,por nuk mund të mos këthej përgjigje për mënyrën se si ke shkruar ti!!
prej haleje!!
më ka rastisur shpesh që tek dikush të shoh se nuk shkon diçka!!pra ka një padituri,”injorancë” si dhe mund të përdoret,pak më e rëndë se paditurija!i kam treguar atë që unë mendoj se ka qënë e drejta,pasi e kam verifikuar!!
asnjëanës,i anës tënde!!injorancë është diçka që unë kam pasur mundësinë ta di por nuk e kam lodhur bithën për ta mësuar!!
duke qënë,si e shkruajta dhe më sipër,se nuk mund të di gjithçka dhe se në dijet normale të një personi normal nuk përmblidhet kjo fjalë(fjalori i gjuhës shqipe),atëherë kjo nuk mund të quhet injorancë!!
mund të quhet padituri në atë aspekt tepër profesional!!
sa për psikiatër,mos u shqetëso!jam në trajtim të vazhdueshëm!!përfytyro të mos shkoja në ndonjë seancë!!
Blah blah blah blah
Rritja e moshës mezatare ndër të moshuarit, si rritja e numrit të tyre mbi 85 vjeç dhe rritja e moshës mezatare e të gjithë të moshuarve për burra afro 73 vjet dhe për gratë 73, mos ndoshta tregon, pos të tjerave ( si psh rrënien e lindjeve), edhe rritjen e standartit të jetesës? Nuk është e qartë nëse, këto të dhëna i referohen popullsisë rezidente apo asaj në regjistrat e gjëndjes civile, sepse afro 1.5 mln. shqiptarë jetojnë jashtë vendit.
Pordhe me rigon, 1.5 million njerez jetojne sot ne allbanine uropiane
Ne fakt Natyra funksionone ne saje te nje ekuacioni te karakterit Absolut qe eshte:Jeta=Lindje-Zhvillim-Plakje-Vdekje.Kjo Kohe eshte e ndryshme per subjekte te ndryshme.por se e tille zhvillohet ne cdogje.Instati,ben vleresim per efekt statiskore dhe mire ben,por ketu te prezantohet edhe shtesat financiare te domosdoshme per Pensione dhe sherbime mjeksore.Kontributi me i madh per shoqerine dhe Shtetin per kete kategori njerezish,duhet te jete ne favore te kesaj kategorie.Psh.Vizitat mjeksore dhe Ilacet te jene nga nje Euro per cdo Vizite dhe per cdo medikament.pasi kjo kategori i ka dhene shoqerise mundin e nje Jete te tere dhe kjo menyre nuk eshte ndonje privilegj..Keshtu shoqeria krijone nje vlere te shtuar ne ekuacionin e Jetes qe thame me larte.Kesisoj,Ne vertete nuk mund te sfidojme asnje nga parametrat e ekuacionit,por i kemi mundesite qe ta zgjasim ate kohe dhe ti zvogelojme sadopak dhimbjet.Te ndihmosh kete kategori,nuk do te thote meshire,por nje detyrim i Shtetit dhe i shoqerise kur keta e kane seriozisht qe ky kontribut te jete prioritare.